Dhjetë pjesët kryesore të trupit, që njerëzit i humbën gjatë evolucionit

Në vitin 1859, Çarls Darvin botoi librin e tij historik “Mbi origjinën e specieve”. Aty ai propozoi teorinë e përzgjedhjes natyrore, duke deklaruar ndër të tjera se trupi dhe organet e gjallesave përshtaten ngadalë, për t’u bërë më të afta për çdo gjë që mund të përdoren, ndërsa pjesët që përdoren më pak në fund do të zhduken. Ja cilat janë pjesët e trupit që njeriu ka humbur me kalimin e kohës, si pasojë e evolucionit.

“Kreshtat” e vetullave

Disa lloje të njerëzve të hershëm, përfshirë Homo erectus, Homo heidelbergensis dhe kushërinjtë tanë, Neandertalët, i kishin “kreshtat” e vetullave, pra zonën mbi sytë, ashtu siç

i kanë sot kokat e shimpanzeve dhe të gorillave. Sot ne kemi fytyra të sheshta dhe një ballë të lartë që shkojnë drejt përpjetë derisa bashkohen me majën e kokës.

Kthetrat

Primatët më të hershëm kishin kthetra, të cilat i përdornin për gërmim dhe gërvishtje, por ata i humbën ato kur filluan të jetonin në pemë. Tani, kthetrat janë shumë të dobishme për ngjitjen në pemë. Por ato bëhen pengesë sa herë që një majmun dëshiron qëtë lëvizë nga një degë në tjetrën. Kjo ishte arsyeja pse primatët e hershëm zhvilluan duart dhe thonjtë e duarve, që të mund të ngjiteshin në pemë dhe të kapeshin pas degëve.

Këmbët kacavjerrëse

Të gjithë mund të kemi parë foton e një majmuni që përdor këmbët për të kapur gjërat, ose për t’u varur në degët e pemëve. Ato janë këmbë prehensile, dhe janë një tipar përcaktues i majmunëve dhe primatëve. Njerëzit janë primatët e vetëm që nuk kanë këmbë të tilla. Dikur i kishim, por sot jo më. Njerëzit më të hershëm kishin këmbë kacavjerrëse derisa nisën që të ecnin mbi Tokë.

Dhëmbët e qenit

Nëse u hidhni një vështrim dhëmbëve të shimpanzeve, gorillave, orangutanëve dhe majmunëve të tjerë të mëdhenj, nuk mund të mos dalloni dhëmbët e gjatë dhe të mprehtë, që quhen zakonisht dhëmbët e qenit. Edhe ne njerëzit kemi dhëmbë të qenit, por ato janë të tillë vetëm si emër. Nuk janë as të gjatë dhe as të mprehtë sa dhëmbët e tjerë në gojë. Ne i humbëm gradualisht duke i përdorur gjithnjë e më rrallë.

Krahët e gjatë

Kur u shfaqën për herë të parë 6 milion vjet më parë, njerëzit e hershëm kishin krahë të gjatë dhe këmbë të shkurtra, pak a shumë si majmunët e sotëm. Sot kemi krahë më të shkurtër dhe këmbë më të gjata. Por pse kështu? Njerëzit e hershëm ishin më të shkurtër dhe mbijetuan falë një ushqyerje me produkt bimore.

Dhe kjo kërkonte një sistem tretës dhe organe më të mëdha për të përpunuar vaktet e tyre. Kjo bëri që kafazet e brinjëve të zgjerohen. Gjërat ndryshuan 1.9 milion vjet më parë kur njerëzit migruan në rajone me klimë më të nxehtë duke shtuar mishin në dietën e tyre. Trupat e tyre u ngushtuan dhe sistemi i tyre tretës u bë më i vogël. Në të njëjtën kohë, këmbët u bënë më të gjata për t’u dhënë atyre mundësi të përshkonin distanca më të gjata ndërsa ndiqnin gjahun.

Stomaku i madh

Truri i njeriut u bë më i madh që kur Homo habilis u shfaq për herë të parë rreth 2 milion vjet më parë. Truri i tij ishte rreth 600 centimetra kub. Por 1.5 milion vjet më parë, Homo habilis u zhduk dhe u pasua nga Homo erectus, me vëllimin e trurit rreth 900 centimetra kub. Studiuesit e dinë tashmë se truri ynë u rrit ndërsa ne po konsumonim më shumë ushqim. Ironikisht, në të njëjtën kohë stomaku ynë u zvogëlua.

Në pamje të parë kjo nuk ka kuptim. Por kjo gjë ndodhi pasi njerëzit e hershëm kaluan nga një dietë që përbëhej nga bimë me cilësi të ulët tek një dietë që përfshinte shumë mish me cilësi të lartë. Barku i tyre u zvogëlua, pasi mishi përmban më shumë lëndë ushqyese dhe energji sesa bimët.

Sytë e mëdhenj

Disa lloje të njerëzve të hershëm kishin sy të mëdhenj. Mes tyre ishin edhe Neandertalët, kushërinjtë tanë, të cilët u kryqëzuan lirshëm me Homo sapiensin e hershme për rreth 5.000 vjet para se të zhdukeshin. Studiuesit besojnë se Neandertalët zhvilluan sy të mëdhenj pasi emigruan nga Afrika në pjesët më të ftohta të Evropës dhe Azisë ku kishte më pak rreze dielli. Sytë e tyre u zmadhuar për të lejuar më shumë dritë. Nga ana tjetër, Homo sapiensët, kanë sy më të vegjël pasi specia jonë qëndroi në Afrikë, ku kishte mjaft dritë dielli.

Bishti

Njerëzit modernë kanë një bisht të vogël në embrion, por kanë edhe një bisht të vogël në momentin që lindin. Bishti dhe kockat e bishtit janë në të vërtetë mbetjet e bishtave më të gjatë që kemi pasur dikur. Njerëzit e humbën bishtin e tyre kur Aeteretmon, një peshk i zhdukur që konsiderohej paraardhës i të gjitha krijesave që banonin në tokë, humbi njërin nga dy bishtat e tij.

Gëzofi

Pse njerëzit kanë flokë, ndërsa majmunët një gëzof prej leshi? Përgjigja qëndron tek Australopithecus afarensis, një hominin që konsiderohet paraardhësi njerëzve të parë. Ai dukej më shumë si majmun sesa njeri. Ne e humbëm gëzofin tonë kur Australopithecus afarensis braktisi mjediset me pyje të dendura për të gjuajtur mish në savanën e hapur, e cila i ekspozoi ata ndaj më shumë rrezeve të diellit sesa ishin mësuar. Leshi parandalon djersitjen dhe bllokon nxehtësinë. Trupat dhe truri i Australopithecus afarensis po mbinxehej. Ndaj ata filluan ta humbnin leshin e tyre, duke u djersitur dhe humbur më lehtë nxehtësinë.

Mustaqet

Shumica e gjitarëve kanë mustaqe, por jo njerëzit. Ne i humbëm ato rreth 800.000 vjet më parë. Kafshët i përdorin mustaqet si plotësues të syve. Çdo krijesë me mustaqe ka dy lloje mustaqesh:një mustaqe të gjatë dhe një të shkurtër. Kafshët i përdorin mustaqen e gjata për të gjetur rrugën e tyre në errësirë ​​dhe rreth hapësirave të ngushta, dhe të shkurtrat për njohjen e objekteve.

Ne njerëzit i humbëm mustaqet pasi ia transferuam këto detyra pjesëve të tjera të trupit, veçanërisht majës së gishtave, buzëve dhe organeve gjenitale. Ato pjesë janë të ndjeshme ashtu si mustaqet, pasi marrin informacion nga ambienti përreth dhe ai kalojnë ato trurit tonë.

Burimi i lajmit: https://listverse.com/2021/02/28/top-10-body-parts-we-lost-to-evolution/

Përshtatur nga TIRANA TODAY