Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Dhjetë lëvizjet fashiste, thuajse të harruara nga analet e historisë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Dhjetë lëvizjet fashiste, thuajse të harruara nga analet e historisë

Në ditët e sotme, “fashizmi” është një term me të cilin është abuzuar jo pak herë. Natyrisht, partitë politike neo-fashiste, kanë ende ithtarët e tyre këmishëzinj, të shpërndarë në qendrat e mëdha urbane, dhe madje edhe në forume e portale të ndryshme në internet, por gjasat që ata të mund të rikthehen në qeverisjen e vendeve të ndryshme janë shumë të pakta. 

Por situata në vitet 1930 ishte shumë e ndryshme, kur kriza ekonomike botërore kishte prekur prej një dekade një pjesë të madhe të vendeve të botës, çka krijoi kushtet për lindjen dhe rritjen e lëvizjeve socialiste dhe komuniste, të cilat fituan jo pak terren përkundrejt kapitalizmit, që cilësohej si burimi i shumë problemeve që kishin pllakosur shtresa të ndryshme të popullsisë. 

Fashizmi u konceptua si një lëvizje antagoniste, si ndaj kapitalizmit ashtu edhe ndaj komunizmit, i karakterizuar nga kulti i individit, nga manifestimet madhështore paramilitare dhe ushtarake, dhuna fizike ndaj kundërshtarëve, dhe një nacionalizëm intensiv. Lulëzimi i kësaj ideologjie është më i mirënjohur në Gjermani dhe në Itali, por lëvizjet fashiste luajtën një rol të madh në jetën politike të shumë vendeve:

  1. Frankistët 

E djathta franceze, ishte shumë e fuqishme gjatë viteve midis dy luftërave botërore. Në vitin 1934, ndodhi një demonstratë të dhunshme në të cilën morën pjesë grupime të ndryshme, dhe të cilën shumëkush e konsideroi si një përpjekje për grusht shteti. Në mesin e këtyre grupimeve ishte Lëvizja Frankiste, një organizatë fashiste anti-semite, e financuar nga Benito Musolini, dhe e mbështetur nga një njësi paraushtarake. 

Ndërsa grupimet e tjera të krahut të djathtë kishin peshën e vet, Lëvizja Frankiste kopjoi tërësisht fashizmin italian, me përdorimin e përshëndetjes romake, fashave të bardha si simbol, dhe mbështetur qartësisht politikën e Musolinit dhe Hitlerit. Pasuesit e lëvizjes, patën mundësi të ushtrojnë pushtetin e tyre, gjatë periudhës së Republikës së Vishisë.

  1. Austro-fashizmi

Ndërmjet viteve 1932-1938, Austria u sundua nga Fronti Patriotik, një parti politike e ekstremit të djathtë, shprehje e asaj që u quajt si austro-fashizmi, një lloj kombinimi mes fashizmit italian të teorizuar nga Xhovani Xhentile, dhe katolicizmit konservator austriak. Fronti u përpoq më kot të kundërshtojë lëvizjen naziste, duke iu druajtur aneksimit të vendit të tyre nga Rajhu i Tretë, gjë që ndodhi gjithsesi në vitin 1938.

  1. Reksizmi 

Në vitin 1935, Leon Degrel filloi në Belgjikë një lëvizje politike të së djathtës ekstreme, të quajtur Reks, me një frymëzim të fortë fashist, aristokratik dhe katolik. Në vitin 1936, Reksistët fituan 21 vende në parlament, dhe kur me ta u bashkuan edhe nacionalistët flamandë, Reks u bë partia e dytë më e fuqishme e të djathtës belge. 

Udhëheqësi i saj luftoi në radhët e një njësie ushtarake belge që ishte pjesë e SS-ve gjermanë, duke fituar medalje të shumta nderi. Pas luftës, me nxjerrjen jashtë ligjit të shumë partive të ekstremit të djathtë, Degrel u strehua në Spanjën e Francisko Frankos.

  1. Partia Fashiste Panruse

Kjo ishte një lëvizje e vogël fashiste, e drejtuar nga anëtarët e minoritetit rus në qytetin kinez të Harbin-it. Partia Fashiste Ruse, nuk qe thjesht një lëvizje pro-naziste, ndonëse përdorte svastikën si simbol, por në të bënin pjesë edhe ish-luftëtarë pro-caristë, të cilët kishin humbur në Luftën e përgjakshme Civile, dhe ishin pjesë e një fronti më të gjerë antikomunist, të përhapur në disa krahina të largëta të Bashkimit Sovjetik, si dhe në pjesë të Kinës, ku qenë strehuar shumë emigrantë rusë. Udhëheqësit e kësaj partie u arrestuan dhe u vranë, kur ushtria sovjetike pushtoi Mançurinë.

  1. Fondamentalistët brazilianë

Fondamentalistët, ishin një lëvizje e themeluar nga “sozia e Hitlerit”, braziliani Plinio Salgado. Në vitin 1922, gjatë Javës së Artit Modern në San Paolo, Salgado dhe një grup futuristësh, nacionalistësh dhe artistë të avandgardës, hodhën themelet e një lëvizje të re braziliane të artit, që kishte si slogan “Bashkimin e të gjitha racave dhe popujve”, por edhe manifestimet e ngjashme me këmishëzinjtë italianë dhe këmishëhirtët gjermanë. Lëvizja tentoi një grusht shteti në vitin 1938 kundër presidentit Getulio Vargas, por dështoi dhe partia u shpërbë.

  1. Nacistas

E njohur si Nacistas, Lëvizja Nacional Socialiste e Kilit, e themeluar në vitin 1932, kopjoi modelin e nazistëve gjermanë. Ajo drejtohej nga triumvirati i gjeneralit Diaz Valderrama (themeluesi), dhe gjermano-kilianianët Karlos Keler dhe Horge Gonzalez von Mares. Grupi pretendonte se Kili qe një komb i stilit evropian, dhe për këtë arsye superior ndaj fqinjëve të tjerë të Amerikës së Jugut. 

Duke e shpallur veten si mbrojtëse të vlerave evropiane dhe Krishtërimit, Lëvizja Nacional Socialiste e Kilit prishi lidhjet si me italianët ashtu edhe gjermanët, në mënyrë që të krijonte një lëvizje më fondamentaliste, dhe me një theks më pak anti-semit. Në vitin 1938 lëvizja tentoi një grusht shteti, e cila u shtyp në mënyrë të përgjakshme.

  1. Partia Kristiane

Gjatë viteve ndërmjet dy luftërave botërore, në Shtetet e Bashkuara gjallonin lëvizje të ndryshme fashiste, dhe periudha e Depresionit të Madh, e cila filloi në vitin 1929, ishte një lloj inkubatori që favorizoi zgjerimin e këtyre lëvizjeve. Partia Kristiane, e themeluar nga Uilliam Dadli Pellej, ishte një organizatë shumë e vogël, por me një njësi paraushtarake:Legjionin e Argjendtë. Në vitin 1936, Dadli kandidoi për president kundër Ruzveltit, por mori shumë pak vota. Lëvizja ishte kundër pjesëmarrjes së vendit në Luftën e Dytë Botërore, dhe u shpërbë pas sulmit japonez ndaj bazës amerikane të Pearl Harbor.

  1. Këmishëblutë e Irlandës

Edhe pse ishte jetëshkurtër, vetëm dy vjet (1932-1934), lëvizja e Këmishëbluve irlandezë përfaqësoi një kërcënim serioz për demokracinë e brishtë të Republikës së Irlandës. Lëvizja e krijuar nga gjenerali Eoin O’Dafui, qe një organizatë paraushtarake e ngjashme me ato të themeluara në Gjermani, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe iu bashkua radikalizmit të krahut të djathtë, ndërsa përdori përshëndetjen romake, të shoqëruar nga britma “Hail O’Dafi”. Presidenti irlandez Eamon de Valera e shpërndau këtë lëvizje në vitin 1934, pasi ajo organizoi një marshim të madh në Dublin, që duhet të ishte i ngjashëm me Marshimin e Musolinit në Romë, një shfaqje e madhësisë dhe forcës së lëvizjes.

  1. Falanga Spanjolle

Falanga Spanjolle, ishte ndoshta më grupimi më radikal i krahut të djathtë që mori pjesë në luftën brutale civilë në vend (1936-39). Intelektualisht e ndryshme nga grupet e tjera të krahut të djathtë, lëvizja u themelua në vitin 1933 nga fisniku Hoze Antonio Primo de Rivera, i cili përdori aftësitë e tij oratorike për të marrë zgjeruar mbështetjen, që deri në atë moment nuk shtrihej përtej studentëve. 

Në disa aspekte, Falanga ishte më shumë e ngjashme me kundërshtarët e të majtës, gjatë luftës civile, me të cilin ndante përbuzjen ndaj klerikalizmit, Kishës Katolike Romake, dhe moralit borgjez. Grupi, që konvertoi mijëra burra dhe gra në kauzën nacionaliste, u neutralizua nga gjenerali Franko, duke u zbrazur nga përmbajtja e saj. Kjo pasi diktatori spanjoll që ishte një konservator tradicional, preferoi një aleancë me grupet e krahut të djathtë më pak radikale.

  1. Garda e Hekurt 

Garda e Hekurt në Rumani, ishte një nga më të veçantat në historinë e organizatave fashiste, krahu i armatosur i Lëvizjes Legjionare. Ndërsa lëvizjet e tjera fashiste, lartësonin virtytet e nacionalizmit dhe disiplinës ushtarake, Garda e Hekurt shprehte hapur adhurimin ndaj vdekjes. Udhëheqësi i saj ishte Korneliu Kodreanu, një mistik dhe antisemit i tërbuar, që i dha lëvizjes tiparet e një urdhri fetar. 

Garda e Hekurt, motoja e të cilës ishte “Gjithçka për vendin”, u shndërrua në një nga grupimet më të dhunshme fashiste të periudhës midis dy luftërave. Në vitin 1938, për shkak të rritjes së fuqisë së lëvizjes, dhe tre skuadrave të saj të vdekjes, Garda u nxor jashtë ligjit, dhe shumë prej legjionarëve, duke përfshirë vetë Kodreanun, u burgosën dhe u ekzekutuan.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: 10 levizjeFashistehistoriarryma

TË LIDHURA

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Si nisi praktika e vendosjes së qirinjve mbi ëmbëlsira me rastin e ditëlindjeve 

Si nisi praktika e vendosjes së qirinjve mbi ëmbëlsira me rastin e ditëlindjeve 

Edi Rama, mbaje drejt timonin!

Edi Rama, mbaje drejt timonin!

Vetëvendosja: Kadri Veseli të tërhiqet nga kandidimi për kryetar të Kuvendit

Vetëvendosja: Kadri Veseli të tërhiqet nga kandidimi për kryetar të Kuvendit







JU REKOMANDOJMË

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
Bota

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

by mirseda
22:41 | 28/10/2025
0

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi...

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

Vrau me thikë 42-vjeçarin pranë kalasë së Beratit, policia: 63-vjeçari u kap pas 4 orësh ndjekje

22:39 | 28/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

21:23 | 28/10/2025
Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

21:18 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com