Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Detyra morale e elitave

8 vjet ago
in Të Gjitha

Të ballafaquar me ndryshimet klimatike, krizën financiare, ekonomike dhe atë të shpenzimeve, emigracionin masiv, terrorizmin, luftërat dhe kërcënimet kibernetike, duket se ne jemi shumë pranë një emergjence globale. Duke pasur parasysh këtë gjendje, po na mbaron koha që kemi në dispozicion për të rregulluar problemet e planetit tonë.

Më poshtë po paraqesim atë që duhet të vendoset gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në 23 shtator 2017, dhe një preambulë reflektive. Ne injohim përpjekjet tuaja për të përmirësuar cilësinë e jetës. Megjithatë, ato kanë shkaktuar njëkohësisht edhe një rritje të mëtejshme të konsumit të burimeve dhe energjisë.

Duket se tashmë kjo po e shtyn planetin tonë në kufijtë e ekzistencës: Ndryshimi i klimës, ndikon në sistemin global të ujit, bujqësisë dhe bazëssë jetës së miliarda njerëzve. Ai shkakton katastrofa mjedisore, emigrim masiv dhe konflikte të armatosura. Për më tepër, është vlerësuar se kërcënon rreth një të gjashtën e të gjitha llojeve të specieve në planetin tonë.

 Ka ende kohë

Sidoqoftë, katastrofa globale nuk është e pashmangshme – në rast se e riorganizojmë botën nëmënyrën e duhur. Jetët e miliarda njerëzve janë në rrezik. Është një detyrë morale e udhëheqësve politikë, fetarë, kulturorë, shkencës dhe biznesit – me pak fjalë:elitës – të shmangë sa më shumë qëjetë e mundur katastrofat, krizat humanitare dhe dilemat etike.

Kjo kërkon ndërmarrjen e ndryshimeve të nevojshme në shoqëri dhe në kohën e duhur. Me synimin e “shpëtimit të planetit”, shumë njerëz kanë nxitur komunitetin ndërkombëtar të reduktojë emetimet e karbonit në atmosferë në mënyrë drastike deri në vitin 2030, dhe pothuajse tërësisht deri në fund të këtij shekulli.

Megjithatë, duke pasur parasysh se popullsia botërore është rritur përfërsisht në mënyrë proporcionale me konsumin global të naftës dhe gazit, një rënie e tillë do të reduktonte në masë të madhe kapacitetin mbajtës të Tokës për njerëzit – përveç rastit kur reduktimi i energjisë me bazë karbonin, mundet të zëvendësohet nga energjia e rinovueshme në një kohë të përshtatshme.

Duhen zgjidhje të reja

Zgjidhje të reja janë të nevojshme,jo vetëm për ngrohjen dhe transportin, por edhe për industrinë kimike, pasi prodhimi i plastikës dhe plehrave, varet aktualisht nga nafta.

Gjithashtu duket se është urgjentisht i nevojshëm një riorganizim radikal i pjesëve kryesore të ekonomisë sonë globale. Ndonëse filantropia dhe angazhimi tek risitë teknologjike janë rritur, ky transformim urgjent nuk ka ndodhur në masën e kërkuar.

Në një shkallë të konsiderueshme, kjo ndodh për shkak se ata që kanë “interesa të vlefshme” në sistemin e vjetër,e kanë penguar shpesh ndryshimin. Megjithatë, “interesat e vlefshme” nuk mund të jenë një justifikim për mosveprimin apo vonesat. Aftësia dhe fuqia nënkuptojnë përgjegjësi. Nëse kjo nuk ushtrohet në mënyrën e duhur, pushteti s’ka legjitimitet.

Nëse njerëzit duhet të paguajnë me jetën e tyre për “interesat e vlefshme”, këto të fundit dëmtojnë qartazithemelin e shoqërive tona. Dinjiteti njerëzor, i cili mbështetet në shumë vlera themelore dhe të drejtat e njeriut, imponon që të gjitha veprimet individuale, politike dhe ekonomike të orientohen tek ai. Dinjiteti është vlera thelbësore dhe shtylla qëndrore e shumë shoqërive moderne, dhe sipas shumë kushtetutave, duhet të mbrohet në mënyrë aktive me çdo mjet.

Një thirrje përfundimtare për veprim

Nëse njerëzimi dëshiron të sjellë një të ardhme pozitive për veten, apo madje një “Epokë të Artë të Prosperitetit dhe Paqes”, ne duhet të reformojmë në mënyrë dramatike institucionet tona themelore shoqërore, p.sh sistemin aktual financiar dhe monetar, ekonominë dhe shoqërinë tonë.

Edhe pse duket se parimet aktuale organizative të botës sonë,na kanë shërbyer mirë për një kohë të gjatë, ato tani gjithnjë e më shpesh nuk po arrijnë të na japin zgjidhjet e duhura në kohën e duhur.

Brenda kuadrit aktual, ne kemi ngecur herë pas here në zgjidhje jooptimale për lojërat komplekse të koordinimit, “tragjeditë e të zakonshmëve” dhe problemevetë mosveprimit kolektiv.

Në botën tonë tejet të ndërlidhur kibernetiko-fizike, mendimi linear (supozimi se efektet janë proporcionale me shkaqet e tyre), dhe etika e grupeve të vogla, ndërveprimet ballë për ballë në mjedise relativisht të thjeshta, na çojnë shpesh në humbje energjish.

Ndryshimi themelor, është i pashmangshëm. Duket se ajo që duhet të vendoset tashmë në qendër, nuk është se sa para apo fuqi mund të grumbullojë dikush, por sa shumë ai ose ajo i sjell përfitime të tjerëve dhe botës. Me sa duket, shoqëritë tona i kanë humbur gjurmët e këtij parimi themelor udhërrëfyes.

Mungesa e imagjinatës, dhe pse inteligjenca artificiale nuk mjafton Pretendimi se problemi ynë është mbipopullimi i planetit, zbulon mungesën e imagjinatës. Deri më tani është e qartë se të gjitha qasjet tradicionale të zgjidhjes së problemeve, kanë dështuar të funksionojnë.

Gjithashtu, përpjekjet për të ringjallur format historike të organizimit shoqëror, të fuqizuara nga Big Data dhe Inteligjenca Artificiale, nuk duket të funksionojnë, sikurse kanë treguar përvojat e kohëve të fundit në vende të ndryshme me qasjet teknologjike të Qyteteve të Zgjuara.

Megjithatë, nëse inovacioni brenda sistemit aktual nuk është i mjaftueshëm, vetë sistemi duhet të rishpiket dhe të ndryshohet. Ngjan vërtet paradoksale që në epokën e bollëkut të të dhënave dhe me përpjekjet më të mira të kontrollit të centralizuar, teknologjia më e mirë nuk ka arritur të rrisë ekonomitë dhe shoqëritë tona më të avancuara në një nivel të ri të kënaqësisë dhe prosperitetit, qëndrueshmërisë dhe elasticitetit.

Arsyeja për këtë, qëndron tek kompleksiteti i sistemeve hiper të ndërlidhura. Duke pasur parasysh këto rrethana, përpjekjet e centralizuara performojnë shpesh dobët.

Edhe sistemet më  të fuqishme të inteligjencës artificiale, nuk do të jenë dot në gjendje të menaxhojnë mjaftueshëm mirë sistemet tepër komplekse, dhe shpesh shpejt të ndryshueshme të botës sonë të globalizuar. 

Për pasojë, lipset një paradigmë e re e decentralizuar e kontrollit, e cila nënkupton nevojën për dizajne modulare, zgjidhje të ndryshme dhe mundësi pjesëmarrëse. Prandaj, ne kemi nevojë për mënyra të reja të vendimmarrjes me anë të pjesëmarrjes, si dhe për dizenjime të reja të sistemit monetar, financiar dhe ekonomik.

Në kuadrin e ri që ne propozojmë, bashkë-krijimi, bashkërendimi, bashkë-evolucioni dhe inteligjenca kolektive, janë parimet themelore kryesore që çojnë drejt suksesit.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: detyra moraleelitatnjerezimiqyteterimithirrje perfundimtareVeprim

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Agolli: Ndaj Maqedonisë të përqendrohemi në fushë. Të japim maksimumin

Agolli: Ndaj Maqedonisë të përqendrohemi në fushë. Të japim maksimumin

Bashkia e Tiranës ndihmon familjen e gjyqtares Hafizi, i jep banesë, bursa dhe transport falas

Bashkia e Tiranës ndihmon familjen e gjyqtares Hafizi, i jep banesë, bursa dhe transport falas

Zbardhen llogaritë bankare të ministrave të rinj, ja çfarë fshihet…

Zbardhen llogaritë bankare të ministrave të rinj, ja çfarë fshihet...







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale
Politikë

Kuvend, PS tërheq nismën për ndryshimet në Komisionin e Reformës Territoriale

by mirseda
21:16 | 03/02/2026
0

Partia Socialiste është tërhequr nga nisma për ndryshimin e Komisionit të Reformës Territoriale. Ky vendim erdhi pasi...

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

Punimet e ujësjellësit lënë 300 abonentë pa energji në Vlorë

21:13 | 03/02/2026
Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

20:23 | 03/02/2026
Reagim i fortë nga familjarët e Stenaldos pas deklaratës së Rogertit në Big Brother VIP

Reagim i fortë nga familjarët e Stenaldos pas deklaratës së Rogertit në Big Brother VIP

20:05 | 03/02/2026
Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

19:43 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com