Detaje të reja janë zbuluar rreth ngjarjes që tronditi Vlorën, mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vdekur një 32-vjeçar dhe u plagosën 3 të tjerë.
Mësohet se viktima është Ergys Gjioveshaj, banues në Vlorë, i cili ndërroi jetë si pasojë e një atentati me armë zjarri, në një lokal në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në Vlorë.
Nuk dihet ende identiteti i autorit, ndërsa dyshohet se atentati është kryer për motive hakmarrjeje.
Kjo pasi Gjioveshaj ka vrarë me armë zjarri në vitin 2000 bashkëmoshatarin e tij, L. Alushi.
Si ndodhi atentati?
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në një lokal.
Një person është afruar në tavolinën ku qëndronte viktima dhe e ka qëlluar disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend.
Me të riun kanë qenë në tavolinë 3 persona të tjerë, të cilët janë plagosur, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Këta të fundit janë identifikuar nga policia si:
Florian Hila 28 vjeç.
Arta Luka, 26 vjeçe.
Arsonel Llanaj, 32 vjeç.
Deri tani, janë shoqëruar 3 persona, si dhe janë ngritur pika kontrolli, ndërsa forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit.