Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

DETAJET/ 1.5 tonë drogë në Velipojë, emrat e të implikuarve. Furgoni drejtohej nga polici

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Droga në Velipojë/ Arrestohet polici, vëllai i zëvendës shefit të kufirit

Dalin detaje të reja lidhur me drogën e sekuestruar në fshatin Vilun të Velipojës. Drejtori i Policisë Shkodër ka dalë në një konferencë, pas finalizimit të operacionit antidrogë të koduar “Viluni beach”.

Në total, policia ka sekuestruar rreth 1.5 tonë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, si dhe janë arrestuar në flagrancë pesë shtetas, ku njëri prejt tyre është punonjësi i policisë Enriko Zyle, si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë.

DEKLARATA E PLOTË:

Në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017”, si dhe në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, kanë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacionin  antidrogë të koduar “Viluni Beach”.

Në kuadër të këtij operacioni,  rreth orës 02.45 minuta, në vendin e quajtur  Plazh Velipojë, konkretisht në oborrin e hotelit në pronësi të shtetasit P.V, rezident në Itali, në  një automjet Furgon  me targa AA 386 CE, në përdorim nga shtetasit :

J.B, 20 vjeç, lindur dhe banues në Orikum Vlorë  u gjet një sasi e madhe lëndë ndarkotike.

Kontrolli ka vijuar edhe në ambjentet e këtij hoteli, ku në katin e parë të hotelit është konstatuar një sasi tjetër lënde narkotike e paketuar dhe e futur në 6 çanta shpine.

Gjithashtu në oborrin e këtij objekti u evidentuan dhe u sekuestruan edhe dy automjete të tjera të lëna nga autorët , konkretisht mjeti “Mercedes Benz” me targa AA 388 ME, në pronësi të shtetasit Sokol Ujka, 42 vjeç, banues në Velipojë, si dhe automjeti “Ford Fiesta” me targa AA 421 LU, në përdorim nga shtetasi F.M, 32 vjeç, banues ne Përmet .

Në vijim të këtij operacioni shërbimet e Polcisë të D.V.P.Shkodër janë vënë në ndjekje të një automjeti “Golf”, me targa AA 355 SL, i konstatuar në afërsi të hotelit ku u gjet dhe u sekuestrua lënda narkotike, që drejtohej nga shtetasi Enriko Zyle, Punonjës Policie në DRKM Tiranë, i cili në përpjekje për t’u larguar, nga shpejtësia ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është batuar jashtë rruge.

Nga  hetimet paraprake të kryera  rezulton se ky punonjës policie është i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në atomjetin që drejtohej nga punonjësi i policisë, ka mundur të largohet shtetasi GJ.N, 44 vjeç, banues në Lezhë.

Në përfundim të peshimit rezultoi se pesha totale e lëndës narkotike të sekuestruar është  1502 kg.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në bashkëpunim me SH.Ç.B.A, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

1.      Sokol Ujka, 42 vjeç, banues në Velipojë Shkodër.

2.       Enriko Zyle, 42 vjeç, lindur në Shkodër banues në Tiranë, Punonjës Policie në DRKM Tiranë.

3.      Arbër Bozhanaj, 30 vjeç, banues në Orikum Vlorë

4.      Genti Dano, 35 vjeç, banues në Selenicë Vlorë.

5.      Dervish  Gjolekaj, 32 vjeç, banues në Dukat Vlorë.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e tre  shtetasve të shpallur në kërkim:

1.F.M, 32 vjeç, banues në Përmet

2.J.B, 20 vjeç, banues në Orikum Vlorë.

3. GJ.N, 44 vjeç, banues në Lezhë

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po punohet për dokumentimin e plotë ligjor  të këtij aktiviteti kriminal, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të dyshuar  si të implikuar  në këtë ngjarje.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë , për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Tags: 1.5 ton1.5 ton drogeoperacioniVelipoje

TË LIDHURA

Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë
Aktualitet

Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë

21:42 | 09/10/2025
Itali / Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, kapet duke shitur lëndë të paligjshme
Aktualitet

Itali / Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, kapet duke shitur lëndë të paligjshme

20:09 | 09/10/2025
Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Zbulohet lista e prokurorëve në garë për drejtimin
Aktualitet

Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? Zbulohet lista e prokurorëve në garë për drejtimin

16:31 | 09/10/2025
Next Post
Media greke: Rama si Enver Hoxha, po krijon armiq të jashtëm. Si e kritikoi Meta

Media greke: Rama si Enver Hoxha, po krijon armiq të jashtëm. Si e kritikoi Meta

FOTO/ Mermeri bie nga kamioni dhe zë poshtë veturën, vdes 24-vjeçarja

FOTO/ Mermeri bie nga kamioni dhe zë poshtë veturën, vdes 24-vjeçarja

Hysaj: I gatshëm të luaj ku do trajneri, lojtarët e rinj janë të rëndësishëm

Hysaj: I gatshëm të luaj ku do trajneri, lojtarët e rinj janë të rëndësishëm







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Transportonin tonelata me mallra kontrabandë, në pranga dy shtetas
Aktualitet

Transportonin tonelata me mallra kontrabandë, në pranga dy shtetas

by mirseda
14:27 | 10/10/2025
0

Vihen në pranga dy shtetas të cilët transportonin me autobus mallra kontraband nga shteti grek drejt Shqipërisë....

I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek!

I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek!

14:14 | 10/10/2025
“Nuk do dal në fushatë me Berishën”/ Berisha për Florjan Binaj: Ai është…

“Nuk do dal në fushatë me Berishën”/ Berisha për Florjan Binaj: Ai është…

13:43 | 10/10/2025
Dhunohet punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Vlorës, autori një avokat

Dhunohet punonjësi i sigurisë në Gjykatën e Vlorës, autori një avokat

13:23 | 10/10/2025
Gara për Tiranën në 9 nëntor, Berisha shpall kandidatin e opozitës përballë Manastirliut

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:07 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com