Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Detaje të reja/Moisi Habilaj dhuratë 15 mijë euro bashkëshortes së Saimir Tahirit

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Detaje të reja/Moisi Habilaj dhuratë 15 mijë euro bashkëshortes së Saimir Tahirit

Zbardhja e përgjimeve të reja e ka rënduar më shumë pozitën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në lidhje me trafikun e drogës që zhvillonte grupin “Habilaj”. Gazetarja Klodiana Lala ka botuar në “BalkanWeb” detaje dhe fakte të reja. Bisedat e përgjuara janë pjesë e dosjes së dytë prej afro 2 mijë faqesh të mbërritur nga Guardia di Finanza në kuadër të hetimit që prokuroria ka çelur ndaj ish-ministrit.

Nga dokumenti rezulton se Tahiri, përmendet në tre përgjime, nga Moisi Habilaj dhe bashkëpunëtorët e tij në trafik, të cilët flasin hapur për dhuratat që ish-ministri ka pranuar prej tyre. Këtyre provave të reja, iu referohet gjykata për Krime të Rënda, e cila vendosi të caktojë edhe masën shtrënguese për ish-ministrin e Brendshëm.

Gjykatësja Liljana Baku vendosi t’i bllokojë pasaportën të dyshuarit Tahiri, duke i kufizuar lëvizjen jashtë vendit, pas dyshimeve se mund të arratisej, nisur nga fakti që ai udhëtoi jashtë vendit, pak javë më parë. Referuar dosjes konkretisht emri i ish-ministrit të Brendshëm përmendet në përgjimet e datës 10.10.2014 si dhe në dy përgjime të datës 13.01.2014.

Në orën 22:34 minuta, të datës 13 janar 2014, brenda automjetit tip “Mercedes Compressor” me targë IHP 26 90 në përdorim nga shtetasi Moisi Habilaj, është përgjuar biseda mes Enea Sulajt dhe një burrë shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Makina thuhet në dosje, ishte në lëvizje.

Enea i shpjegon bashkëfolësit se bashkë me Moisi Habilajt, shkuan në një dyqan në Catania, menaxherin e të cilit ja kishte prezantuar Antonio Riela dhe më poshtë flitet sa Tahirit i kishte pëlqyer kostumi.

Enea Sulaj: Kur shkova atje më thoshte pronari, sepse kishte folur me Saimirin, që i kishte kështu…kostumin. Më tha zgjedhjet, por unë e kuptova sikur po thoshte leksionet.

Ndërsa ata me zgjedhje quajnë votimet. Dhe ai më tha, po zgjedhjet mirë? Dhe unë i thashë …po çfarë të tha që shkojmë në shkollë. Çfarë i the? Dhe ai më thoshte, po jo, jo, flet meqenëse ka folur me Saimirin dhe po pyet për zgjedhjet. Dhe unë i thashë, kam një lëmsh. I kanë vjedhur të gjithë votat.

Kështu fillova të flisja për politikë më atë…dhe Moisiu me thoshte, lërë këtë muhabet, sepse sikur të vijë ai, sepse e ka mbajtur numrin (aludon për faktin se Saimiri e ka ruajtur numrin e pronarit të dyqanit). Sikur të vijë për të blerë, sepse i kishte pëlqyer (kostumi).

Më tej, Enea i rrëfen bashkëbiseduesit për dhuratën që Moisi Habilaj, i kishte bërë bashkëshortes së Tahirit.

Enea: E more vesh çfarë i ka blerë bashkëshortes së atij? Një gjerdan që kushton 15 mijë euro.

Burri: Po çfarë po thu?

Enea: Tani për tani që u nis…përveç parave….

Burri: Kostumit dhe….

Enes: Jo, jo

Burri: Nuk jep asgjë për bashkëshorten

Enea: Përveç Sokolit që i mori paratë për punën, Saimiri nuk donte para.. Është e qartë…(fjalë të pakuptueshme) dhe i dha gjerdanin me diamante.

Përgjime mjedisore brenda automjetit tip BMV 320 me targë BZ 140 JR, në përdorim nga shtetasi Maridian Sulaj. Biseda është përgjuar në orën 06:46, datë 10.10.2014, ndërsa automjeti ishte në lëvizje.
Maridian Sulaj komenton me Avdul Sulajn dhe Klajdi Sulajn, i thirrur Mili, si edhe me një burrë shqiptar, për targat aktuale shqiptare.

Maridian: Presidenti e ka 01, kryeministri e ka 02…..03, pra është “Audi” që ka Artani…që e kishte ai…kushëriri ynë…vetëm ata e kanë.

Avdyli: E mirë janë targa të veçanta

Maridian: A targa të veçanta… (fjalë të pakuptueshme) 03 e ka Artani që ia ka dhënë ai…

Burri: Cili Artan?

Maridian: Ishte i kushëririt tonë, ai, kryeministri vëlla… si quhet? Çfarë është tani ai.

Maridian: Po ai është ministër i Brendshëm.

Avdul: Targat e qeverisë, u hiqen makinave të qeverisë kur shiten.

Maridian: Po ai ia ka dhënë Artanit me gjitha dokumentet, ta marrë dreqi! Çfarë thotë ky, shiten. Ua heqin, është e tij personale o vëlla.

Për “Audi”-n që Tahiri u shiti Habilajve, flitet edhe në një tjetër bisedë të përgjuar mes Enea Sulajt dhe burrit të paidentifikuar.

Burri e pyet Enean, nëse Moisiu, ka ndërmend të shesë “Audi”-n.

Enea i përgjigjet me pyetje: “Audi”-n? Jo, të nuk e shet… në fillim do të bëjë detyrën Saimiri dhe pastaj ….Saimiri ja ndryshon “S”… merr ndonjë tjetër për të marrë.

Enea vijon më tej, duke u shprehur se makina është e shtetit. Në vendim theksohet se bëhet fjalë për “Audi”-n A8 që Tahiri ua shiti Habilajve, por përgjatë muajve në vijim, ai udhëtoi me të në disa raste jashtë vendit.

Këto dhe dhjetëra përgjime të tjera, janë pjesë e dosjes voluminoze ndaj ish-ministrit, i cili dyshohet për akuzën e trafikut të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Sipas ligjit, brenda pesë ditëve nga marrja e vendimit, Gjykata për Krime të Rënda, duhet të marrë në pyetje Saimir Tahirin.

Tags: 15 mijëbashkëshortesdetajedhurataeuroMoisi HabilajSaimir Tahiritte reja

TË LIDHURA

Ngjarje e dhunshme ku efektivit i “fluturoi” pistoleta, sqarohet përplasja në Tiranë
Aktualitet

Ngjarje e dhunshme ku efektivit i “fluturoi” pistoleta, sqarohet përplasja në Tiranë

12:31 | 20/05/2025
Gonzato: Të kontrollohen shpenzimet e fondeve publike
Politikë

Gonzato: Të kontrollohen shpenzimet e fondeve publike

12:04 | 20/05/2025
U kallëzua nga ish-e dashura për dhunë dhe kërcënim, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

U kallëzua nga ish-e dashura për dhunë dhe kërcënim, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

11:29 | 20/05/2025
Next Post
Pjesa e parë/VAR “anulon” Ronaldon Al Jazira i përgjigjet me supergol (Video)

Pjesa e parë/VAR “anulon” Ronaldon Al Jazira i përgjigjet me supergol (Video)

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive/Rama-Zaev takohen të premten në Pogradec

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive/Rama-Zaev takohen të premten në Pogradec

Rama do negociatat, investitorët kërkojnë mbrojtje me armë në Shqipëri

Rama do negociatat, investitorët kërkojnë mbrojtje me armë në Shqipëri

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Bill Gates do bëjë patatet e McDonald’s
Bota

Bill Gates do bëjë patatet e McDonald’s

by mirseda
12:37 | 20/05/2025
0

Miliarderi dhe themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, ka blerë së fundmi një sipërfaqe të madhe toke bujqësore...

Ngjarje e dhunshme ku efektivit i “fluturoi” pistoleta, sqarohet përplasja në Tiranë

Ngjarje e dhunshme ku efektivit i “fluturoi” pistoleta, sqarohet përplasja në Tiranë

12:31 | 20/05/2025
Sot në datëlindjen e Ernest Koliqit, figurë e shquar e letrave shqipe

Sot në datëlindjen e Ernest Koliqit, figurë e shquar e letrave shqipe

12:16 | 20/05/2025
Gonzato: Të kontrollohen shpenzimet e fondeve publike

Gonzato: Të kontrollohen shpenzimet e fondeve publike

12:04 | 20/05/2025
U kallëzua nga ish-e dashura për dhunë dhe kërcënim, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

U kallëzua nga ish-e dashura për dhunë dhe kërcënim, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

11:29 | 20/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com