Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Detaje të reja rreth bombave artizanale që u gjetën më 6 janar në Uashington

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Detaje të reja rreth bombave artizanale që u gjetën më 6 janar në Uashington

Zyrtarët federalë bënë të ditur të premten se dy bombat artizanale, të cilat u gjetën në zyrat e komiteteve kombëtare republikane e demokrate, pak përpara se mijëra protestues pro ish-Presidentit Trump të sulmonin Kapitolin, ishin vendosur aty në fakt një natë më parë.

FBI-ja tha se nga hetimi kishin dalë informacione të reja, siç ishte ai se pajisjet shpërthyese ishin vendosur jashtë dy ndërtesave mes orës 7:30 dhe 8:30 pasdite më 5 janar, një natë para trazirave. Ato u pikasën nga strukturat e zbatimit të ligjit vetëm të nesërmen.

Nuk është e qartë nëse kjo do të thotë që bombat artizanale nuk kishin lidhje me sulmin e dhunshëm të 6 janarit apo ishin pjesë e planit për sulm të dhunshëm. Të dyja godinat ndodhen disa ndërtesa larg Kapitolit.

Incidenti ka qenë tejet shqetësues për strukturat e zbatimit e ligjit ndërsa zyrtarët po forcojnë përgatitjet mbi sigurinë përpara gjyqit në Senat ndaj ish-Presidentit Donald Trump, të akuzuar për nxitje të sulmit të dhunshëm të 6 janarit. Për javë të tëra hetuesit kanë qenë të shqetësuar rreth potencialit për sulme ndaj atyre që i quajnë “shënjestër e butë” në kryeqytetin e vendit. Një “shënjestër e butë” është një person apo objekt lehtësisht i arritshëm për publikun e gjerë dhe relativisht i pambrojtur.

Policia e Kapitolit, agjentët e FBI-së dhe Byroja e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve u thirrën në zyrën e Komitetit Kombëtar Republikan rreth orës 12:45 të mëngjesit më 6 janar. Rreth 30 minuta më vonë, ndërsa agjentët dhe teknikët e bombave ishin ende duke zhvillar hetime aty, një telefonatë tjetër njoftoi për një pajisje të dytë shpërthyese të ngjashme, të gjetur në selinë e Komitetit Kombëtar Demokratik, që ndodhet aty pranë.

Dy zyrtarë të zbatimit të ligjit në dijeni të çështjes i thanë “Associated Press”, se të dyja pajisjet shpërthyese ishin shumë të ngjashme, e të dyja ishin rreth 30 cm të gjata me kapakë fundorë dhe instalime elektrike që dukeshin se ishin bashkangjitur në një kohëmatës. Po sipas tyre ekspertët po shqyrtojnë pajisjet dhe përbërësit e tyre për të përcaktuar përbërjet specifike brenda bombave artizanale, por të dyja duket se përmbajnë një pluhur të panjohur dhe disa metale.

Zyrtarët folën për AP-në në kushte anonimiteti. FBI-ja publikoi të premten fotografi shtesë të pajisjeve shpërthyese, përfshirë një fotografi që tregonte një nga pajisjet e vendosura nën një shkurre. Zyrtarët gjithashtu kanë rritur shpërblimin lidhur me këtë çështje në 100,000 dollarë.

Steven D’Antuono, ndihmësi i drejtorit të zyrës së FBI-së për Uashingtonin, tha në fillim të kësaj jave se gjetja e personit që vendosi bombat artizanale ishte një përparësi kryesore për agjentët federalë. Zyrtarët kanë publikuar vetëm imazhe të kamerave të vëzhgimit rreth atij që mund të jetë potencialish i dyshuari për vendosjen e bombave.

Të premten FBI-ja tha se personi kishte veshur një bluzë gri me kapuç, maskë dhe atlete Nike “Air Max Speed Turf” në ngjyrë të verdhë, të zezë dhe gri si dhe mbante një çantë shpine./VOA/

Tags: bombe artizanaleFBIUashington

TË LIDHURA

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

11:32 | 10/03/2026
Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës
Bota

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin
Bota

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Next Post
Rusi, gjykata dënon me 2 muaj burg vëllain e Navalny dhe mbështetësit e tij

Rusi, gjykata dënon me 2 muaj burg vëllain e Navalny dhe mbështetësit e tij

Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi, 862 raste të reja me Covid-19

Maqedoni e Veriut, shënohet viktima e parë nga varianti britanik i Covid-19

Kurti: Nuk do të nisim luftën e 3-të Ballkanike për t’u bashkuar me Shqipërinë

Kurti: Nuk do të nisim luftën e 3-të Ballkanike për t’u bashkuar me Shqipërinë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi
Bota

Pas thirrjes së Trump, vjen lajmi i mirë! 5 futbollistet iraniane marrin viza humanitare në Australi

by mirseda
11:32 | 10/03/2026
0

Pesë lojtare të ekipit kombëtar iranian të futbollit për femra kanë marrë viza humanitare nga qeveria australiane...

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

Trump: Konflikti drejt fundit, Irani kundërshton – bien çmimet e naftës

11:20 | 10/03/2026
Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

Xhixho: Rritja e çmimit të karburantit po godet ekonominë e familjeve shqiptare

11:00 | 10/03/2026
“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

“Pasardhësi i Katërt”/ Doktrina e Iranit për një Luftë të Zgjatur me SHBA-në dhe Izraelin

10:57 | 10/03/2026
Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

10:56 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com