Kanë kaluar më shumë se një muaj që prej datës 16 janar nga vrasja e Oliver Ivanovic dhe ende nuk është bërë i ditur personi që e ekzekutoi.
Gazeta serbe Novosti shkruan se Ivanoviç u qëllua nga një pistoletë automatike dhe jo nga një “nëntëshe” siç ishte thënë më parë.
Sipas Novostit, burime të afërta me organet hetuese kanë treguar se Ivanoviç ditën e vrasjes ishte përcjellë nga shtëpia e tij e deri tek zyrat e partisë, ku edhe ndodhi vrasja.
Më pas, nga vetura e tipit “Opel Astra”, nga sedilja e pasme janë shkrepur plumbat të cilët kanë goditur në gjoks politikanin serb.
Sipas autopsisë, Ivanoviç është qëlluar me gjashtë plumba të cilët kanë prekur organet vitale.
Ekzekutuesit, pas vrasjes së Ivanoviç, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe makina me të cilën u arratisën më pas është gjetur e djegur