Dalin detaje të reja lidhur me turkun e shumëkërkuar, i cili u gjet i vdekur në një banesë në Prishtinë.
Nejdet Cesuroglu u gjet pa jetë në një banesë, ku dyshohet se fshihej prej 2 dhjetorit 2018, teksa ishte shpallur në kërkim nga Krimet e Rënda për drogën e gjetur në laboratorin e Hasit disa muaj më parë.
Mësohet se Policia e Kosovës ka gjetur në orët e para të mëngjesit 113 kg heroinë në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë. Për këtë janë arrestuar katër persona, ndërsa kjo ngjarje dyshohet të jetë e lidhur me vdekjen e dyshimtë të së dielës, të turkut të shumëkërkuar.
Rrethanat e ngjarjes vijojnë të mbeten ende të paqarta.