Shorti i fazës kualifikuese për Euro 2020 e ka pozicionuar Shqipërinë në Grupin H, bashkë me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.
Një grup i lehtë, të paktën në letër, për Francën kampione të botës në fuqi, por trajneri Deschamps nuk është i këtij mendimi.
“Islanda është një skuadër e fortë dhe nuk është e lehtë të luash kundër tyre. Më pas na presin udhëtime të gjata në Shqipëri dhe Turqi”, ka thënë Deschamps për UEFA.com. “Gjithsesi, çdo fushatë kualifikuese është gjithmonë e vështirë”.