Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Der Standard”: Serbia ta harrojë ndarjen e Kosovës

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
“Der Standard”: Serbia ta harrojë ndarjen e Kosovës

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të cilësohet si historike, pasi do të lërë pas të gjitha mosmarrëveshjet që ekzistojnë mes dy shteteve.

Ajo duhet të vuloset nga fundi i mandatit të Komisionit Evropian vitin e ardhshëm. Përgjegjëse për këtë  është shefja e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini, e cila kohët ë fundit është parë e vendosur, duke thënë  se: “marrëveshja mes  Beogradit dhe Prishtinës mund të nënshkruhet vitin e ardhshëm”, shkruan Tirana Today. 

E ndërsa nga ana tjetër së shpejti pritet të zhvillohen dhe bisedimet në nivel  të lartë, mes Presidentëve të  Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi për të vazhduar me dialogun. Në pranverë është planifikuar një takim gjatë samitit. Në fazat e hershme të përgatitjeve për marrëveshjen, secila palë përpiqet të pozicionojë veten.

Ideja e ndryshimit të kufijve

Ideja e ndryshimi të kufirit është një çështje e mundshme. Qëndrimi për ndryshimin e kufijve është përforcua dhe nga  ministri i jashtëm pro-rus i Serbisë, Ivica Daçiç. Ai lutet për  ndarjen e Kosovës në dy pjesë: në atë “serbe” dhe “shqiptare”. Kjo do të thotë de facto se veriu i Kosovës, ku jetojnë kryesisht serbët, do të ndahet nga Kosova. Daçiç madje e quajti këtë si: “zgjidhje e vetme afatgjatë  dhe reale”. 

Në fakt, Vuçiç dhe Thaçi kanë “marrëdhënie” të ngushtë me njëri-tjetrin, dhe shpesh shkëmbejnë dhe telefonata.

Ndërsa, ndarja e Kosovës do të kundërshtohej në mënyrë të qartë nga Kushtetuta e saj,  megjithatë, kjo do të rrëzonte gjithë ndërtimin e Kosovës multietnike.

Kjo është arsyeja pse qeveria gjermane ka ndërhyrë. “Pas skenave u tha qartë se nuk ka negociata përtej kufijve”, thotë një diplomat për STANDARD. “Kjo do të sillte një rrezik, dhe të dy shtete duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin në një rrugë tjetër.”

Mesazh nga Berlini

Vuçiç ndërkohë kuptohet se e ka marrë mesazhin e Berlinit. Nga ana kosovare, njëri ende ka problemin e formulimit të qëllimeve të veta. Megjithatë, ka forca që hedhin një sy pas Luginës së Preshevës, e cila është në kufi me Serbinë e Kosovën, por, ku jetojnë shumë shqiptarë. Gjithashtu, flitet për shkëmbimin territori.

Për BE-në është e rëndësishme që të ketë një dokument në fund dhe jo vetëm një marrëveshje të përkohshme – dhe se kjo është ligjërisht e detyrueshme nga ndërkombëtarë.  Por, nga ana tjetër ata nuk duan të sjellin një problem të dytë si Qipro në BE.

Pranimi, jo njohja

Sigmar Gabriel, deri disa ditë më parë Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, kohët e fundit ka deklaruar qartë linjat gjatë vizitës së tij në Prishtinë. Serbia duhet ta pranojë shtetin e Kosovës, tha ai. “Nëse Serbia dëshiron të shkojë përpara drejt Bashkimit Evropian, vendosja e sundimit të ligjit është kushti i parë, por edhe pranimi i pavarësisë së Kosovës”. Gabrieli nuk fliste për njohjen e pavarësisë, e cila u raportua gabimisht nga mediat.

Nuk ka të bëjë me një çështje formale, por me një njohje indirekte. Por madje edhe Daçiç e keqkuptoi Gabriel. “Njohjen e Kosovës ta shikojnë në ëndërr. Gabriel mund të thotë çfarë të dojë, asgjë nuk do të vijë”.

Për, kosovarët anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është i rëndësishëm , e cila deri më tani është ndalur nga vota kundër e Rusisë dhe Kinës.

Nuk është e qartë nëse Rusia dhe Serbia do të pajtohen me anëtarësimin e Kosovës në OKB, për të tërhequr votëk kundër. Brenda Komisionit të BE-së,  është një ndjenjë optimizmi për këtë pikë.

Nuk ka interes nga SHBA

Në muajt e fundit është diskutuar gjithashtu nëse Rusia dhe SHBA duhet të ulen në tryezë në përfundim të marrëveshjes së propozuar. Ka zëra në Serbia do t’i japi Moskës një rol të madh, dhe ajo shikohet si më pro-ruse dhe jo pro-evropiane.

Ndërsa nga ana tjetër mbështetësi më ri rëndësishëm i Kosovës shikohet të jetë SHBA.

Por Sekretari i Shtetit të SHBA-ve Mike Pence, tha një zyrtar i BE, tashmë e ka bërë të qartë se SHBA nuk ka interes të luajë një rol këtu. Një zyrtar tjetër madje përjashton se SHBA dhe Rusia mund të përfshihen.

Parimet e ligjit ndërkombëtar

Ndarja e shtetit të Kosovës do të kundërshtonte jo vetëm kushtetutën kosovare, por edhe të gjitha përpjekjet politike të Perëndimit në 25 vitet e fundit, për të mos organizuar shtetet e Ballkanit përgjatë vijave etnike.

“Karta etnike”

“Karta etnike” në lidhje me Kosovën, së fundmi i ka vënë “flakën” dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Gjatë vizitës së tij në Prishtinë për përvjetorin e pavarësisë, ai sugjeroi se “Shqipëria dhe Kosova mund të ketë një president të përbashkët “, si një shenjë e unitetit kombëtar dhe të një politike të përbashkët të sigurisë kombëtare. Kjo deklaratë e Ramës nxit frikën në rajon që mund të krijohet “Shqipëria e Madhe”. TIRANA TODAY

Tags: Der StandardharrojëKosovësndarjenSerbia

TË LIDHURA

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Harta e ndarjes së Gazës/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah
Aktualitet

Harta e ndarjes së Gazës/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

17:52 | 21/02/2026
Plasaritje të thella në rrugën Maliq–Gramsh, rrezikohet aksi alternativ drejt Tiranës
Aktualitet

Plasaritje të thella në rrugën Maliq–Gramsh, rrezikohet aksi alternativ drejt Tiranës

17:04 | 21/02/2026
Next Post
Emri/Vodhi shumën e madhe të parave në Berat, arrestohet autori

Emri/Vodhi shumën e madhe të parave në Berat, arrestohet autori

Çështja çame “helmon” grekët, Meta: Problem delikat, do diskutohet!

Çështja çame “helmon” grekët, Meta: Problem delikat, do diskutohet!

Aksion me “BMW” të blinduar, lushnjari kapet me pistoletë

Aksion me "BMW" të blinduar, lushnjari kapet me pistoletë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut
Bota

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

by mirseda
19:46 | 21/02/2026
0

Qindra myslimanë u mblodhën në Times Square të New Yorkut për të bërë iftar dhe për të...

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Agron Shehaj takim me banorët e Rrjollit: Prona është e shenjtë, na keni në krah deri në fund

Agron Shehaj takim me banorët e Rrjollit: Prona është e shenjtë, na keni në krah deri në fund

18:49 | 21/02/2026
Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

18:43 | 21/02/2026
Harta e ndarjes së Gazës/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

Harta e ndarjes së Gazës/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

17:52 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com