Deputetja e Gramshit, Arbjola Halimi, e cila u la jashtë listës së PD-së për zgjedhjet parlamentare, ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha.
Ky i fundit është kritikuar shumë për përzgjedhjen e emrave të rinj dhe lënien jashtë të figurave të vjetra të PD-së, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi edhe te Halimi.
Deputetja demokrate ka përmendur në Facebook tre nga emrat e rinj të deputetëve të parlamentit për 4 vitet e ardhshme, ndërsa shkruan:
“Te nderuar demokrate. Ne parlament do te keni Nadirene, Fatbardhen dhe Klevisin nder te tjere.. Opozita e Re Shumengjyreshe!
Por, Kjo nuk ishte kauza”.