Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka denoncuar një situatë të paprecedentë që po ndodh në Maternitetin e Ri. Përmes një statusi në Facebook, Spahia shkruan se brenda dhjetë ditëve të para të këtij muaji, 10 fëmijë të sapolindur kanë ndërruar jetë për shkak të mungesës së inkubatorëve.
Sipas deputetit Spahia, në këtë pavijon të Maternitetit të Ri kanë ndërruar jetë 3 fëmijë përgjatë 24 orëve.Deputeti Sapahia shkon më tej duke nënvizuar se në 10 ditët e para të muajit janar ka patur 10 raste fatale,ndërsa shton se kjo gjendje e rëndë në këtë institucion vijon prej 4-5 muajsh. Ai thotë se për këtë janë në dijeni edhe strukturat drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërkohë ai sulmon ashpër kryeministrin për këtë gjendje të rëndë, ndërsa shton se Rama vijon të tallet me shqiptarët duke nxjerrë video nga vila e tij në Surrel.
Statusi i Bardh Spahisë
Situate e rende ne pavionin e Neonatologjise te Materniteti i Ri. Nuk ka inkubatore dhe poste per oksigjenimin e femijeve. Jane gjithsej 13 burime oksigjeni per 19 femije neonate qe kane nevoje e si pasoje e mungesave behen lidhje dyshe; 1 inkubator per 2 neonate.
Per 30 ore si pasoje e ketyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatesh nga keto 3 vdekje ne 24 oreshin e fundit. Per muajin janar jane 10 raste te tilla fatale dmth 1 rast ne dite. Kur situata paraqitet e tille ne Tirane as nuk mund ta imagjinoj cfare ndodh ne rrethe. Per kete situate qe vazhdon prej 4 -5 muajsh jane vene ne dijeni strukturat drejtuese te Ministrise se Shendetsise. Papergjegjshmeria e atyre qe drejtojne shendetsine vazhdon, me pasoja te renda per jeten e foshnjave dhe nenave.
Nderkohe Edvin Rama tallet me shqiptaret duke i uruar miremengjes nga mega vila e tij ne Surrel.