Kryeministri Rama i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ deputetit socialist Gjetan Gjetani, i cili kritikoi dje Policinë e Shtetit, për dy vrasjet e ndodhura në Mamurras.
Por ky i fundit duket se nuk është surprizuar aspak nga ky vendim, pasi është shprehur se kishte dijeni për këtë fakt. Në një prononcim për “newsbomb.al”, Gjetani ka pohuar se e priste këtë vendim të kryeministrit, e ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja që ai nuk ka shkuar sot në Asamble, për mos t’i dhënë Ramës “mundësinë” t’ia thoshte në sy se ishte i përjashtuar.
“Një reagim të plotë do e bëj në vazhdim. Për momentin nuk di ç’të them. E prisja. Kam marrë informacione që dje nga brenda partisë që do më përjashtonte”, tha Gjetani.
Vendimi i Ramës për ta përjashtuar, erdhi pas deklaratës së deputetit socialist një ditë më parë përmes rrjeteve sociale, i cili kritikoi ashpër Policinë e Shtetit për dy vrasjet në Mamurras. Sipas Gjetanit, policia është e paaftë.