Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka mëshiruar opozitën, e cila sipas tij ka humbur rrugën.
Duke komentuar opozitarizmin e PD me Babalen, Alizotin dhe sulmet ndaj Ballës, deputeti i PS thotë se opozita është në panik, ndaj ka nisur idiotësitë e videove.
Sipas tij, PD këto ditë ka dëshmuar arsenalin e papërgjegjshmërisë që i karakterizon.
Ai nuk e lë me kaq, por ironinë e çon më tej, duke thënë se është të vesh duart në kokë.