Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu akuzon kryeministrin Rama se po diskriminon qytetin e Gjirokastrës.
Duke iu referuar lajmit të bujshëm se në Vlorë do të nisë së shpejti puna për ndërtimin e aeroportit, Shehu shkruan se Rama ka demonstruar një sërë qëndrimesh ku manifestohet se ai nënvlerëson Gjirokastrën.
Sipas tij, aeroporti i vënë në punë që në 1929-ën do të kishte një rëndësi shumë dimensionale edhe sot, teksa akuzon Ramën se harron që Gjirokastra është qytet turistik i rrallë, i mbrojtur nga UNESCO.
Postimi i plotë:
“RILINDJA” PO DISKRIMINON GJIROKASTREN!
Z. Rama ka demostruar nje sere qendrimesh e veprimesh ku manifestohet se se paku nen vlehteson Gjirokastres.
Kjo duket ne financimet lokale, inftrastrukturen rrugore, gjendjen e Universitetit, Spitalit, Kalase, etj.
POR QENDRIMI NDAJ AEROPORTIT TE GJIROKASTRES ESHTE KULMI I DISKRIMINIMIT NDAJ ATIJ QYTETI E QARKU.
Ai aeroport i vene ne pune qe ne vitin 1929, ne baze te nje studimi e projekti te shkelqyer italian, do kishte nje rendesi shume dimensionale edhe sot.
Qe atehere prej andej edhe djathi i Gjirokastres fluturonte per ne Napoli, nga ku me anije transportohej ne ShBA.
Por Kryeministri mbas aeroportit te Vlores deklaron ate te Sarandes, ndersa me cinizem nuk flet asnje fjale per Gjirokastren.
Jo vetem kaq, por po le te shkaterrohet dhe rruga Kardhiq-Delvine, qe po te kombinohet me Aeroportin e Gjirokastres e afron ate vetem 35 km me detin.
Kryeministri “harron” se Gjirokastra eshte qytetet turistik i rralle, nje margaritar i mbrojtur nga UNESCO, vetem 2 km nga siti arkeologjik romak Adrianopolis. Se bashku me Permetin, Kelcyren, Libohoven, Dropullin, Tepelenen e Memaliajn, perbejne nje qender te madhe ekonomike, kulture, vlerash e traditash.
Venia ne eficience e atij Aeroporti se bashku me mbarimin e rruges se Kardhiqit, do te krijonte nje rreth levizje turistike me nje aeroport per te gjithe Jugun e dy pole, Gjirokastren e Saranden.
E kombinuar kjo me regullimin e rruges per Tre Urat, lind nje “gjenerator” ekonomik, zhvillimi e prosperiteti per te gjithe Qarkun, Saranden etj.
Me tej kemi dhe Boshtin e haruar te Jugut…
KEMI TE BEJME KETU ME MUNGESE VIZIONI, INTERESA TE DYSHIMTA APO NDJENJE DISKRIMINIMI PER GJIROKASTREN?