Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka paralajmëruar se do të publikojë materiale që demaskojnë qeverisjen e Ramës.
Në një intervistë për Politika Online, Braimllari tha se emri i Gent Cakajt i zgjedhur për zëvendësimin e Bushatit, është një provokim nga Rama.
Braimllari shprehet se ky post kërkon figurë të lartë politike që nuk reflektohet nga CV e Cakajt.
Po ashtu, deputeti i LSI-së foli për protestën e studentëve teksa tha se më 7 janar do të rikthehet më e fuqishme.
Kjo, sipas tij, pasi VKM-të për uljen e tarifave të studimit janë mashtrim pasi ato nuk janë reflektuar me ndryshimin e buxhetit të shtetit.