Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Denoncimi/Zbardhen shkeljet flagrante të Arta Markut

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Denoncimi/Zbardhen shkeljet flagrante të Arta Markut

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka denoncuar një skandal ku përfshin Prokuroren e Përgjithshme të Shqipërisë, Arta Marku. Në prononcimin për media, ai thotë se ajo është e ngarkuar me detyrë nga ligji që të verifikojë integritetin e figurës për të gjithë ata që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, organ i ngritur nga Reforma në Drejtësi. Në vazhdën e denoncimeve, Vasili citon se Arta Marku ka shpërdoruar haptazi detyrën. Po sipas tij, ndërtimi i institucioneve të reja të drejtësisë sot është ndërtuar nga njerëz, integriteti i të cilëve nuk është verifikuar.

“Të nderuar qytetarë. Ndodhemi para jush për të denoncuar një skandal të përmasave shumë të mëdha, skandal i cili ka për autor për fat të keq Prokuroren e Përgjithshme të Shqipërisë, Arta Marku.

Arta Marku është e ngarkuar me detyrë nga ligji, që të verifikojë integritetin e figurës për të gjithë ata që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, organ i ngritur nga Reforma në Drejtësi. Saktësisht neni 279 përcakton se Prokurori i Përgjithshëm verifikon përmbushjen e kritereve ligjore, sipas procedurave të parashikuara në nenin 109 të këtij ligji, dhe në rast se kandidati nuk plotëson kriteret, Prokurori i Përgjithshëm njofton kandidatin dhe Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Në rastin e një prokurori të caktuar Bujar Sheshit, Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku i është drejtuar me shkresë në datën 26 tetor 2018, ky është dokumenti i cili citohet në vendimin e Autoritetit të Verifikimit të Dosjeve, për të kërkuar verifikimin e figurës së këtij prokurori dhe Autoriteti përkatës i verifikimit mbi dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit i kthen përgjigje znj.Arta Marku në përputhje me procedurat e veta në datën 22 janar 2019. Pra në datën 22 Janar.

Por ç’ka ndodhur realisht? Arta Marku pa pritur aspak këtë përgjigje, pikërisht në datën 31 tetor, vetëm pesë ditë mbas dërgimit të shkresës te Autoriteti i Dosjeve e ka përcjellë këtë kandidat, si kandidat pa asnjë lloj problemi dhe si plotësisht të përshtatshëm për të vazhduar kandidimin në KLP dhe praktikisht ky zotëri është anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sot Arta Marku ka shpërdoruar haptas dhe qartë një shpërdorim detyre nga më të rëndit, që ka prodhuar pasoja nga më katastrofike, për shkak se ndërtimi i institucioneve të reja të drejtësisë sot është ndërtuar nga njerëz, integriteti i të cilëve nuk është verifikuar. Ajo për të cilën Reforma në Drejtësi u ngrit, pra për të krijuar filtra të fortë, të pakalueshëm, të pakapërcyeshëm për kandidaturat e diskutueshme, me integritet të ulët etj, sot rezulton filtra të çara, sepse Prokurorja që jo rastësisht u zgjodh me 69 vota, pra për tu kapur nga mazhoranca, rezultoi që u vu në shërbim të kapjes dhe sot dokumentat, verifikimi zyrtar i përcaktuar qartë në ligj dhe në Kushtetutën e Vendit janë sot vetëm një leckë pavlerë në duart e një Kryeprokurore tërësisht të kapur. Pra të nderuar qytetarë, i drejtohet në datën 26 Tetor me një shkresë Autoritetit të Dosjeve, nuk pret fare përgjigjen e tyre. Autoriteti i përgjigjet me datë 22 Janar, pak ditë përpara, por kjo zonjë nuk pret fare vetëm 5 ditë pasi i çon shkresën Autoritetit, ia dërgon kandidatin si të përshtatshëm dhe ai zgjidhet, ndërkohë që mbas 3 muajsh vjen një shkresë, e cila rezulton me probleme serioze për këtë kandidat, i cili tashmë gëzon mandatin e KLP-së.

Qartazi ligji ka rënë përtokë dhe cili është veprimi minimal që duhet të ndodhë në këtë rast? Shkarkimi i menjëhershëm i Arta Markut. Duhet të ishte një përgjigje jo vetëm për respektimin e ligjit, por dhe për qytetarët, të cilët përfundimisht janë zhgënjyer, nuk mund të besojnë më kurrë tek kjo Reformë në Drejtësi, e cila rezulton më difektoze, më pamoral dhe më e keqe se ajo që lamë pas.

Dhe jo vetëm mbas shkarkimit të menjëhershëm të kësaj Prokuroreje të Përgjithshme, por dhe fillimin e ndjekjes penale për t’u dhënë përgjigje pyetjeve për çfarë arsye Arta Marku e shkel dhe e dhunon ligjin? Çfarë presioni ka?

Në ndikimin e kujt e zhvillon këtë gjë dhe si e mban këtë përgjegjësi kaq të rëndë ligjore dhe penale, personale në radhë të parë, por dhe në shkatërrimin e institucioneve të sapoformuara të drejtësisë së re. Faktet janë të qarta, një hetim të tillë kaq flagrant mund ta kryejë edhe qytetari më i fundit i Republikës së Shqipërisë, dhe jo më qoftë edhe një prokuror i zakonshëm. Çdo vonesë në mbajtjen në detyrë të Arta Markut është një atentat i drejtpërdrejtë ndaj drejtësisë Shqiptare. Ju faleminderit të gjithëve”.

 

TË LIDHURA

SHOFERI MUND VELIAJN/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin
Aktualitet

SHOFERI MUND VELIAJN/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin

15:05 | 21/06/2025
Goditja grupit që shiste drogë në lokalet e Tiranës, lihen në burg 22 të arrestuarit
Aktualitet

Goditja grupit që shiste drogë në lokalet e Tiranës, lihen në burg 22 të arrestuarit

14:36 | 21/06/2025
Sarandë/ Vidhte çantat brenda makinave, arrestohet në flagrancë një 29 vjeçar
Aktualitet

Sarandë/ Vidhte çantat brenda makinave, arrestohet në flagrancë një 29 vjeçar

14:33 | 21/06/2025
Next Post
Banka e Anglisë bllokon zyrtarët e Maduro-s të tërheqin ar në vlerë 1.2 miliardë dollarë

Banka e Anglisë bllokon zyrtarët e Maduro-s të tërheqin ar në vlerë 1.2 miliardë dollarë

E reja tregon si e zbuloi jetën e dyfishtë të babait të saj (Video)

E reja tregon si e zbuloi jetën e dyfishtë të babait të saj (Video)

E rrahën në komedi/Aktori: Për katër ditë nuk e hiqja këmishën, kisha turp nga gruaja

E rrahën në komedi/Aktori: Për katër ditë nuk e hiqja këmishën, kisha turp nga gruaja

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

SHOFERI MUND VELIAJN/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin
Aktualitet

SHOFERI MUND VELIAJN/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin

by mirseda
15:05 | 21/06/2025
0

Në 7 Dhjetor 2017, një person i dendur nga avujt e alkoolit, hyn në ambjentet e Njësisë...

Ne Arabi nuk kanë dilema, afrojnë Lewandowskin ne vitin 2026

Ne Arabi nuk kanë dilema, afrojnë Lewandowskin ne vitin 2026

14:38 | 21/06/2025
Goditja grupit që shiste drogë në lokalet e Tiranës, lihen në burg 22 të arrestuarit

Goditja grupit që shiste drogë në lokalet e Tiranës, lihen në burg 22 të arrestuarit

14:36 | 21/06/2025
Sarandë/ Vidhte çantat brenda makinave, arrestohet në flagrancë një 29 vjeçar

Sarandë/ Vidhte çantat brenda makinave, arrestohet në flagrancë një 29 vjeçar

14:33 | 21/06/2025
Bie në prangat e policisë 20-vjeçari/ ‘Shqiponja’ gjen armën poshtë sediljes

Bie në prangat e policisë 20-vjeçari/ ‘Shqiponja’ gjen armën poshtë sediljes

14:32 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com