Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Dënimi i Sarkozi, dëshmi se në një demokraci askush nuk është mbi ligjin

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Dënimi i Sarkozi, dëshmi se në një demokraci askush nuk është mbi ligjin

Nga: Josef Joffe “Project Syndicate”

Dënimi i ashpër ndaj ish-presidentit francez Nikolas Sarkozi, që u shpall fajtor për shitjen e ndikimit të tij, konfirmon sërish një të vërtetë të lashtë të politikës. Edhe në demokracitë më të konsoliduara në botë, korrupsioni mbetet një mallkim.

Pushteti të jep gjithmonë akoma më shumë pushtet. Ai funksionon me “magjinë” e tij më mirë sesa të ngjyesh duart me para. Të fortët nuk kanë nevojë që të tundin çantën e tyre me të holla. 500 vjet para vendimit kundër Sarkozi, Makiaveli deklaroi në “Diskurset” e tij se “Vetëm ari nuk siguron dot ushtarë të mirë, por ushtarët e mirë do të sigurojnë gjithmonë ar”.

Pra ndikimi e mund paranë. Pra, pushteti është monedha më e fortë në politikë, duke krijuar tundime që nuk mund të zhduken tërësisht, por ato duhet të frenohen dhe kontrollohen. Është kjo arsyeja se përse demokracitë kanë hartuar mekanizma të ndërlikuar juridikë të kontrollit dhe ekuilibrave.

Mbi të gjitha, kanë ngritur një gjyqësor të pavarur, diçka për të cilin despotët e sotëm nuk kanë pse të shqetësohen. Dënimi 3-vjeçar me burg për Sarkozi, që gjatë viteve 2007-2012 ishte njeriu më i pushtetshëm në Francë, tregon se sistemi francez po funksionon siç është projektuar.

Sinjali i dërguar nga gjykata pariziene nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të mirë. Pasi kudo, duket se mbi demokracinë po bie errësira. Pandemia e Covid-19 thuhet se po minon kudo ndarjen e pushteteve, duke e anuar ekuilibrin drejt një qeveri që ka tendenca të kapë çdo gjë, dhe që po kërcënon lirinë e qytetarëve në emër të sigurisë.

A nuk janë bllokimet hapi i parë drejt skllavërimit të tyre?Për më tepër, autoritarizmi është i shfrenuar tashmë në Evropën Lindore, dhe liderët e dorës së fortë po sundojnë nga Budapesti në Pekin dhe deri në Brazil.

Edhe në Shtetet e Bashkuara, demokracia më e vjetër në botë, ish-presidenti Donald Trump kaloi 4 vitet e presidencës së tij duke sulmuar gjyqësorin, dhe në fund nxiti një kryengritje të dhunshme mbi Kapitol, selinë e Kongresit Amerikan.

Përkundër këtij sfondi të zymtë, vendimi kundër Sarkozi, të cilin ai do ta apelojë, jep një mesazh sigurues në kohë shumë të trazuara. Kryeprokurori i çështjeve financiare Zhan-Fransua Boner theksoi rëndësinë simbolike të një çështjeje që përfshin “një ish president të Republikës, që ishte dikur garant i një gjyqësori të pavarur”.

Siç shkroi gjykata në vendimin e saj, Sarkozi e kishte “keqpërdorur statusin e tij si ish-president …për të shpërblyer një gjykatës, i cili i kishte shërbyer interesave të tij personale”.

Sarkozi nuk është presidenti i parë apo zyrtari i parë i lartë që përballet me një dënim të tillë.

Zhak Shirak, president gjatë viteve 1995-2007, u dënua në vitin 2011 për keqpërdorim të fondeve publike, kur ishte kryetar i bashkisë së Parisit. Fransua Fijo, ish-kryeministër i vendit gjatë presidencës së Sarkozi, u dënua qershorin e kaluar me 5 vjet burg (3 prej të cilave u pezulluan) me akuzën e përvetësimit.

Kristin Lagard, drejtuesja aktuale e Bankës Qendrore Evropiane, u dënua me akuzën e “neglizhencës me fondet publike” gjatë kohës që ishte ministre e Financave në kohën e  Sarkozisë. Zherom Kahuzak, ministri i Buxhetit nën presidentin Fransua Holond, u dënua në vitin 2016 me 3 vjet burg për mashtrim me taksat.

Tani, shpeshtësia e krimeve të tilla – dhe jo vetëm në Francë – sugjeron një model dëshpërues: gërryerjen progresive të besimit të publikut në të gjithë botën perëndimore. Këto incidente, shtojnë dyshimet se politikanët po e përdorin ndikimin e tyre për të përfituar vetë ose partitë e tyre.

Pra një varg i pafund skandalesh financiare po tronditin demokracitë njëra pas tjetrës. Në fakt qytetarët e tyre duhet të marrin zemër. Pavarësisht rrymës neo-autoritare në Hungari dhe Poloni, “anija demokratike e shtetit” nuk po fundoset, por po ecën përpara, pavarësisht se sa të forta janë erërat përballë.

Sundimi i ligjit dhe ndarja e pushteteve, e parashikuar në çdo kushtetutë perëndimore, mbetet ende i fortë, madje edhe në kohëra të rrezikshme, kur katastrofat ekonomike dhe shëndetësore po sfilitin shpirtrat e njerëzve dhe forcojnë kontrollin e shtetit mbi gjithçka.

Në fakt, elektoratet janë bërë më të ndjeshme ndaj abuzimeve në nivelet e larta të pushtetit. Gjatë Republikës së Katërt Franceze (1946-1958), dhe lëre më pastaj gjatë Republikës së Tretë (1870-1940), ish-shefat e qeverisë nuk do të dënoheshin me 3 vjet burg. “Transparenca” dhe “llogaridhënia”, janë motot e reja në arenën demokratike. Për

shembull shihnin rastin e Italinë, i njohur si vendi i pazareve në kurriz të rregullave. Silvio Berluskoni, 3 herë kryeministër i vendit, është paditur dhjetëra herë në gjykatë. Më në fund, në vitin 2012, ai u dënua me 4 vjet burg për evazion fiskal.

Më mirë vonë se kurrë. Pastaj është Trump, trashëgimtari i Berluskonit si një kryepopulist i botës, që u përpoq të tejkalonte gjyqësorin dhe Kongresin. Megjithatë, kur demokracia ritregoi forcën e saj, siç ndodhi pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, edhe të emëruarit e nga ai në Gjykatën e Lartë morën vendime kundra tij.

Pushtimi i Kapitolit nga besnikët e tij më 6 janar 2021, vonoi për pak kohë por nuk e stepi Kongresin në konfirmimin e fitores së Xho Bajdenit. Pra në fund, institucionet u treguan më të fuqishme se turma. Nga Franca në Amerikë, vendet demokratike po ripohojnë parimin themelor të sundimit të ligjit, dhe jo nga burrat (apo gratë).

Ky është mesazhi i kohës sonë, që duhet t’i qetësojë Kasandrat që thonë se despotizmi është në avantazh. Disa mund të thonë se nëse apeli i tij refuzohet, Sarkozi do të vuajë vetëm 1 vit, madje këtë nga komoditeti i shtëpisë së tij, i ruajtur vetëm nga një byzylyk elektronik.

Gjithsesi, morali më kryesor i kësaj drame të “krimit dhe ndëshkimit” është epërsia e ligjit, që shkon pas në kohë tek Magna Carta angleze evitit1215. 63 klauzolat e tij përmblidhen në një urdhëresë të vetme:Asnjë sundimtar nuk qëndron mbi ligjin.

Burimi i lajmit: https://www.project-syndicate.org/commentary/sarkozy-conviction-affirms-rule-of-law-by-josef-joffe-2021-03

Përshtatur nga TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Orban sot në Shtëpinë e Bardhë! Çfarë pritet të diskutohet mes dy liderëve
Bota

Orban sot në Shtëpinë e Bardhë! Çfarë pritet të diskutohet mes dy liderëve

09:08 | 07/11/2025
Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump
Bota

Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

21:37 | 06/11/2025
Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe
Bota

Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

21:30 | 06/11/2025
Next Post
Manastirliu takon Kalon pas largimit nga Komiteti Teknik: Pimë një kafe pune

Manastirliu takon Kalon pas largimit nga Komiteti Teknik: Pimë një kafe pune

Shënohet një tjetër viktimë nga koronavirusi në Shqipëri

Bilanci mbetet i rëndë: Mbi 800 raste të reja me koronavirus dhe 20 viktima

Ktheu ligjin për koncesionin e aeroportit, Meta: Kapje e shtetit nga një dorë

Meta: Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira, shqiptarët të mbrojnë votën







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

“Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama në podcastin “Flasim”
Politikë

“Rritja e pagës minimale do të vazhdojë deri në fund të mandatit”/ Rama në podcastin “Flasim”

by mirseda
09:51 | 07/11/2025
0

“Rritja e pagës minimale në 500 euro, nuk do jetë rritja e fundit. Gjatë mandatit, paga minimale...

“Jam shkatërruar, ndjej sikur po humbas mendjen”volejbollistja e Dinamos për DW

“Jam shkatërruar, ndjej sikur po humbas mendjen”volejbollistja e Dinamos për DW

09:42 | 07/11/2025
Punëtorët e RTK-së protestojnë për pagat, paralajmërojnë grevë

Punëtorët e RTK-së protestojnë për pagat, paralajmërojnë grevë

09:21 | 07/11/2025
Orban sot në Shtëpinë e Bardhë! Çfarë pritet të diskutohet mes dy liderëve

Orban sot në Shtëpinë e Bardhë! Çfarë pritet të diskutohet mes dy liderëve

09:08 | 07/11/2025
Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

22:27 | 06/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com