Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Dënimi i Llallës”, çfarë parashikoi ish prokurori Hajdari para 5 vitesh

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore
“Dënimi i Llallës”, çfarë parashikoi ish prokurori Hajdari para 5 vitesh

Ish kreu i Shoqatës së Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari, paralajmëroi pesë vite më parë pasojat e funksionimit të Reformës në Drejtësi. Dënimi i sotëm i ish-Kryeprokurorit Lallla me dy vite heqje lirie dhe përjashtim nga funksionet publike dhe politike për pesë vite, duket se i ka dhënë të drejtë parashikimit të ish Kreut Prokurorisë së Apelit, i cili deklaroi se reforma do të nxirrte në pah pasuritë e paligjshme të pjestarëve të drejtësisë dhe hetimit.

 

 

 

 

Si erdhi dorëheqja

Vetëm pak muaj pasi prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla, e transferoi nga drejtues i prokurorisë së apelit në prokuror të thjeshtë në Shkodër (në dhejtor 2015), Hajdari kërkoi dorëheqjen e tij nga organi i akuzës. Ai deklaroi në atë kohë se dorëheqja e tij ishte pasojë e situatës në organin e akuzës, të cilën ai e kosnderoi “alarmante për një shtet demokratik”. Ai akuzoi drejtuesin e prokurorisë se emërimet dhe shkarkimet i bënte në shkelje të ligjit dhe në favor të personave të paaftë. Madje, sipas tij, disa elementë në institucionin e prokurorisë po kontrolloheshin nga krimi i organizuar dhe nga korrupsioni dhe po përdoreshin nga politika.

“Dorëheqja ime nuk është një akt dorëzimi, përkundrazi, është një akt i përgjegjshëm sensibilizimi dhe motivimi të prokurorëve të ndershëm, të cilët në sistemin e prokurisë janë në maxhorancë. Për fat të keq, prokurorët nuk munden dot të artikulohen dhe të gjejnë forca për të ndaluar këta individë, të cilët nëpërmjet shkeljes së hapur të ligjit, përdorimit politik dhe kriminal të tyre e kanë katandisur organin e akuzës në një organ, i cili vetëm zbatimin e ligjit nuk bën më” – tha kryetari i shoqatës së prokurorëve në qershor të vitit 2016 në një intervistë për “Zëri i Amerikës”, me gazetarin Iliran Agolli. Zoti Hajdari tha se një numër jo i vogël prokurorësh profesionistë nga krimet e rënda dhe sektorë të tjerë ishin transferuar në mënyrë të paligjshme nëpër periferi dhe pikërisht në zonat ku janë përballur me bandat e armatosura.

Parashikimi për reformën

Ai paralajmëroi,  se situata e krijuar në organin e akuzës mund të rregullohej vetëm nëse do të niste funksionimin reforma në drejtësi. “Reforma do të nxjerrë pasuritë e mëdha të disa prokurorëve, lidhjet me krimin të disave madje edhe lidhjet me Sigurimin e Shtetit të disa të tjerëve”, tha Hajdari. Ai akuzoi në atë kohë Këshilli e Prokurorisë, si një “vegël qorre, që shkel ligjin në mënyrë të vazhdueshme”. Sipas tij, këshilli i atëhershëm  ishte bërë një mashë për të shkatërruar prokurorë të ndershëm, të cilët kishin punuar me ndershmëri, përkushtim, e që nuk kishin pranuar kurrë të përdoren politikisht gjatë karrierës së tyre.

Ndërkaq, Prokuroria e Përgjithshme deklaronte në atë kohë se transferimet e prokurorëve ishin bërë në kuadër të ristrukturimit të institucionit dhe sektorëve të ndryshëm të tij./Tirana Today

Tags: Adriatik Llallaish-prokuroriProkurori i PergjithshemProkuroriaShkëlqim Hajdari

TË LIDHURA

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:36 | 09/02/2026
Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës
Aktualitet

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit
Aktualitet

Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit

20:35 | 09/02/2026
Next Post
Zbulohet kur do mbyllen kampionatet në Shqipëri

Presidenti Duka në një rrëfim ndryshe për perspektivat e futbollit shqiptar

Berisha ‘non grata’/ Arvizu: Vendimi i DASH, një bombë për politikën shqiptare

Berisha 'non grata'/ Arvizu: Vendimi i DASH, një bombë për politikën shqiptare

Zgjodhi Zvicrën/ Sulmuesi shqiptar shpallet ”non grata” nga tifozëria

Zgjodhi Zvicrën/ Sulmuesi shqiptar shpallet ''non grata'' nga tifozëria







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë
Aktualitet

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

by mirseda
22:36 | 09/02/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët amerikanë lidhur me protestën...

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

Fajtor për korrupsion zgjedhor, Edison Memolla vetëdorëzohet në policinë e Kavajës

22:32 | 09/02/2026
Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com