Murali i Nënë Terezës në sheshin “Skënderbeu” në Shkup është dëmtuar nga persona të paidentifikuar në orët e para të mëngjesit.
Siç duket në foto, disa persona kanë hedhur bojë të zezë në muralin me figura të historisë shqiptare, konkretisht në drejtim të pikturës së Nënë Terezës.
Ende nuk ka asnjë të ndaluar nga policia maqedonase lidhur me ngjarjen.