Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Demonkracia jonë

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Video perverse e mësuesit/Deputeti i PD: Fundi i edukimit, Nikolla të dorëhiqet

Nga Luçiano Boçi:

Sistemi demokratik njihet për avantazhet e veta sociale e eknomike, në raport me të gjitha sistemet e tjera. Demokracia, fjalë që vjen nga greqishtja (demo – popull, kraci – rend, përcaktohet si një formë qeverisje në të cilën shumica e njerëzve ushtrojnë sovranitetin e tyre ose drejtëpërdrejtë, nëpërmjet referendumeve, ose në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve, ku baza themelore është vota e lirë.

Vendosja e saj në Shqipëri mbetet një nga arritjet më të mëdha historike dhe kombëtare. Por sot, gati pas 30 vitesh është shumë e vështirë të flasim për një demokraci të vërtetë e funksionale. Deformimi i saj në thelb është spektakolar. Aq sa sot ky term, DEMOKRACI, duket i zevendësuar nga shumë lloje kracish. Kleptokraci, narkokraci, idiokraci etj…

Demokracia në Shqipëri nuk është më ushtrim i sovranitetit të popullit, por ushtrim i pushtetit të një grushti njerëzish, si një fuzion midis krimit-politikës-ekonomisë-drejtësisë-medias. Terminologjikisht DEMO (popull) është zevendësuar me DEMON. Një lloj rendi demonësh, sundues specifikë me veladon politik që të çon tek DEMONKRACIA jonë origjinale. Në këtë sistem sui generis, populli nuk ushtron sovranitetin e tij, por thjesht sundohet nga enklava sektesh krimonalo-politike, brenda forcave politike, siç është Rilindja brenda PS.

Ky sistem ka vrarë votën, vullnetin e lirë të qytetarëve, ka eleminuar përfaqësimin parlamentar të zgjedhësit dhe investon kriminalisht pushtetin, të cilin e siguron me zgjatimet e kontrollit në sektorin e ekonomisë, drejtësisë, mediave dhe cdo minisektori me influencë publike, deri tek Akademia e Shkencave.
Pasojat negative afatgjata janë të prekshme dhe mbjellin varfërim absolut, braktisje progresive dhe humbje shprese totale. Pasojat afatshkurtra janë të dukshme në krizën e thellë politike dhe situatën pa rrugëdalje të asparitave evropiane.

Demonkracia jonë tashmë ka instaluar një strukturë shtetërore mafioze, brenda së cilës dallimi midis Kryeministrit e Padrinos është i shkrirë, dallimi midis qeveritarit qendror e lokal e bosit madioz rajonal, apo sektorial nuk ekziston, ku dallimi midis vrasësit, trafikantit dhe funksionarit politik është nul.
Rastet Pjetri, Kajmaku janë fare të freskëta si vazhdimësi natyrale e rasteve Bushi, Prenga etj. Po t’i shtosh kësaj demonkracie profilin psikik demoniak të Ramës, dozat e agravimit janë më të forta.

Pamja përfundimtare i ngjan një çmendine gjigande, ku në ndryshim nga ato klasiket, të çmendurit që qeverisin kërkojnë të mbyllin brenda njerëzit normalë, për t’i fikur atyre çdo dëshirë e rezistencë për vlerat. Ekzekutimi i institucioneve e parimeve demokratike brenda kësaj çmendine shvjekjane, është evident. Demokracisë po i fshijnë dhe gjurmët e fundit, duke i ruajtur vetëm elementët fjalësorë. PPP-të dhe konçesionet, nga mënyra e sasia si janë aplikuar në vendin tonë, janë transformuar në vrarëse të konkurrencës e iniciativës së lirë që përbën shpirtin ekonomik të demokracisë. Miliona euro rrëmbehen për projekte që kushtojnë vetëm dhjetra.
Historia, kultura por dhe ekzistenca e jetës së njerzve të thjeshtë, rrafshohen para interesit financiar klientelist oligarkik. Teatri, unaza. Reforma e ashtëquajtur e drejtësisë është provuar të jetë një instalim i padrejtësisë politike e institucionale. Dosja 184 dhe mënyra e sjelljes me të, vulosi përfundimisht të ekzistuarit e drejtësisë si një vegël qorre politike. Rama, Gjushët e Gjiknurët, bëjnë tërmete grabitje vote në mes të ditës e nuk i hyn gjemb në këmbë, ndërsa me qindra persekutohen padrejtësisht zyrave e qelive në kërkim të drejtave themelore. KQZ nuk i bindet Presidentit e duartrokitet nga Kryeministri.

Media është ose kapur, ose blerë, ose trysnuar, brenda një lirie të cunguar me mjete ironikisht demokratike. Me ligje të pista. Duke shpifur ligjërisht për shpifjen.
Zgjedhjet janë eleminuar totalisht dhe kanë sanksionuar monopartitizmin, blerjen dhe shkeljen e kushtetutës e shpërfilljen e Presidentit. Demonët janë ngjallur e çliruar nga zinxhirët dhe kanë rrëmbyer gjithcka, duke veshur petkun e demos-it.

Në këto rrethana lufta me Demonkracinë, për vendosjen e Demokracisë, mbetet sfidë e vështirë, por e pashmangshme. Një detyrë qytetare e lartë.
Diktaturat janë armiq të dukshëm, kësisoj më drejtëpërdrejt të përballueshme. Ndërsa demonkracitë oligarkike si e jona, janë armiq të fshehtë, të egër sa diktaturat, por më të sofistikuara. Luajnë bllofin demokratik të Republikës. Fshihen e zbukurohen me propagandë të rafinuar.
Relativizojnë të keqen e zbukurojnë të shëmtuarën.Kanë legjimitet koniuktural ndërkombētar dhe shfrytëzojnë kontekstet e iluzionet demokratike, sidomos mediatikisht.

Betaja me to është e vështirë dhe e gjatë. Fitorja kërkon shumë mund dhe investim njerëzor, brenda një rruge të mbushur shpesh herë me kurthe e moskuptime.
Në këtë pikë, opozita shqiptare dhe PD si drejtuese e këtij fronti kanë përsipër një mision historik. Përballja po progreson dhe triumfi mbi demonkracinë për të rivendosur demokracinë politike, ekonomike e sociale është i afërt.

Tags: demonkraciaLuciano Boci

TË LIDHURA

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,
Politikë

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,

09:40 | 20/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
Dosja 184/ Lala: Arta Marku fshihet pas gishtit, Prokuroria e Dibrës s’e heton dot

Dosja 184/ Lala: Arta Marku fshihet pas gishtit, Prokuroria e Dibrës s’e heton dot

Situata alarmante në Klos/ Shuhet zjarri i madh, shkrumbohen 1 ha pisha

Situata alarmante në Klos/ Shuhet zjarri i madh, shkrumbohen 1 ha pisha

“Do ishte një mrekulli”, mesazhi i aktores për godinën e Teatrit Kombëtar

“Do ishte një mrekulli”, mesazhi i aktores për godinën e Teatrit Kombëtar







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”
Showbizz

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”

by mirseda
23:53 | 20/04/2026
0

Në festën e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të "Big Brother VIP 5", Sara Hoxha, drejtuesja...

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

21:52 | 20/04/2026
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

21:27 | 20/04/2026
“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com