Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Demokracia e neveritshme” me rastin Leli

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, W-Instant
Përgjimet/ Studiuesi Baçi: Rama po i gënjen shqiptarët çdo ditë

Nga: Agim Baçi

Gjatë ditëve të fundit, kushdo që ka ndjekur shqetësimet e këshilltarëve bashkiakë të Vlorës lidhur me rezultatet e punës së kryebashkiakut Leli, po të mos dinte shkakun e vërtetë, do të besonte se kemi të bëjmë me një hap të ri të demokracisë në Shqipëri, kur këshilltarët lokalë arrijnë të ushtrojnë në mënyrë të hapur për publikun mandatin e tyre si “parlamenti i qytetit”. Madje, do e shihte edhe si një rast për t’u krenuar për nivelin e demokracisë së brendshme në parti, pasi këta këshilltarë, në këtë rast, arrijnë që të kritikojnë edhe kryebashkiakun që është i së njëjtës forcë politike me ta. Por, pasi mëson se, i gjithë ky zell demokracie, nuk është veçse shfaqje e urrejtjes politike që ka mbjellë kryeministri Rama, ndjen trishtim për ata protestues dhe për për ideuesin e tyre. Rasti Leli tashmë përbën për çdo shqiptar vetëm një teatër talljeje publike me dikë që e kundërshtoi “mbretin” në dëshirën e tij që, në krye të Bashkisë së Vlorës të ishte dikush tjetër në vend të Dritan Lelit. Madje, kjo urrejtje për demokracinë, që vjen përmes rastit në Vlorë, bëhet edhe më e fortë kur dihet publikisht që Rama i kish propozuar Lelit të ishte në Kuvend si përfaqësues i qytetarëve të Vlorës. Pra, dikë që nuk e dëshiroka të drejtojë bashkinë, Rama e shihka si të mundshëm dhe të duhurin për në Kuvend(!!!). Kjo është tallje edhe më e madhe e Ramës me shqiptarët, pasi ai lë të kuptojë qartë se nuk i konsideron aspak institucionet, as lokalë e as qëndrorë.

Pra, anëtarët e këshillit bashkiak të Vlorës, në vend të shfaqjes së demokracisë, janë kthyer në portretin e talljes që bën Rama me qytetarët. Duke protestuar në dyer teatri apo nëpër zyra të Bashkisë ku kundërshtohen vendimet e Lelit, ata tregojnë se janë veçse fytyra e stilit të demokracisë që Rama ka propozuar për shqiptarët që prej ardhjes së tij në pushtet.

E kur i sheh ashtu gjoja të nevrikosur me kryebashkiakun që nuk po bën punën si duhet, që citojnë ligje sikur po u dhimbsen vlonjatët, ndjen një keqardhje për gradën e talljes që i kanë lejuar vetes ata këshilltarë. Sepse, po të ishin vertetë të shqetësuar për qytetin, këshilltarët e këtij qyteti do ishin ngritur prej kohësh në protestë përballë Drejtorisë Vendore të Policisë, që nuk po arrin të jetë zotëruese e territorit të qytetit, ku në pak javë janë vrarë në mes të ditës, si nëpër filma, disa persona e janë kërcënuar dhejtra të tjerë. Ose, Këshilli do kishte protestuar përpara ministrit Klosi, pasi Ministria që ai drejton, Ministria e Turizmit, është përgjegjëse për cilësinë e shërbimit në bregdet, pasi e kontrollon turizmin dhe pastrimin e zonave turistike përmes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Po kështu, këshilltarët mund të kishin protestuar edhe përballë grupit të deputetëve socialistë të qytetit, ku bën pjesë edhe Rama, për faktin se, në Hipotekën e qytetit, brenda disa muajsh, u ndërruan drejtorët më shumë se sa ndërron dikush prej nesh rrobat e trupit, pasi askush nuk arrinte dot të merrte përgjegjësinë për të firmosur dokumente, që zyrtarët e lartë shtetërorë i sugjerojnë sipas oreksit.

Por jo, këshilltarët kanë vendosur të luajnë rolin e manekinit që u ka caktuar me aq zell urrejtjeje dhe talljeje vetë Rama. Ata nuk do protestonin kurrë për performancën e Lelit nëse nuk do ish zemëruar vetë “mbreti Rama”. Ndoshta Leli vërtet meriton kritika për mënyrën se si e ka menaxhuar atë qytet, edhe pse kuptohet lehtësisht se në shumicën absolute të menaxhimit të qytetit është bërë si ka dashur z. Rama, që e sheh Vlorën si pjesë të spektaklit të tij politik.

Por, të përdoren këshilltarët në këtë spektakël kaq të hapur urrejtjeje e ligësie, do të thotë se Rama do vijojë të ketë në themelin e politikës së tij vetëm bullizimin e hapur politik me këdo. Nëse dikush nga ata këshilltarë ka besuar se, përmes kësaj proteste që i shkon përshtat kryeminsitrit Rama, po nis ndonjë karrierë të mirë politike për vetveten, ai duhet të kuptojë se nuk ka bërë asgjë më shumë se sa ka varur në qafën e tij një tabelë ku shkruhet: Jam për përdorim!

Ky spektakël bëhet edhe më i neveritshëm kur deputetë si Velaj apo edhe zyrtarë të tjerë socialistë, i kujtojnë Lelit se “e kanë marrë nga bodrumet e spitalit kur nuk kishte as valë telefoni”. Padyshim, që Leli, si mjek radiolog që ka qenë, do punonte pikërisht në bodrum dhe pa valë, siç punojnë kudo radiologët. Por dëshira e Ramës për t’i bërë qesharakë njerëzit rreth tij është kaq i madhe, sa në këtë cirk absurd askush nuk fsheh më majmunërinë e tij politike dhe krenohet gjithnjë e më shumë me injorancën e vet, mjafton që “mbretit” t’i vijë për mbarë./Tirana Today 

Tags: Agim BaçiDritan Lelirama

TË LIDHURA

Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan
Aktualitet

Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan

21:48 | 12/11/2025
Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’
Aktualitet

Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’

20:50 | 12/11/2025
Terminali i autobuzave në Bulqizë kthehet në “liqen”, lartësia e ujit shkon në 40 cm
Aktualitet

Terminali i autobuzave në Bulqizë kthehet në “liqen”, lartësia e ujit shkon në 40 cm

16:42 | 12/11/2025
Next Post
U nxorën jashtë nga roja i sigurisë, 20 plumba drejt biznesmenit në Sarandë

U nxorën jashtë nga roja i sigurisë, 20 plumba drejt biznesmenit në Sarandë

“Blindohet” Saranda/Atentati ndaj biznesmenit, ndalohet një nga autorët

"Blindohet" Saranda/Atentati ndaj biznesmenit, ndalohet një nga autorët

Euro 2020/ Sot mbyllet grupi C, Holanda fut talentet e rinj, Sheva do fitore

Euro 2020/ Sot mbyllet grupi C, Holanda fut talentet e rinj, Sheva do fitore







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

LAJMI I FUNDIT/ Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

by mirseda
13:52 | 13/11/2025
0

Ish drejti i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb...

Sala takon homologun italian: Bashkëpunim për Rrjetin  Kombëtar Onkologjik dhe Institutin e Tumoreve

Sala takon homologun italian: Bashkëpunim për Rrjetin Kombëtar Onkologjik dhe Institutin e Tumoreve

13:45 | 13/11/2025
Horror në Itali/ Nëna vret dalin 9-vjeçar, i pret fytin me thikë

Horror në Itali/ Nëna vret dalin 9-vjeçar, i pret fytin me thikë

13:25 | 13/11/2025
Vengu me homologun italian: Marrëveshje e re për forcimin e partneritetit në siguri

Vengu me homologun italian: Marrëveshje e re për forcimin e partneritetit në siguri

13:13 | 13/11/2025
Balluku takohet me Pichetto Fratin: Linja nënujore Shqipëri-Itali, kapitull i ri

Balluku takohet me Pichetto Fratin: Linja nënujore Shqipëri-Itali, kapitull i ri

12:59 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com