Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Demarkacioni/Politikanët luajnë e ka kush e ka

8 vjet ago
in Të Gjitha
Demarkacioni/Politikanët luajnë e ka kush e ka

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka bërë fajtore Lidhjen Demokratike të Kosovës për zvarritje të qëllimshme të procesit të shqyrtimit dhe votimi të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në Kuvendin e Kosovës.

Haradinaj ka kritikuar deputetët dhe sidomos Komisionin për Punë të Jashtme, ky aktualisht ndodhet në shqyrtim projektligji për demarkacion.

“Unë kam kritikuar. Dhe ende sot them, pse po vononi? – vendosni”, ka deklaruar Haradinaj pas një takimi i që ka zhvilluar me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Por, në anën tjetër, Vjosa Osmani, kryetare e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës është ajo e cila e ka bllokuar procesin. Sipas saj, Qeveria nuk ka ofruar alternativa se si do të dilet nga kjo situatë.

“Problemi është që vet Qeveria nuk ka vullnet dhe as nuk ka ide, as idenë më të vogël, si të dilet nga situata të cilën e ka krijuar në mënyrë të dhunshme që nga koha kur (AAK) ka qenë në opozitë”, tha Osmani.

Ajo ka sqaruar se Komisioni që e drejton nuk është duke bllokuar procesin dhe se me kohë do t’i kryejë të gjitha obligime që ka për projektligjin në fjalë.

Osmani tha se sikur Qeveria të kishte interesim dhe vullnet që marrëveshja të kalojë në Kuvend, një gjë e tillë ka qenë e mundur, madje edhe pa u dërguar fare projektligji në komisionin që ajo e drejton.

“Komisioni ynë ka respektuar procedurat. Është brenda afateve ligjore dhe mbi të gjitha unë kam respektuar kërkesën e shumicës së deputetëve në komision, përfshirë edhe ata që vijnë nga partitë në pushtet që kjo çështje përfundimisht të votohet më 15 janar. Pra, ne e përfundojmë këtë çështje me 15 janar, pastaj është në duart e seancës, pra të 120 deputetëve”, tha Osmani.

Ndërkaq, nënkryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se projektligji për demarkacionin është futur sërish në agjendën e komisionit dhe pritet të shqyrtohet së shpejti. Ngjashëm me kryeministrin, Haradinaj edhe deputetja Kadrijaj, mendon se komisioni e ka zvarritur procedimin e këtij projektligji.

“Kemi pasur mundësi që të mos e zvarrisim çështjen. Kryetarja ka mundur që ta thërras mbledhjen për shqyrtimin në parim të projektligjit në mënyrë që ai të procedohet më tutje dhe t’i nënshtrohet votimit, kundër ose për, dhe të mos mbetet në duart e komisionit. Pra, marrëveshja ka mundur të procedohet më herët nga komisioni”, tha Kadrijaj.

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar nga autoritetet e Prishtinës dhe Podgoricës, në fund të gushtit të vitit 2015, në Vjenë. E njëjta marrëveshje ishte ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi, por jo edhe nga ai i Kosovës. Për ratifikimin e saj nevojiten 80 vota të deputetëve.

Komisioni Evropian në disa raste ua ka përsëritur, kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës, se pa ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, Kosova nuk mund të përfitojë nga procesi i liberalizimit të vizave.

Por, kryeministri Ramush Haradinaj, vazhdon të besojnë se Bashkimi Evropian do të lëshojë pe në kushtet dhe kriteret e vëna për liberalizimin e vizave, shkruan Koha.net.

Ndryshe nga kryeministri Haradinaj, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka bërë thirrje deputetëve që ta ratifikojnë demarkacionin me Malin e Zi dhe të ndihmojnë vendin të dalë nga izolimi i shkaktuar për shkak të lënies së Kosovës jashtë procesit të liberalizimit të vizave.

Tags: demarkacionie kakush e kaluajnëpolitikanët

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Si të kompensoheni nëse ju vonohet/pezullohet fluturimi

Si të kompensoheni nëse ju vonohet/pezullohet fluturimi

8 vota bien nga “qielli” për kreun e FSHF-së. Idrizi: Duka, kontrabandist

8 vota bien nga “qielli” për kreun e FSHF-së. Idrizi: Duka, kontrabandist

FIER/Grabitet një pikë këmbimi valutor, autorët me armë e maska

FIER/Grabitet një pikë këmbimi valutor, autorët me armë e maska







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com