Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Demarkacioni/Mali i zi i frikësohet humbjes, nuk pranon arbitrazh ndërkombëtar

9 vjet ago
in Të Gjitha

Qeveria e Kosovës duke u konsultuar me ekspertët dhe analistë kanë hedhur idenë se çështja e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të shkojë në arbitrazh ndërkombëtar. Kjo kërkesë është hedhur menjëherë poshtë nga ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srdjan Darmanoviç, i cili ka dalë kundër dërgimit të marrëveshjes në arbitrazh duke ia mbyllur kështu qeverisë së Kosovës edhe një derë tjetër, që e shihte si opsion për dalje nga situata.

Së fundmi, qeveria e Kosovës ka pasur dy qëndrime. Përderisa kryeministrit Ramush Haradinaj thotë se marrëveshja e demarkacionit nuk do të ratifikohet ashtu siç është nënshkruar në vitin 2015 dhe se do të rinegociohet pas punës së komisionit të angazhuar për rishikim të kufirit.

Por nuk mendon kështu ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili në mbledhjen e komision për Punë të Jashtme tha se për Malin e Zi, demarkacioni është punë e kryer dhe e panegociueshme.

Gazeta Express i kishte dërguar pyetje Qeverisë së Malit të Zi rreth mundësisë së dërgimit të marrëveshjes se demarkacinonit të kufirit në Gjykatën e Arbitrazhit, e ajo si përgjigje i ka kthyer deklaratën e ministrit Darmanoviç, i cili thotë se për shtetin e tij ka përfunduar çdo gjë rreth kufirit.

Darmanoviç: Sa i përket arbitrazhit eventual ndërkombëtar, për arbitrazh duhet pajtimi i dy palëve, e unë u kam thënë se ne këtë punë e kemi kryer. Nuk kam çfarë t’i shtojë asaj që kam thënë disa herë rreth kësaj teme. Ne kemi bërë gjithçka që është dashur të bëjmë.

Ai ka shpjeguar se Mali Zi ka shkuar sipas procedurave të nevojshme, duke e finalizuar me ratifikimin e marrëveshjes në Parlamentin e tij. Kjo është edhe pika e fundit e angazhimit të Malit të Zi rreth kufirit me Kosovën.

Darmanoviç: Në Vjenë e kemi nënshkruar marrëveshjen ndërkombëtare me Kosovën në mirëbesim dhe këtë marrëveshje e kemi ratifikuar në mënyrë të rregullt në Parlament siç udhëzojnë normat dhe zakonet e së drejtës ndërkombëtare.

Darmanoviç nuk i jep asnjë mundësi anulimit të marrëveshjes që është miratuar në Parlamentin e tyre, pasi siç thotë ai, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në shtetin e tyre.

Përveçse nuk do të marrin asnjë hap tjetër për demarkacionin, ministri i Jashtëm thotë nuk do t’i bëjnë presion Kosovës dhe se do të presin derisa kjo të zgjedh këtë çështje në Kuvend.

Darmanoviç: Natyrisht ne jemi të durueshëm që të presim zhvillimin eventual të ngjarjeve në Kosovë pasi kjo është çështje e brendshme e tyre. Nuk duam të bëjmë asnjë presion e as të shkaktojmë ndonjë atmosferë rreth asaj se kur do ta gjejë parlamenti i Kosovës formulën me të cilën do ta ratifikojë këtë marrëveshje ndërkombëtare.

Se shteti malazias është rehat, ministri përmend faktin se edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës  dhe Bashkimi Evropian kanë qëndrim të njëjtë me Malin e Zi.

Siç e keni parë një qëndrim identik me Malin e Zi e kanë edhe BE edhe SHBA kështu që qëndrimi ynë nuk është asgjë befasuese dhe asgjë e re”.

Kosovës i kanë ardhur mesazhe nga figurat e institucionet më të rëndësishme të ratifikimit të demarkacionit në Kuvend, dhe varshmërinë e liberalizimit të vizave me kalimin e demarkacionit.

Tags: arbitrazhdemarkacionifrikësohethumbjesmali i zindërkombëtar

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

PD si LSI: Kush është peshku i madh që përmendi Lu

Kur tifozët dhurojnë spektakël (Video)

Trafiku i drogës/Berisha: Arben Ndoka mori peng “ushtarin”







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com