Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Demarkacioni po del në dritë/ Bulliqi: Fakte të reja për vijën kufitare

8 vjet ago
in Të Gjitha
Demarkacioni po del në dritë/ Bulliqi: Fakte të reja për vijën kufitare

Komisioni Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror të hënën do të prezantojë para Qeverisë së Kosovës, të gjeturat e reja lidhur me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Edhe në Qeverinë e Kosovës, zyrtarët kanë deklaruar se kryesuesi i Komisionit Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare, Shpejtim Bulliqi, ka konfirmuar përfundimin e punës në lidhje me demarkacionin.

Kryesuesi i komisionit, Shpejtim Bulliqi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se raporti të hënën do të dorëzohet në Qeveri, por nuk ka dashur të flasë për të gjeturat e reja, pasi që, siç është shprehur ai, ato do të prezantohen në Qeveri fillimisht.

“Do t’i paraqesim ato fakte që kemi arritur t’i sigurojmë për këtë periudhë dhe më tutje do të mbetet në dorën e Qeverise se si do të procedojë tutje”, ka deklaruar Bulliqi.Ai ka thënë se puna në komision është bërë me përkushtimin më të madh dhe se janë konsultuar shumë dokumente.

“Ne kemi marrë një detyrë nga kryeministri i vendit, e kemi kryer atë punë me ndërgjegjen më të lartë brenda mundësive dhe hapësirës që na është krijuar për punë. Se si do vazhdohet tutje dhe sa do të merren për bazë [të gjeturat] nga institucionet e vendit, kjo nuk është në anën time që ta them… le të shohim veprimet pas prezantimit të fakteve”-është shprehur Bulliqi.

Kurse, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, një ditë më parë tha se Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk mund të votojë të gjetura të caktuara për kufirin, të cilat janë të bazuara në kutet e, siç ka thënë ai, Shpejtim Bulliqit, apo edhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Natyrisht se ne nuk do të votojmë çdo të gjetur, por do të votojmë çdo marrëveshje shtetërore që bëhet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Asnjë gjetje të njëanshme nuk e voton Lidhja Demokratike, por vetëm ato që janë të vërteta dhe që ndërlidhen me marrëveshje shtetërore, sepse nuk është kjo marrëveshje e njëanshme e dyanshme. Kufiri nuk mund të vihet në mënyrë të njëanshme”- deklaroi Mustafa.

Kryesuesi i komisionit, Shpejtim Bulliqi, ka theksuar se raporti, të cilin e kanë përgatitur anëtarët e komisionit, nuk është bërë as për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe as për ndonjë subjekt tjetër politik, por ai raport, sipas Bulliqit, është bërë për institucionet e vendit.

Bulliqi nuk ka folur as për atë se sa mund të ketë sukses raporti i komisionit, por ka thënë se krejt kjo varet se si do të kuptohet nga institucionet.

“Varet nga institucionet e vendit se si do t’i marrin këto faktet. Nëse e ke pasur kontrollin efektiv në një element dhe bëhet me dije se e ke kontrolluar deri në një moment të caktuar, nuk e di se si do të heq dorë nga disa çështje që i ka menaxhuar vetë dhe i ka pasur në kontroll të vetin”- ka shtuar Bulliqi.

Pritjet janë që Qeveria e Kosovës bashkë me raportin e Komisionit, ta procedojnë edhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin në Kuvend, në mënyrë që ky institucion të marrë vendim, nëse do ta ratifikojë apo anulojë këtë marrëveshje.

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar nga autoritetet e Prishtinës dhe Podgoricës, në fund të gushtit të vitit 2015, në Vjenë.

Pas ardhjes në krye të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, i cili në legjislaturën e kaluar kishte kundërshtuar ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, ka shkarkuar përbërjen e Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror që drejtohej nga Murat Meha, duke emëruar përbërje të re me në krye Shpëtim Bulliqin. /REL

Tags: bulliqidemarkacionifaktekosovamali i zite reja

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Aksi Elbasan-Librazhd, kamioni përplas për vdekje këmbësorin

Aksi Elbasan-Librazhd, kamioni përplas për vdekje këmbësorin

Kur Shkodra priste Vitin e Ri e përmbytur, foto të vitit 1935

Kur Shkodra priste Vitin e Ri e përmbytur, foto të vitit 1935

Pogba vë në lëvizje gjithë botën me gjestin e tij kundër skllavërisë (Foto+Video)

Pogba vë në lëvizje gjithë botën me gjestin e tij kundër skllavërisë (Foto+Video)







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

18:38 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Gjobë false”/ Paralajmërim për faqe mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit
Aktualitet

“Gjobë false”/ Paralajmërim për faqe mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit

by mirseda
16:20 | 21/01/2026
0

Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik ka lëshuar një apel për qytetarët, duke i paralajmëruar për raste...

Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur

Serbia po armatoset me shpejtësi, Vuçiç: Bota po shkon në një drejtim të çmendur

14:47 | 21/01/2026
Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

Netanyahu pranon të bashkohet në Bordin e Paqes, disa vende i thonë “jo” ftesës së Trump

14:45 | 21/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
Si duket Korpusi i ri modern i Laboratorëve të ISHP-së

Si duket Korpusi i ri modern i Laboratorëve të ISHP-së

14:38 | 21/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com