Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, ku nxjerr prapaskenat e takimit të Ramës më studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Para se të niste takimi, mes studentëve dhe personave të ardhur me porosi për të marrë pjesë në këtë takim, ka pasur një përplasje.
Teksa publikon videon, Berisha shkruan: “Edvini në UBT takim me Freshistë. Studentët e tjerë nuk lejohen në takim me Kallam Dështakun”.