Gjatë protestës së një ditë më parë në Kukës, pati përplasje masive mes policisë dhe demonstrueseve.
Këta të fundit i vunë zjarrin dhe i vunë zjarrin dy pikave ku do të bëhej pagesa e taksës së vendosur nga qeveria për “Rrugën e Kombit” filmua gjerësisht jo vetëm nga kamerat e mediave por edhe nga vetë protestuesit.
Një ndër videot të cilën e publikon ish-kryeministri Berisha në rrjetin social “Facebook”, vihen re edhe sjelljet provokuese nga ana e punonjësve të Policisë.
Për provokim nga uniformat blu deklaroi edhe ditën e sotme njëri nga protestuesit i cili tha se ishte qëlluar me gur dhe kishte ndenjur për më shumë se një orë i gjakosur.
E ndërsa Berisha përkrahë videos shkruan:
Shikoni se si gangsteret me uniforme te narkopolicise nxisin qytetaret qe te gjuajne me gure! sb