Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Del lista/ 9 kompanitë e naftës dhe gazit që i fshehën shtetit mbi 1 mln euro

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Del lista/ 9 kompanitë e naftës dhe gazit që i fshehën shtetit mbi 1 mln euro

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokutaj, ka dhënë detaje dhe informacione të tjera, në lidhje me kontrollet mbi antiinformalitetit.

Në një deklaratë për mediat, Gjokutaj ka përmendur kompanitë që janë gjetur me shkelje, në kuadër të zbatimit të planit operacional për kontrollin e operatorëve që importojnë, tregtojnë apo prodhojnë karburante dhe gaz, të gatshëm për konsum.

Sipas tij, detyrimi i munguar në total dhe penalitetet për këto sasi janë rreth 129 mln lekë, ndërsa deklaroi se aktualisht janë liruar nga detyra 5 doganierë mbikëqyrës, dhe janë janë thirrur në komisionin disiplinor 9 doganierë të tjerë.

DEKLARATA E PLOTË

Siç premtuam pak ditë më parë, jam sot në këtë dalje publike, për të ndarë me ju rezultatet e kontrollit mbi të gjithë operatorët e sistemit me shumicë në vend që importojnë, tregtojnë apo prodhojnë karburante dhe gaz, të gatshëm për konsum.
Në zbatim të planit operacional për kontrollin e produkteve energjetike, Departamenti i Analizave dhe Aposteriorit në DPD, ka kryer kontroll për:
8 magazina të lira për karburantet me vendndodhje në Porto Romano, Lezhë dhe Vlorë; 4 magazina të lira për produktin Gaz i Lëngshëm Natyror me vendndodhje në Vlorë dhe Porto Romano si edhe 3 rafineritë e përpunimit të naftës bruto në Fier, Ballsh dhe Elbasan.

Kontrolli u krye për periudhën 2018 – deri në gusht 2019, dhe konsistoi në krahasimin e të dhënave të sistemit informatik doganor, matjeve fizike të vitit 2018 me gjendjet e matjeve fizike të kryer nga grupi i kontrollit, duke shtuar veprimet doganore të periudhës në kontroll.

Grupi i kontrollit gjithashtu, përllogariti dhe analizoi firot natyrore e teknike të njohura sipas bazës ligjore në fuqi.
Në përfundim të kontrollit, për çdo operator që ka rezultuar me sasi të munguara janë llogaritur detyrimet doganore të munguara dhe janë aplikuar sanksionet përkatëse sipas Kodit Doganor dhe Ligjit për akcizat.

Si rezultat i këtij procesi kanë rezultuar mangësi nga gjendja e deklaruar te të gjithë operatorët që operojnë me karburant në magazinat e lira, 1 operator që operon me gazin natyral të lëngshëm dhe 1 rafineri prodhimi, më konkretisht si më poshtë:
ROYAL TRADE COMPANY sha

PORTO ROMANO OIL sha
GENKLAUDIS sha
EUROPETROL sha
EROIL sha
BOLUNMEZ PETROL sha
LA PETROLIFERA ITALO – ALBANESE sha
MARE OIL Sh.A
TOSK ENERGJI Sha,

Në total, nga i gjithë procesi i kontrollit rezultuan diferenca për 752,015 litra karburant dhe 77,451 litra gaz. Në total detyrimi i munguar dhe penalitetet për këto sasi janë rreth 129 mln lekë (1.06 mln euro).

Jemi të ndërgjegjshëm që lufta ndaj informalitetit kërkon edhe analizimin dhe evidentimin e faktorëve të brendshëm që kanë ndikuar në zhvillimin e këtij fenomeni, si dhe marrjen e masave dhe nxjerrjen e përgjegjësive për çdo individ apo strukturë të institucionit.

Për sa më sipër, bazuar në mangësitë e evidentuara, përveç penalizimit të subjekteve, ka nisur procesi i verifikimit të përgjegjësive brenda administratës doganore. Aktualisht janë liruar nga detyra 5 doganierë mbikqyrës, janë thirrur në komisionin disiplinor 9 doganierë të tjerë.

Përfitoj nga rasti të rikujtoj që ky nuk është një aksion i kufizuar në kohë, por një Plan Operacional Veprimi i vazhdueshëm me objektiv të qartë: asnjë kompromis ndaj informalitetit dhe çdo operatori që do rezultojë me parregullsi.

Synimi i vetëm është mbrojtja e biznesit të rregullt dhe e konsumatorëve, duke garantuar që barra fiskale ndahet në mënyrë të barabartë nga të gjithë bizneset dhe taksat e mbledhura shkojnë për shërbime dhe investime për qytetarët.

Tags: Arlind GjokutajDrejtori i Përgjithshëm i Doganavefsheh te ardhuratgazKontrolletnafte

TË LIDHURA

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë
Aktualitet

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë

20:50 | 15/04/2026
Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues
Aktualitet

Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues

20:03 | 15/04/2026
Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat
Aktualitet

Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

19:51 | 15/04/2026
Next Post
Ngatërrimi i himnit/ Macron mesazh Ramës: E patolerueshme, ndjesë e sinqertë

Ngatërrimi i himnit/ Macron mesazh Ramës: E patolerueshme, ndjesë e sinqertë

Profecia e Tony Blair me koncesionet e Rilindjes

Profecia e Tony Blair me koncesionet e Rilindjes

Vdekja e dy punëtorëve nga shembja e skelave, ndalohet pronari Petrit Syla

Vdekja e dy punëtorëve nga shembja e skelave, ndalohet pronari Petrit Syla







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit
Sport

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

by mirseda
21:36 | 15/04/2026
0

Bayern 1-2 Real Madrid Supersfida e kthimit në Champions mes Bayern dhe Real Madrid po dhuron spektakël....

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Bayern i përgjigjet shpejt Realit, dy gola për pak minuta, ndizet sfida e Champions

Bayern i përgjigjet shpejt Realit, dy gola për pak minuta, ndizet sfida e Champions

21:18 | 15/04/2026
Optimizëm pas bisedimeve Izrael-Liban

Optimizëm pas bisedimeve Izrael-Liban

21:05 | 15/04/2026
Franca, shteti i radhës që ndalon performancën e Kanye West

Franca, shteti i radhës që ndalon performancën e Kanye West

20:53 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com