Një vrasje me armë zjarri pistoletë është shënuar në zonën e “Don Boskos”, në Tiranë, rreth orës 8:10 të mëngjesit të kësaj të premteje.
Xhafer Mata, një 31-vjeçar nga Kalimashi i Kukësit, ka qëlluar për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, e më pas ka shtënë edhe ndaj vetes. Vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa agresori është transportuar për në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë për jetën.
Gazetarët e “Tirana Today”, të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes, raportojnë se 19-vjeçarja ka qenë e shoqëruar me një tjetër vajzë.
Kjo e fundit po merret në pyetje, për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje të rëndë. Mendohet se mes tyre ka pasur një lidhje, dhe autori, në gjendje të rënduar psikologjike ka qëlluar mbi vajzën.