Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Dekretligji i faljes 1946/ Si i solli në Shqipëri dhe i vrau Enveri kundërshtarët

7 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Shemsi Aliaj, si spiuni i Enverit vodhi sekretet e NATO-s

Dokumenti i nëntorit 1946/ Regjimi me ligj, duhet t’i falte të arratisurit dhe t’i lehtësonte ata që dorëzoheshin, po ashtu edhe familjet e tyre që i kishin çuar në internim. Por, koha dëshmoi se ky ishte një kurth për të gjithë të arratisurit, pjesa dërrmuese e të cilëve u pushkatuan apo vdiqën nën tortura…

Në vjeshën e vitit 1946, një fushatë e gjerë propagandistike mori shtrirje në gjithë Shqipërinë, sipas të cilës do të faleshin e do të aplikoheshin masa lehtësuese për të gjithë të arratisurit, që gjendeshin brenda Shqipërisë. Kjo, sipas një dekretligji të aprovuar në Kuvendin Popullor, në 13 nëntor të vitit 1946, i cili nënvizonte  se do të faleshin të gjithë ata “që ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekret-ligji ndodhen në arrati brenda shtetit për shkak se akuzohen si kriminelë lufte dhe armiq të popullit, ose për çdo lloj faji tjetër, ushtarak ose ordiner, në çdo kohë që ti kenë kryer këto, por gjithmonë para hyrjes në fuqi të kësaj dekret ligje, nëqoftëse dorëzohen në organet e pushteitt  mbrënda 45 ditëve nga data që hyn në fuqi kjo dekretligje”.

Po ashtu, dekretligji nënvizonte se pas dorëzimit të tyre, do të ndërpritej  persekutimi ndaj familjeve të tyre, të cilat ishin internuar. Siç vihet re në këtë frazë, regjimi e pranon zyrtarisht se familjarët internoheshin në masë vetëm pse një familjar i tyre ishte arratisur.

Në të vërtetë dekretligji kishte synim t’i priste rrugën aktivitetit antikomunist, që mund të organizonin gjithë kundërshtarët e regjimit, që ishin hedhur në arrati, që në ditët e para të pas Luftës.

Ajo çka thekson dekretligji në të gjithë nenet e tij, në të vërtetë ishte vetëm një kurth, pasi të gjithë të arratisurit që u dorëzuan përfunduan në pushkatim, burgime të gjata apo vdiqën në hetuesi dhe në qelitë e burgjeve.

Kujto.al – Arkiva Online e  Viktimave të Komunizmit, e sjell të plotë tekstin e këtij dekretligji të miratuar nga Kuvendi Popullor, në 13 nëntor 1946.

………….

Në datën 13-11-1946 u mblodh Komisioni i Ligjeve dhe mori në shqyrtim Dekret Ligjet nr.334, 335, 337, 338, 339 dhe 342.

Komisioni masi i studjoi këto dekrete nji nga nji e nen për nen i aprovoj unanimisht pa ndryshime.

Z.kryetar- Bisedimet në parim mbi dekret-ligjet janë të hapura. Ka njeri të diskutojë mbi këto dekret-ligje?

Pasi nuk kërkoj njeri të flasë, vihen në votim dhe pranohen në parim me unanimitet dekret-ligjet e larpërmendura.

Vazhdon aprovimi i tyre në hollësi.

Dekret-ligja nr.335 dhe 339 këndohen dhe aprovohen në hollësi dhe tërësi pa ndonjë ndryshim si vijon:

Dekret ligjë Nr.335 d.12.9.1946

Mbi faljen e t’arratisunve t’akuzuar për faje penale

Neni 1

U akordohet një falje, sipas dispozitave të mëposhtme të gjithë atyre që ditën e hyrjes në fuqi të këtij dekret ligje ndodhen në arrati brenda shtetit për shkak se akuzohen si kriminelë lufte dhe armiq të popullit, ose për çdo lloj faji tjetër, ushtarak ose ordiner, në çdo kohë që ti kenë kryer këto, por gjithmonë para hyrjes në fuqi të kësaj dekret ligje, nëqoftëse dorëzohen në organet e pushtetit  mbrënda 45 ditëve nga data që hyn në fuqi kjo dekretligjë.

Neni 2

T’arratisurit që dorëzohen mbrënda afatit  të sipërmë, përfitojnë nga konditat lehtësonjëse për dënimet që mund t’u jepen  për fajet e kryera prej tyre.

Veç kësaj ata do të meritojnë çdo benefic të mundshëm nga ana e organeve të pushteitt  dhe do të ngrihet menjëherë çdo masë  që mund të jetë marrë kundër familjeve të tyre si internim, etj…

Neni 3

Ata, nga të arratisurit, që nuk do të dorëzohen brënda afatit të nenit 1, do të ndiqen pa mëshirë, duke u marrë masat më të rrepta si nga ana e organeve të Pushtetit ashtu edhe nga populli.

Neni 4.

Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e P.Mbrendshme ngarkohen me zbatimin e kësaj Dekret – ligje.

Neni 5

Kjo Dekret-ligjë hyn në fuqi menjëherë.

Dekret –ligjë Nr.339 d.28 –X- 946

Mbi zgjatjen e afatit të dekretligjës Nr.335 d.12 -9-1946 mbi faljen e t’arratisurve t’akuzuar për faje penale.

Neni 1.

Afati prej 45 ditësh i parashikuar prej Dekret –ligjës nr.335 datë 12-9-1946 “ mbi faljen e t’arratisurve t’akuzuar për faje penale, zgjatet deri më datën 29 nëntor 1946.

Neni 2

Kjo dekret Ligjë hyn në fuqi menjëherë.

Burimi: Fondi ‘Kuvendi Popullor’, Dosja 97, vitit 1946

Kujto.al Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Rakipi ‘vë me shpatulla pas muri’ kryeministrin: Don Rama përgjigju këtyre pyetjeve

Rakipi ‘vë me shpatulla pas muri’ kryeministrin: Don Rama përgjigju këtyre pyetjeve

Dialog me Kryeministrin/ “Rama detyron studentët që marrin bursë të shkojnë në Top Show”

Rama: Studentët punojnë turni i tretë gjithandej

“Pse i lë në të ftohtë për 8 ditë, je prind vetë?” Rama: Vajza ime punonte turni tretë kur…

“Pse i lë në të ftohtë për 8 ditë, je prind vetë?” Rama: Vajza ime punonte turni tretë kur...







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com