Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nderimi nga Presidenti, Arbër Hajdari: Titulli, frymëzim për “Fundjavë Ndryshe”

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Nderimi nga Presidenti, Arbër Hajdari: Titulli, frymëzim për “Fundjavë Ndryshe”

Gjatë nderimit të “Fundjavë Ndryshe” nga presidenti Nishani, me Titullin “Për merita të veçanta civile”, drejtuesi i kësaj nisme Arbër Hajdari ftoi të gjithë njerëzit për t’iu bashkuar asaj.

 

Gjatë fjalës së tij, Hajdari u shpreh se ky nderim u takon të gjithë atyre që janë pjesë e nismës së bamirësisë, ndërsa shtoi se medalja është një frymëzim për të vazhduar më tej nismën e tij.

Fjala e plotë e drejtorit të “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari:

“I nderuar z. President!

E nderuar zonja e parë!

Të nderuar ambasadorë!

Të nderuar bamirës!

Të nderuar pjesëmarrës!

Zonja dhe zotërinj!

 

Sot “Fundjavë Ndryshe” merr dekoratën “Nënë Tereza”, e kjo dekoratë u takon të gjithë atyre që kanë qenë dhe janë pjesë e nismës së bamirësisë që me guxim zgjodhi të sfidojë varfërinë.

Jam i lumtur të gjej misionin tonë mes fjalëve që Nënë Tereza tha kur u vlerësua me Çmimin Nobel, “Unë punoj për të varfrit”.

Ne punojmë për të varfrit! Punojmë për të mposhtur realitetin indiferent të shoqërisë aktuale virtuale, e për të unifikuar popullin shqiptar nën moton “Shqiptarët për Shqiptarët”, popull që në pak muaj na tregoi se virtytet e bujarisë e mirësisë nuk janë kthyer në mite, janë virtyte të strukura në shpirtrat tanë e që “Fundjavë Ndryshe” ia doli t’i zgjojë përmes transparencës dhe sinqeritetit!

Shqiptarët e mbështetën “Fundjavën”! Asnjë strukturë shtetërore apo organizatë nuk u bë pjesë e “Fundjavës”! “Fundjava” zgjodhi t’i përkasë atyre për të cilët u krijua! Shqiptarëve!

“Fundjavë Ndryshe” është frymëzimi që ne gjetëm për të zbutur varfërinë, me besimin dhe shpresën se e nesërmja do të na gjejë më të fortë, të bashkuar. “Fundjavë Ndryshe” është forca që ne gjetëm për të besuar te njëri-tjetri, te kombi ynë e te historia jonë!

Në 17 muaj shqiptarët treguan se ne ia dolëm të trokisnim në 9600 familje për të çuar ushqimin e përditshëm, të ndërtonim 20 shtëpi e të punësonim 270 kryefamiljarë. Ne ia dolëm të çojmë mjekë në shtëpitë e të pamundurve, duke u ofruar asistencën shëndetësore atyre njerëzve që dergjen në shtretër prej kashte, të ngujuar mes dhimbjes, sëmundjes e skamjes!

Arma më e fortë që shpirti njerëzor ka përballë errësirës së varfërisë, është edukimi!

Duke i dhënë mundësi të studiojnë fëmijëve të varfër, shpërndamë 90 bursa, që ndezën dritat e shpresës në zemrat e tyre. Sot ne jemi më shumë se 6000 të rinj e të reja vullnetare anembanë vendit, idealistë e realistë, kritikë e të guximshëm, por të gjithë jemi të vendosur e të bashkuar në një qëllim të vetëm!

Në 17 muaj duke qarkulluar një shifër prej 2 miliard lekësh në bamirësi, shqiptarët na treguan se edhe pse të varfër ne kemi mjaftueshëm forcë dhe dinjitet për të ndihmuar njëri-tjetrin, e për të qëndruar me kokën lart para një mallkimi që na ka përndjekur në shekuj e ka ardhur koha ta luftojmë: varfëria.

Gjej rastin t’ju ftoj të bashkoheni me ne, të kemi kurajë për të qenë të duruar, të përkushtuar në misionin tonë, të gjithë bashkë. 

Me bindje e them se të gjithë jemi krenarë që kemi merituar një dekoratë fisnike si vetë emri që mban, një dekoratë që do të jetë me siguri burim frymëzimi për t’u bërë pjesë e “Fundjavë Ndryshe” duke ndarë nga vlerat që posedon.

Bamirësia nuk të varfëron!

Ju faleminderit!”

 

TË LIDHURA

Goditet një rrjet ndërkombëtar kontrabande i qenieve njerëzore, 3 të arrestuar
Aktualitet

Goditet një rrjet ndërkombëtar kontrabande i qenieve njerëzore, 3 të arrestuar

10:29 | 11/09/2025
Lejoi të kalonin kufirin dy të kërkuar për drogë, AMP ndalon policin e kufirit në Qafë-Botë
Aktualitet

Lejoi të kalonin kufirin dy të kërkuar për drogë, AMP ndalon policin e kufirit në Qafë-Botë

10:13 | 11/09/2025
24 vite nga 11 shtatori, Presidenti Begaj përkujton viktimat
Politikë

24 vite nga 11 shtatori, Presidenti Begaj përkujton viktimat

09:48 | 11/09/2025
Next Post
Erick Thohir konfirmon mbështetjen ndaj Pioli-t

Erick Thohir konfirmon mbështetjen ndaj Pioli-t

Xhafaj letër Llallës: Deklarata juaj cenon frymën pozitive të besimit

Xhafaj letër Llallës: Deklarata juaj cenon frymën pozitive të besimit

Johannes Hahn: Deklaratat për bashkim kombëtar, të papranueshme

Johannes Hahn: Deklaratat për bashkim kombëtar, të papranueshme

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025




TË FUNDIT

Kryeministri Al Thani: Netanyahu vrau çdo shpresë për pengjet në Gaza
Bota

Kryeministri Al Thani: Netanyahu vrau çdo shpresë për pengjet në Gaza

by mirseda
10:36 | 11/09/2025
0

Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, paralajmëroi se përpjekja e Izraelit për të vrarë udhëheqësit...

Goditet një rrjet ndërkombëtar kontrabande i qenieve njerëzore, 3 të arrestuar

Goditet një rrjet ndërkombëtar kontrabande i qenieve njerëzore, 3 të arrestuar

10:29 | 11/09/2025
Atentati ndaj konservatorit Charlie Kirk, vijojnë kërkimet për zbardhjen e vrasjes së aleatit të Trump

Atentati ndaj konservatorit Charlie Kirk, vijojnë kërkimet për zbardhjen e vrasjes së aleatit të Trump

10:22 | 11/09/2025
Lejoi të kalonin kufirin dy të kërkuar për drogë, AMP ndalon policin e kufirit në Qafë-Botë

Lejoi të kalonin kufirin dy të kërkuar për drogë, AMP ndalon policin e kufirit në Qafë-Botë

10:13 | 11/09/2025
SERBIA “ZIEN”/ Tifozët kërkojnë largimin e Stojkovic, në Shqipëri “fërkojnë duart”

SERBIA “ZIEN”/ Tifozët kërkojnë largimin e Stojkovic, në Shqipëri “fërkojnë duart”

10:09 | 11/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com