Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Deklaratat që tronditën Real Madridin, tifozët nuk falin: Don Jose na shpëto

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Deklaratat që tronditën Real Madridin, tifozët nuk falin: Don Jose na shpëto

Gjërat nuk po shkojnë aspak mirë te Real Madrid. Përmirësimi i rezultateve dhe pozicionit në renditje në krahasim me epokën Lopetegui nuk mjafton. Këtë po e mëson shumë mirë Santiago Solari, që në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Real Sociedad, e cila vjen pas barazimit zhgënjyes 2-2 me Villarreal, ka bërë disa deklarata që ndoshta do të kishte bërë mirë t’i mbante për vete.

Deklarata e parë që ka acaruar tifozët ka të bëjë me renditjen. “Jemi të kënaqur, kemi kaluar nga vendi i nëntë tek i katërti, nuk ka qenë e lehtë”. Një rezultat i mirë për çdo skuadër tjetër ndoshta, por jo për Real Madrid. Dhe tifozët kanë shpërthyer në rrjetet sociale. “Nuk meriton të kalojë asnjë minutë më shumë në drejtim të Real-it”.

Por edhe ata që nuk janë mbështetës të “Los Blancos” nuk mund të mos e pranojnë se një deklaratë e tillë është në kontrast të plotë me filozofinë e klubit. “Ai që flet është trajneri i Real Madrid. Ju lutem, REAL MADRID, bijtë e mi!”. Me pak fjalë, një koncept që nuk është pëlqyer, deri në atë pikë sa ka ardhur edhe një “Don Jose na shpëto”, drejtuar Mourinho-s.

Por deklarata për renditjen nuk ka krijuar aq shumë kaos sa ajo e dyta në lidhje me ndeshjet e mbyllura në barazim. “Nuk duhen nënvlerësuar barazimet”. Ideja që trajneri i Real Madrid vlerëson një barazim të marrë pas një goli të pësuar 10 minuta para fundit është e papranueshme. “Nëse vlerat e Real-it do të respektoheshin, klubi do të lajmëronte sot shkarkimin e tij”, ka shkruar një tifoz.

Dikush tjetër ka kujtuar një tjetër shkarkim historik për shkak të një fraze pothuajse të ngjashme. “Në dhjetorin e 2008-ës, Schuster ka thënë ‘nuk është e mundur të fitosh në Camp Nou’ dhe është shkarkuar ditën pasuese”. Edhe gazetat spanjolle nuk i kanë kursyer kritikat. Një nga gazetarët më të njohur të “Marca”-s, në fakt, ka shkruar: “Ka disa fraza që një trajner i Real Madrid nuk mund t’i thotë”.

Çfarë do të ndodhë pas barazimit të ardhshëm? Ndoshta trajneri i madrilenëve nuk do të dojë ta dijë….

TË LIDHURA

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit
Sport

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit

17:40 | 15/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet
Sport

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat
Sport

Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

18:38 | 14/01/2026
Next Post
Britney Spears tërhiqet nga muzika. Zbardhet arsyeja (foto)

Britney Spears tërhiqet nga muzika. Zbardhet arsyeja (foto)

Deputeti shan Ramën: Piranja e fondeve dhe pasurive publike

Deputeti shan Ramën: Piranja e fondeve dhe pasurive publike

“E njëjta histori”, Fatma zbulon sekretin e Alfios

"E njëjta histori", Fatma zbulon sekretin e Alfios







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

by mirseda
22:37 | 22/01/2026
0

Ivanka Trump, vajza e presidentit Donald Trump, pas qëndrimit prej ditës së djeshme në Vlorë për të...

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

20:50 | 22/01/2026
Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

19:47 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com