Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Degradon Hekurudha, bien të ardhurat me 4 milionë euro

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Degradon Hekurudha, bien të ardhurat me 4 milionë euro

Hekurudhat Shqiptare sh.a, enti publik që menaxhon hekurudhat në të gjithë vendin prej vitesh nuk është financiarisht në nivelet e pritshmërive. Kompania publike po has edhe një rënie të të ardhurave dhe vijon të rezultojë me humbje të larta. Ndërkohë që rrjeti hekurudhor ka nevojë për të paktën 200 milionë euro për tu rikthyer në parametra optimalë.

Në fund të vitit 2016, të ardhurat e Hekurudhës ishin në total 564 milionë lekë, (të ardhurat e shfrytëzimit plus të tjera), apo rreth 4.1 milionë euro, me një rënie prej 27% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për shkak të vjetërsimit të tejskajshëm të mjeteve, kompania ka një normë mjaft të lartë amortizimi, teksa zhvlerësimi i aktiveve afatgjata ishte 525 milionë lekë, pothuajse sa të ardhurat.

Duke i shtuar amortizimit të lartë edhe shpenzimet e personelit prej rreth 400 milionë lekësh (plus 27 milionë lekë shpenzime financiare), kjo ka bërë që kompania të rezultojë me humbje të mëdha, në 538 milionë lekë në vitin 2016 (rreth 4 milionë euro). Megjithatë, për shkak të reduktimit të shpenzimeve të personelit dhe rënies fortë të shpenzimeve për interesa, humbjet janë ulur me 32 për qind.

Aktualisht hekurudhat shqiptare konsiderohen një “gropë e zezë” në buxhet pasi subvencionohet pothuajse çdo vit. Prej vitesh ajo rezulton me humbje të mëdha dhe humbjet e akumuluara në kapitalin e kompanisë ishin 4.6 miliardë lekë, apo rreth 33 milionë euro, shkruan Monitor.

Një nga planet e lakuara ishte ajo e dhënies me koncesionin të disa pjesëve të kësaj hekurudhe por kjo deri më tani është bërë e mundur vetëm për dy linja shumë të shkurtra si Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë që menaxhohet nga kompania Albstar për një vlerë investimi 20 milionë dollarë.

Sipas të dhënave të INSTAT për muajin korrik 2017, përmes hekurudhës janë transportuar mbi 90 mijë ton mallra,  kurse nga janari në korrik janë transportuar 40 mijë pasagjerë, numër që në raport me një vit në parë është ulur me rreth 50 %.

Tags: 4 milione eurodegradonHekurudhahumbje

TË LIDHURA

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025
Tirana feston “Natën e Bardhë”
Aktualitet

Tirana feston “Natën e Bardhë”

21:38 | 29/11/2025
Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave
Aktualitet

Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

21:22 | 29/11/2025
Next Post
Gianni Pitella: BE në krizë, i duhet të ndryshojë të gjithë strukturën  

Gianni Pitella: BE në krizë, i duhet të ndryshojë të gjithë strukturën  

Botërori 2019, kombëtarja shqiptare e femrave e nis me humbje

Botërori 2019, kombëtarja shqiptare e femrave e nis me humbje

Kuotat bosh të universiteteve, ja datat e aplikimeve për raundin e dytë

Kuotat bosh të universiteteve, ja datat e aplikimeve për raundin e dytë







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

by mirseda
21:28 | 30/11/2025
0

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e sotme në Elbasan. është ekzekutuar me armë zjarri...

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

22:49 | 29/11/2025
Tirana feston “Natën e Bardhë”

Tirana feston “Natën e Bardhë”

21:38 | 29/11/2025
Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

21:22 | 29/11/2025
U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

20:53 | 29/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com