Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

DEA dhe autoritetet greke i janë vënë “këmba-këmbës” trafikantit shqiptar

9 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha

Autoritetet greke dhe DEA amerikane e stacionuar në Athinë vazhdojnë hetimet për rrjetin e kokainës që drejtohej nga një biznesmen shqiptar.

Gazeta greke “I Efimerida” ka publikuar dokumente të dëshmive dhe të provave të mbledhura për këtë organizatë. Sipas kësaj gazete, “truri” i trafikut të kokainës është biznesmeni shqiptar Arian S., 54 – vjeç. Ai është nga Fieri dhe jeton në një vilë në Kavuri, zonë në periferi të Athinës.

Arian S. është biznesmen në fushën e tregtimit të gazit natyror dhe karburantit.

Më parë, emri i tij ka qenë i përfshirë në një tjetër rast të trafikut të drogës në Spanjë dhe në Itali, por ka mundur të shpëtojë dhe asnjëherë nuk është dënuar, thotë gazeta “I Efimerida”.

Sipas të dhënave të autoriteteve greke, drejtuesit e kësaj organizate kishin kontakt të drejtpërdrejtë me një kartel droge në Kolumbi, ku dhe merrnin kokainën.

Nga Amerika Latine, kokaina dërgohej në Ballkan. Përpunimi bëhej në Shqipëri dhe në Kosovë dhe më pas trafikohej në zonën e Trikallas. Këtu hynte në lojë biznesmeni grek Sakis Karatzounis, edhe ky i arrestuar, i cili kishte për detyrë të magazinonte drogën që sillnin shqiptarët. Pas kësaj, kokaina transportohej për në Athinë dhe në Mikonos, ku shitej për klientët VIP dhe 1 gr kapte vlerën e 100 Eurove, shkruan “tvklan”.

Biznesmeni Arian S. dhe 4 shqiptarë të tjerë së bashku me sipërmarrësin grek ndodhen tashmë në duart e auto

riteteve greke. Biznesmeni Sakis Karatzounis ka pranuar përfshirjen në këtë rrjet dhe ka thënë para hetuesve se 6 muaj më parë u kontaktua nga Arian S. Më pas, ky i fundit i kërkoi të ruante një sasi droge në depon e shtëpisë së tij, biznesmeni grek tha se nuk kishte dijeni që ishte kokainë.

DEA amerikane kishte marrë informacione se një sasi kokaine ishte nisur nga Kolumbia drejt Ballkanit nën logon e “Playboy” dhe zbuloi se të përfshirë ishin shqiptarë dhe grekë. Gjatë aksionit antidrogë të zhvilluar më 7 Qershor, autoritetet greke sekuestruan 20 kg kokainë në zonën e Trikallas. Ndërkohë, mediat greke nuk kanë publikuar ende asnjë dëshmi në polici të biznesmenit shqiptar.

Tags: autoritetet grekeDEAkëmba-këmbëstrafikantit shqiptar

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Aktualitet

Tragjedia në bregdetin e Shëngjinit/ Nufi: Jemi pranë familjeve të prekura dhe qytetarëve të Kosovës

21:50 | 03/06/2026
Next Post
Foto ilustruese

Rama: Fotoja e Saliut largon vampirët nga shtëpitë tuaja

Kandidatja e LSI-së: Nuk bëhet politika me 50-vjeçarë; Rama dhe Basha janë kërcënim për vendin

(VIDEO) Gjermania mposht Australinë, merr 3 pikët e para në Grupin B







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com