Manchester City është duke fituar 2-0 përballë Cardiff City në FA Cup, me gola të De Bruyne dhe Sterling. Goli i parë u shënua nga belgu, me anë të një goditje dënimi. Një ekzekutim perfekt dhe me shumë qetësi që e kanë bërë vetëm yje të futbollit si Ronaldinho, Ronaldo, Messi e disa të tjerë.
Goli i dytë projektohet në këmbët e Bernardo Silvas, i cili hedh një kros në zonën ku ndodhet Sterling dhe ky i fundit godet në mënyrë fantastike dhe dyfishon rezultatin. Pjesa e parë mbyllet në favor të Cityt dhe duket se tashmë e kanë prerë biletën për të vazhduar aventurën ne FA Cup.