Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Dashuri në kohën e kolerës”: Frazat më të bukura nga libri i Gabriel Markez

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
“Dashuri në kohën e kolerës”: Frazat më të bukura nga libri i Gabriel Markez

“Dashuri në kohën e kolerës”, një kryevepër e vërtetë e shkrimtarit kolumbian të lindur më 6 mars. Në këtë libër, Gabriel Garsia Markez rrëfen historinë e një dashurie të gdhendur në një sfond historik që duket sikur është aktuale.

Ai flet për një dashuri që ka zgjatur më shumë se 50 vjet, e përbërë nga distanca, reflektime, kontraste. Një histori emocionuese, e bërë unike nga realizmi magjik i Markezit. Një libër nga i cili nxjerrim shpesh disa fraza të bukura për t’i bërë tonat. Për çfarë shërbejnë librat, nëse jo për të reflektuar mbi dashurinë dhe jetën?

Gabriel Garsia Markez

Lindi më 6mars 1927, dhe ndërroi jetë më 7 prill 2014. Fitues i Çmimi Nobel për letërsi në vitin 1982, ky shkrimtar na ka dhënë si trashëgimi kryevepra të vërteta letrare. Shkrimtarin më të njohur kolumbian e kujtojmë për librat si “Njëqind vjet vetmi”, “Dashuri në kohën e kolerës”, “Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar”.

Ai ka shkruar vepra klasike që nuk mund të mungojnë në bibliotekat tona, dhe në “udhëtimet” tona si lexues. Një nga përfaqësuesit kryesor të të ashtuquajturit “realizëm magjik”, Markez diti gjithmonë të kombinonte elementë të mbinatyrshmes me realitetin.

“Dashuri në kohën e kolerës”, një libër i paharrueshëm

Shumëkush mund ta ketë rilexuar këtë libër gjatë pandemisë së koronavirusit. Pse?

Sepse titulli i thotë të gjitha. Edhe sepse “dashuria në kohën e kolerës” flet për familjet, marrëdhëniet, ndjenjat që shpalosen midis vështirësive të mesit të shekullit XIX-të, duke na mësuar shumë më shumë gjëra sesa do të prisnim.

I botuar në vitin 1985, synimi i Gabriel Garsia Markez ishte të shkruante një roman të shekullit XIX-të,pikërisht ashtu siç shkruhej në atë shekull. Ja cilat janë frazat më të bukura të marra nga ky libër: E dija që do ishe shumë krenare që të ktheheshe, prandaj vendosa të vij të të marr.

Unë jam një asgjë, nuk do të shërohem kurrë deri në fund të ditëve të mia; flaka e dashurisë më ka goditur dhe djegur pa asnjë mundësi rikuperimi; ajo është një ferrë e mbjellë brenda meje, është një pjesë e imja kudo që shkoj dhe kudo ku ajo gjendet.

Njëherë ai i kishte thënë diçka që ajo nuk arrinte ta perceptonte:personat e gjymtuar ndjejnë dhimbje, ngërçe, gudulisje, pikërisht tek këmba që nuk i kanë më. Kështu ndihej ajo pa të, e ndjente aty, ai nuk ishte më.

Kështu ajo përfundoi duke menduar për të ashtu siç nuk e kishte imagjinuar kurrë, duke e imagjinuar atje ku ai nuk ishte, duke e dëshiruar atje ku nuk mund të ishte, duke u zgjuar papritur me ndjenjën fizike se ai po e kundronte në errësirë ​​ndërsa ajo flinte.

Ai ishte ende shumë i ri për ta ditur se kujtesa e zemrës, i eliminon kujtimet e këqija dhe i zmadhon kujtimet me të mira, dhe se falë këtij truku, ne arrijmë ta tolerojmë të kaluarën.

Ai shikim i rastësishëm, ishte origjina e një dashurie kataklizmike, që nuk kishte mbaruar ende gjysmë shekulli më vonë.

Qeniet njerëzore nuk lindin gjithmonë në ditën kur i sjellin në jetë nënat e tyre, por jeta i detyron ata që shumë herë të lindin vetë.

Dhe ajo i mësoi atij të vetmen gjë që duhej të mësonte mbi dashurinë:që jetën nuk ta mëson askush.

Burimi i lajmit: https://libreriamo.it/aforismi/lamore-ai-tempi-del-colera-le-frasi-piu-belle-del-libro-di-g-garcia-marquez

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: dashuri ne kohen e koleresgabriel garsia makezletersi

TË LIDHURA

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime për t’i dhënë fund konfliktit vdekjeprurës
Bota

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime për t’i dhënë fund konfliktit vdekjeprurës

17:40 | 22/12/2025
Trump emëron guvernatorin e Luizianës të dërguar special në Groenlandë
Bota

Trump emëron guvernatorin e Luizianës të dërguar special në Groenlandë

09:28 | 22/12/2025
Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi
Bota

Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi

14:46 | 20/12/2025
Next Post
E turpshme/ Do përballen me Kosovën, por ja çfarë shkruan Federata Spanjolle

E turpshme/ Do përballen me Kosovën, por ja çfarë shkruan Federata Spanjolle

Si ta bësh Serbinë ta njohë Kosovën?

Si ta bësh Serbinë ta njohë Kosovën?

Punimet te Unaza e Re/ ARRSH publikon planin e ri për menaxhimin e trafikut

Punimet te Unaza e Re/ ARRSH publikon planin e ri për menaxhimin e trafikut







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Protesta e PD, i bashkohet Ervin Salianji
Politikë

Protesta e PD, i bashkohet Ervin Salianji

by mirseda
18:41 | 22/12/2025
0

Ka nisur protesta kombëtare e PD Protestës së thirrur nga Sali Berisha, i është bashkuar edhe Ervin...

Afera “Balluku”/ Sot protesta e opozitës, i bashkohet Argita dhe Jamarbër Malltezi

Afera “Balluku”/ Sot protesta e opozitës, i bashkohet Argita dhe Jamarbër Malltezi

18:27 | 22/12/2025
Protesta kombëtare, Berisha mbërrin në selinë e PD, pritet me brohorima nga mbështetësit e tij

Protesta kombëtare, Berisha mbërrin në selinë e PD, pritet me brohorima nga mbështetësit e tij

18:12 | 22/12/2025
Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime për t’i dhënë fund konfliktit vdekjeprurës

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime për t’i dhënë fund konfliktit vdekjeprurës

17:40 | 22/12/2025
Aksident i rëndë në Borsh, drejtuesi i skrepit transportohet me helikopter në Tiranë

Aksident i rëndë në Borsh, drejtuesi i skrepit transportohet me helikopter në Tiranë

17:32 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com