Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

DASH: Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa kundër radikalizimit fetar

8 vjet ago
in Të Gjitha
The US against opposition’s boycott: “Do not abstain the elections”

“Kushtetuta e Kosovës e ndalon diskriminim religjioz dhe mundëson liri të fesë”, shkruan në fillim të kapitullit për Kosovën në Raportin Ndërkombëtar të Lirive Fetare për vitin 2016 të Departamentit amerikan të Shtetit, i cili është publikuar sot.

Më tutje theksohet se “legjislacioni nuk lejon që grupet fetare të regjistrohen si entitete juridike, duke krijuar pengesa për ato në kryerjen e punëve të tyre. Qeveria e ka miratuar, ndërsa në Parlament është shqyrtuar, por nuk është votuar për propozimligjin, me të cilin do të lejohej regjistrimi i grupeve fetare si entitete juridike, në mënyrë që ato të mund të ushtronin aktivitet dhe çështje juridike me shtetin dhe entitetet private”.

Në këtë kuadër, në raport thuhet se “Komuna e Prishtinës, duke e cituar mungesën e lejes së ndërtimit, i ka ndalur murgjit ortodoksë serbë nga pastrimi dhe riparimi i dritave në Kishën e Shpëtimtarit, e cila ende është e papërfunduar, pasi vandalët ia kishin vënë zjarrin”.

“Qeveria e Kosovës kishte punuar me Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) për ta luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe e ka dënuar vandalizmin në vendet religjioze”, thekson raporti i Departementit amerikan të Shtetit në kapitullin për Kosovën.

“Protestuesit kanë hedhur gurë dhe kokteje molotovi kundër pjesëmarrësve të disa ngjarjeve me pelegrinë ortodoksë serbë. Në një incident, protestuesit etnikë shqiptarë kanë hedhur gurë dhe i kanë parandaluar pelegrinët ortodoksë serbë nga pjesëmarrja në një manifestim në Mushitisht. Në disa raste, vandalët i kanë dëmtuar pasuritë religjioze të Kishës Ortodokse Serbe, përkundër mbrojtjes nga ana e Qeverisë. Një serb entik e ka dëmtuar një xhami myslimane”, shkruan në raport dhe theksohet se “përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara shpeshherë janë takuar me zyrtarët qeveritarë për të kërkuar tolerancë fetare, kalim të legjislacionit për lejimin e institucioneve fetare për të fituar status juridik dhe për implementim të plotë të legjislacionit, që i mbronë vendet fetare dhe për të diskutuar për përpjekjet për zgjidhjen e kontesteve të pasurisë fetare”.

“Ambasada është angazhuar me komunitetet religjioze për të diskutuar për qasje në varrezat për protestantët dhe ishte kosponzore e një konference për rolin e femrave në dialogun ndërfetar dhe kundërshtimin e esktremizmit të dhunshëm”.

Në pjesën e raportit “Praktikat qeveritare”, theksohet se Qeveria e Kosovës “ka ndërmarrë hapa për kundërshtimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm të ndërlidhur me religjion”.

Sipas komuniteteve të religjionit, “Qeveria ka vazhduar t’i përgjigjet dhunës dhe vandalizmit në shoqëri, kundër disa komuniteteve religjioze pakicë”.

Nga ky raport i gjatë, veçojmë edhe rastin ku theksohet se “më 26 korrik prokurorët e kanë akuzuar klerikun iranian, Hasan Azari Bejandi, për pastrim të parave nëpërmjet një organizate joqeveritare nominale, që ai e operonte”.

Autoritetet thanë se Bejandi ishte shef i Fondacionit “Kuran” në Kosovë, ku përfshiheshin pesë organizata shiite, të cilat ai i drejtonte në Kosovë, me lidhje në Iran.

Policia e Kosovës, shkruan mëtutje në raport, nuk e ka arrrestuar Bejadin, pasi ai ishte larguar nga vendi më 28 korrik. Menjëherë pas kësaj, Qeveria e Kosovës i ka mbyllur të pesë organizatat.

Në pjesën e raportit për Shqipërinë, theksohet se Kushtetuta e këtij vendi garanton liri të religjionit dhe ndërgjegjes, shkruan REL.

“Qeveria i ka legalizuar 137 xhami gjatë vitit, në krahasim me gjashtë sosh para një viti”, theksohet në raport dhe shtohet se “grupet fetare kanë raportuar një lloj të progresit në qindra kërkesa ndaj Qeverisë për kthim të pasurisë së konfiskuar gjatë periudhës komuniste”.

“Këshilli ndërfetar, që konsiderohej të funksiononte si forum i liderëve të komuniteteve religjioze të vendit, për të diskutuar për shqetësimet e përbashkëta, nuk është takuar, siç kishte ndodhur në vitet e kaluara”, thekson raporti dhe shton se “Papa Françesk e ka mbajtur një audiencë në Romë me liderin e komunitetit global të bektashinjëve, me seli në Tiranë, që ishte audienca e parë e këtillë për ndonjë lider fetar nga vendi me Papën”

Tags: dashfetarhapakunderndërmarrëqeveria e Kosovesradikalizimit

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Tragjike, 14-vjeçari mbytet në lumin Shkumbin

Tragjike, 14-vjeçari mbytet në lumin Shkumbin

Patatja e ëmbël, ushqim bazë për fëmijët tuaj

Patatja e ëmbël, ushqim bazë për fëmijët tuaj

Tentoi të përdhunojë të miturën në plazhin e Velipojës, prangoset 19-vjeçari

Tentoi të përdhunojë të miturën në plazhin e Velipojës, prangoset 19-vjeçari

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Shik, agjenti del hapur: Patrik po kërkon kuqezinjtë
Sport

Shik, agjenti del hapur: Patrik po kërkon kuqezinjtë

by mirseda
08:46 | 02/08/2025
0

Milani vijon kërkimin për një sulmues që të shoqërojë Santi Gimenezin në repartin ofensiv, ndërsa në pritje...

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

08:43 | 02/08/2025
Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021

Të huajt kanë blerë 1.3 miliardë euro prona që nga viti 2021

08:40 | 02/08/2025
Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

08:38 | 02/08/2025
Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur

Sarandë, mjeti përplaset me shtyllën elektrike, shoferi rezulton në gjendje të dehur

08:34 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com