Sikundër është paralajmëruar më herët, pritet që “Dance With Me” të vijë plot risi këtë edicion. Një prej anëtarëve të përhershëm të jurisë që në sezonin e parë të programit, ndezësi i gjithë debateve dhe “konflikteve” brenda emisionit, Robert Aliaj është larguar.

Ato që mbeten të pandryshuara janë Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka.

Produksioni ka menduar edhe për jurinë, duke gjetur zëvendësuesin e Robert Aliaj. Burime për Blitz.al thonë se ai është Gentian Zenelaj, i cili është tashmë pjesë e Klan, së bashku me Saimir Kodrën në emision “Stop”.










