Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Damnatio memoriae: Kur romakët zhduknin qëllimisht njerëzit nga historia

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Damnatio memoriae: Kur romakët zhduknin qëllimisht njerëzit nga historia

Roman soldiers taking part in decursio - ritual circling of funeral pyre, c180-196. Detail of a relief from the Antonine Column, Rome, erected c180-196 by Commodus in honour of his father and predecessor as Roman emperor, Marcus Aurelius (121-180) and commemorating his defeat of the German tribe the Marcomanni (Marcomani) in 167-168.

Damnatio memoriae (ndëshkimi i kujtesës), ishte një dënim i rezervuar për njerëz të caktuar, të cilët romakët vendosnin t’i çnderonin për një arsye apo një tjetër. Përveç mbresave që thella që linte procesi ne vetvete, ai do të përfshinte përpjekjen për të zhdukur të gjitha të dhënat se një personi kishte ekzistuar ndonjëherë.

Kuptohet, historianët nuk merren me çdo njeri tek i cili ky proçes kishte përfunduar me sukses, pasi nëse e bënin këtë, nuk do të kishin qenë të suksesshëm. Megjithatë, ata janë në dijeni për një numër rastesh të profilit të lartë, për të cilët është zbatuar “damnatio memoriae”, e megjithatë ne kemi sërish të dhëna mbi ata njerëz.

Para se të shkojmë më tej, duhet të sqarojmë se cilat janë specifikat që qëndrojnë pas vetë “damnatio memoriae”, dhe çfarë duhet të bënte dikush për të vuajtur një ndëshkim të tillë. “Damnatio memoriae” u rezervohej zakonisht atyre senatorëve dhe perandorëve, aktet e të cilëve nuk priteshin mirë në Romë, atyre që kryenin tradhti apo një numër krimesh të tjera të rënda. Perandorët brutale apo tiranikë, qenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj rrezikut të fshirjes me “gomën” gjigante të historisë.

Metodat e përdorura për të pastruar botën nga çdo lloj e dhëne mbi individin në fjalë, përfshinte fshirjen e emrit të tij nga të gjitha të dhënat zyrtare; sekuestrimin e pasurive të tyre; dhe çdo gjëje tjetër që i shëmbëllente pamjes fizike apo emrit të tyre (statujat, muralet, shkrimet, etj) do të shkatërrohen apo shpërfytyroheshin.

Në fakt, nëse në momentin që individi i prekur nga “damnatio memoriae”, kishte vdekur, ishte një praktike e zakonshme anulimi i amanetit të të ndjerit apo edhe dëmtimi i varrit të tij. Thënë këtë, zhdukja e plotë e këtyre njerëzve të profilit të lartë, sikurse ishin perandorët, nga historia provohej te ishte jashtëzakonisht e vështirë, dhe pavarësisht përpjekjeve të mëdha nga ana e romakëve, të paktën disa nga njerëzit që kanë vuajtur nga kjo praktikë, gjenden ende në librat e historisë .

Për shembull, kini parasysh rastin e Perandori romak Maksentin, që pavarësisht nga të qënit një viktimë e “damnatio memoriae” në vitin 312 të Erës Sonë nga ana e perandorit Konstantin, ne sot dimë shumë mbi të. Edhe babai i Maksentinit, Maksimiani, iu nënshtrua “damnatio memoriae” në vitin 310 nga perandori Konstandin.

Megjithatë, Konstandini ndërroi mendje, dhe Maksimianit në vend të harresës u hyjnizua, duke e bërë në thelb një Perëndi në sytë e popullit romak…fakt për të cilin jemi të sigurtë se ai do të gëzohej, në qoftë se Konstandini nuk do e kishte detyruar të kryente vetëvrasje më herët.

Një perandor romak, që çuditërisht i shpëtoi këtij fati ishte perandori i çmendur Kaligula. Kur u vra në vitin 41 të Erës Sonë, pasardhësi i tij, Klaudi, refuzoi përpjekjet e Senatit për zhdukjen e nipit të tij nga historia. Ky është një rast veçanërisht i njohur, pasi vendimi për të hequr Kaligulën nga historia u ndikua shumë nga opinioni publik, duke sugjeruar se opinioni popullor luante një rol me rëndësi në marrjen e vendimeve për të ndëshkuar një personazh të njohur me “damnatio memoriae”.

Ndoshta një nga rastet më të errëta të “damnatio memoriae” është historia e Publit Septimus Geta i cili u vra në krahët e nënës së tij, me urdhër të vëllait të tij më të madh, Karakala. Pas vrasjes së vëllait, ky i fundit shpalli “damnatio memoriae” mbi emrin e vëllait të tij, në një kohë që kishte rreth 20,000 persona që nuk e pëlqyen këtë akti.

Sipas të gjitha dëshmive, puna e Karakalas ishte e mirë, dhe vetëm disa imazhe të Getas arritën të mbijetojnë. Megjithatë, kishte vetëm një gjë nga e cila Karakala nuk mund të shpëtonte plotësisht – miliona monedha sportive me fytyrën e vëllait të tij, që qarkulluan lirisht gjatë gjithë perandorisë së tij. Gjithashtu, për shkak të popullaritetit të Getas tek populli i Romës, Karakala u detyrua të kryejë për të vëllanë një funeral të denjë.

“Damnatio memoriae”, është praktikuar edhe në kohët moderne, në disa raste nga njerëz dhe grupe të ndryshme, në një formë apo në një tjetër. Për shembull Stalini ishte i famshëm për fshirjen e njerëzve që ai nuk i pëlqente nga fotot dhe dokumentet zyrtare. Në foton me poshtë, njeriu i zhdukur me anë të retushimit të fotografisë është Nikolai Jezhkov, dikur kreu i të plotfuqishmes NKVD (Komisariati i Popullit për Punë të Brendshme).

Gjatë qëndrimit në atë detyrë, ai urdhëroi tortura të pamunurta dhe ekzekutime masive me vdekje gjatë Spastrimit të Madh, por më vonë ra edhe vetë në kurth, dhe u torturua deri sa ai pranoi se ishte një tradhtar i partisë dhe Stalinit, dhe në fund u ekzekutua.

Pasi ndodhi kjo, ai u bë ”Komisari i Zhdukur”, me të dhënat e tij, përfshirë fotografitë, që papritmas u zhdukën, gjë që nuk ishte diçka e vogël duke pasur parasysh pozitën e lartë që Jezhkov kishte mbajtur më parë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Damnatio memoriahistorianjerëzitqëllimishtromakëtzhduknin

TË LIDHURA

Rrezik murtaje te delet, shënohet shpërthimi i parë në Fushë-Krujë
Aktualitet

Rrezik murtaje te delet, shënohet shpërthimi i parë në Fushë-Krujë

21:18 | 21/06/2025
Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar. Sekuestrohen mijëra euro
Aktualitet

Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar. Sekuestrohen mijëra euro

20:29 | 21/06/2025
Aksident i rëndë në vend, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’
Aktualitet

Aksident i rëndë në vend, dy makina përplasen ‘kokë më kokë’

20:27 | 21/06/2025
Next Post
Kur sipas Stefan Cvajgut, është tepër vonë për të ndalur fashizmin

Kur sipas Stefan Cvajgut, është tepër vonë për të ndalur fashizmin

Shtypi nga bota, 2 korrik 2017

Shtypi nga bota, 2 korrik 2017

Çfarë ka ndodhur më 2 korrik?

Çfarë ka ndodhur më 2 korrik?

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit
Kosovo

Kosovë: Politikanët shfrytëzojnë vakumin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

by mirseda
21:39 | 21/06/2025
0

Ekspertët e çështjeve juridike-kushtetuese paralajmërojnë për keqpërdorim të vakumit ligjor nga partitë parlamentare, të cilat po e...

Irani: Nuk ndalojmë aktivitetet bërthamore, përgjigjja ndaj Izraelit do të jetë e ashpër

Irani: Nuk ndalojmë aktivitetet bërthamore, përgjigjja ndaj Izraelit do të jetë e ashpër

21:28 | 21/06/2025
Vijon përplasja, PL akuza Braimllarit, publikon dokumentin e SPAK: Firmëtari i lobimeve për LSI vazhdon me shpifjet

Vijon përplasja, PL akuza Braimllarit, publikon dokumentin e SPAK: Firmëtari i lobimeve për LSI vazhdon me shpifjet

21:23 | 21/06/2025
Rrezik murtaje te delet, shënohet shpërthimi i parë në Fushë-Krujë

Rrezik murtaje te delet, shënohet shpërthimi i parë në Fushë-Krujë

21:18 | 21/06/2025
Inter, Asllani sërish titullar në Botërorin e Klubeve

Inter, Asllani sërish titullar në Botërorin e Klubeve

20:47 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com