Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Dalin faktet/ Tentativat për shkëmbimin e territoreve janë parashikuar nga Ibrahim Rugova

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Dalin faktet/ Tentativat për shkëmbimin e territoreve janë parashikuar nga Ibrahim Rugova

Teza e nxitur nga presidenti Hashim Thaçi, për shkëmbimin e territoreve me Serbinë, nuk është kurrsesi një gjetje aktuale, por ‘flinte’ diku ndër vite. Intervistat që janë bërë në vitet ’90, e që ri-publikohen, nxjerrin në pah një realitet që tashmë po formësohet.

Politika e ndarjes së Kosovës ka qarkulluar në rrethin e intelektualëve serb që prej viteve 90-të. Kjo faktohet edhe përmes një interviste që ka dhënë në ato vite Ibrahim Rrugova. Në intervistën e dhënë për “Der Spiegel” gjatë 8 qershorit 1992, Rugova vinte në dukje se serbët kërkojnë pasuritë natyrore.

Der Spiegel: A do të kthehet Kosova në betejë të ardhshme të Ballkanit?

“Ushtria Jugosllave është e dërmuar pas disfatës së rëndë në Slloveni, duke dashur që këtë ta mbulojë me ndonjë luftë tjetër. Udhëheqësi serb, Slobodan Milosheviq është i pasigurtë, shtuar kjo edhe pas sanksioneve të Kombeve të Bashkuara. Nëse ai do të vendoste intervenim ushtarak kundër Kosovës, atëherë nuk do të ishte çudi nëse edhe OKB-ja do të ndërhynte ushtarakisht. Personalisht do kërkoja ndihmë ushtarake nga jashtë, nëse Serbia e kërcënon Kosovën”.

Der Spiegel: Presidenti kroat, Tuxhman, ka kërkuar disa herë që shqiptarët të hapin frontin e jugut kundër Serbisë. A jeni tërhequr ju nga ky front?

“Indirekt Po. Neve shpesh na është kërkuar të mbështesim politikën pasive të rezistencës gandiane. Fatkeqësisht koalicioni mes sllovenëve, kroatëve dhe shqiptarëve është shembur. Gati një vit unë s’kam kontakte me Zagrebin”.

Der Spiegel: Serbia pretendon se shqiptarët e Kosovës janë deri në dhëmbë të armatosur?

“Vlen e kundërta, ne s’kemi armë zjarri”.

Der Spiegel: A ka shanse që Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës?

“Njohja e Kosovës është më e mirë se e kundërta e saj – domethënë se një krizë permanente në kufijtë e Serbisë. Ne jemi të gatshëm të shpallim një shtet neutral dhe të evitojmë bashkimin me Shqipërinë. Megjithatë, bashkimi me Shqipërinë është qëllimi ynë natyral”.

Der Spiegel: Presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka deklaruar se kufijtë e ish Jugosllavisë janë të paprekshëm?

“Udhëheqësia shqiptare është nën presion, pasi edhe situata ekonomike në Tiranë është e rënduar. Por, kjo nuk vlen nëse do të kishte luftë. Ata do të na ndihmonin në një gjendje të tillë”.

Der Spiegel: Për çfarë ndihme bëhet fjalë?

“Në gjendje lufte me ne do solidarizoheshin edhe shqiptarët e Maqedonisë. Atje janë rreth 40% dhe jo 20% siç pretendohet nga regjimi i Shkupit. Natyrisht unë shikoj rrezikun e ndërkombëtarizimit të konfliktit, pasi edhe Bullgaria mund të kyçej në luftë nëse “destabilizohej” Maqedonia, duke u shfaqur si shpëtuese”.

Der Spiegel: Rrethi intelektual i serbëve është pajtuar ta ndajë Kosovën mes shqiptarëve dhe serbëve?

“Atëherë prapë do të jetonin një milion shqiptarë jashtë mëmëdheut. Gjithashtu serbët shikojnë me këtë “ndarje”, që secila tokë me pasuri natyrore ti takojë asaj. Atëherë neve do të na mbetnin vetëm tokat pa vlerë. Ne nuk biem pre e këtyre politikave. Do pranonim një protektorat të përkohshëm të OKB-së, sepse do të ishte qesharake të mendohej se 8% e minoritetit serb të sundonte dhe të mundte me dhunë 2 milionë shqiptarë”.

Der Spiegel: Kosova në vitin 1974 de fakto kishte statusin e republikës, pse erdhi deri në protestat e dhunshme të 1981.

“Prej çlirimit nga turqit ne dëshironim shtetin tonë të pavarur. Në Jugosllavinë e 1918 ne nuk përfaqësoheshim si pjesë e Serbisë, por të pavarur, pra si Kosovë. Për kombin tonë është tragjedi të jemi nën shtypjen serbe”.

Der Spiegel: Si e sqaroni ju këtë shtypje?

“Ne asnjëherë s’kemi pasur të drejtat të njëjta me kombet e tjera. Prej 1990 janë arrestuar dhe burgosur 100.000 shqiptarë, nga punëtori i thjeshtë deri te profesorë të njohur. Papunësia te shqiptarët sot arrin 90%. Situata ekonomike është katastrofale. Mbijetesa jonë është falë remitencave të diasporës”.

Der Spiegel: Kryeministri serb ju ka ftuar për takim në Beograd. Do shkoni ta takoni?

“Nuk kam marrë dakortësi nga “gjithë partitë e Kosovës” për të zhvilluar bisedime. Edhe pse serbët janë zhytur deri në fyt, ata duan ti tregojnë botës se janë të gatshëm për bisedime. Ne e dimë prej tani se policia në Kosovë kërkon të pezullojë parlamentin e Prishtinës, qoftë edhe me dhunë. Për Kosovën duhet të ketë takime, por më së miri me ndërmjetësimin e shteteve të Europës”.

Der Spiegel: Sa kohë ka mbetur deri te zgjidhja paqësore?

“Numri i radikalëve rritet nga ditë në ditë. Fatmirësisht e mbaj situatën akoma në kontroll- por me shumë vështirësi. Shumica e shqiptarëve të Kosovës janë patriotë, duke u shqetësuar për të ardhmen. Por unë nuk mund të premtoj, që ata një ditë të kthehen në nacionalistë. Jugosllavia është shpërbërë. Të gjitha kanë krijuar shtetet e tyre, por çdo ndodhë me 2 milionë shqiptarët?”.

Pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, hodhi idenë e korrigjimit të kufirit, analisti amerikan, Daniel Serwer, e ka cilësuar si një ide të rrezikshme. Serwer, tha në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, se kjo ide nënkupton në fakt ndarje dhe shkëmbim territoresh.

Ai mendon se zoti Thaçi nuk mund ta kishte hedhur idenë, pa rënë dakord me z. Vuçiç, dhe se perëndimi mund ta ketë pranuar si zgjidhje. Sipas tij, shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të destabilizonte Ballkanin dhe më gjerë.

Edhe Albin Kurti ka folur rreth kësaj tematike, 8 vite më parë.

https://tiranatoday.com/ndryshim-kufijsh-kosove-serbi-zbardhet-deklarata-bombe-e-albin-kurtit-para-8-vitesh/

 

Tags: Albin KurtiIbrahim RrugovaTERRITORI

TË LIDHURA

Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll
Bota

Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll

21:17 | 04/04/2026
Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist
Aktualitet

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer
Aktualitet

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Next Post
“Korrigjimi i kufijve”/ Këshilli i Ambasadorëve ka rezerva për qëndrimin e Thaçit

"Korrigjimi i kufijve"/ Këshilli i Ambasadorëve ka rezerva për qëndrimin e Thaçit

Bilanc tragjik/ Mbi 98 viktima nga tërmeti në Indonezi

Bilanc tragjik/ Mbi 98 viktima nga tërmeti në Indonezi

Mediat serbe i bëjnë jehonë deklaratës së Nishanit/ “Kosova, Jerusalemi i shqiptarëve”

Mediat serbe i bëjnë jehonë deklaratës së Nishanit/ "Kosova, Jerusalemi i shqiptarëve"







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
PROFIL/U zgjodh drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit, kush është Skënder Hita, detyrat që ka mbajtur

PROFIL/U zgjodh drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit, kush është Skënder Hita, detyrat që ka mbajtur

12:17 | 30/03/2026




TË FUNDIT

Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll
Bota

Një ditë pas telefonatës me Putinin, Erdogan pret Zelenskyn në Stamboll

by mirseda
21:17 | 04/04/2026
0

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan priti në Stamboll homologun ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ku zhvilluan bisedime për sigurinë...

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

Hoxha: Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist

20:51 | 04/04/2026
Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha “djeg” Florian Binajn për Tiranën: Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer

20:50 | 04/04/2026
Trump kërkon rihapjen e burgut Alkatraz, 152 mln $ nga Kongresi

Trump kërkon rihapjen e burgut Alkatraz, 152 mln $ nga Kongresi

20:48 | 04/04/2026
Për herë të parë në 7 vjet, India blen naftë nga Irani

Për herë të parë në 7 vjet, India blen naftë nga Irani

20:47 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com