Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Daçiç: S’e njohim kurrë Kosovën. Jo sanksioneve anti-ruse për t’u integruar në BE

8 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Daçiç: S’e njohim kurrë Kosovën. Jo sanksioneve anti-ruse për t’u integruar në BE

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se shteti i tij nuk do u bashkohet kurrë sanksioneve anti-ruse për të hyrë në Bashkimin Evropian. Në një intervistë për “Russia Today”, Daçiç foli edhe për Kosovën, për të cilën tha se nuk Serbia nuk do e njohë kurrë pavarësinë e saj.

“Jetojmë në një kohë të histerisë anti-ruse në botë. Kur isha në Shtëpinë e Bardhë dhe bisedova me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare McMaster, ai fjalë për fjalë tha se ndikimi amerikan është i mirë dhe ndikimi i Rusisë është i dëmshëm. Në rastin e Serbisë kjo nuk u tregua e vërtetë në të kaluarën, duke parë se si gjatë dekadave të fundit shumë parime të së drejtës ndërkombëtare janë shkelur në shembullin e Serbisë. Para së gjithash, kufijtë e Serbisë janë ndryshuar me njohjen e pavarësisë së shpallur të njëanshme të Kosovës. Serbia i takon Evropës gjeografikisht, politikisht dhe historikisht dhe është e logjikshme që interesi ynë për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian bazohet në përvojën tonë personale. Kam mbajtur poste të ndryshme në qeveri – si Kryeministër dhe si Ministër i Punëve të Jashtme – dhe kurrë nuk kam dëgjuar askënd nga pala ruse duke folur negativisht për dëshirën tonë për t’u bashkuar me BE. E vetmja gjë që Rusia pret është se nuk do të rezultojë në një pozitë anti-ruse, të cilën Serbia nuk është fare e interesuar ta bëjë. Por një nga kushtet është harmonizimi i politikës sonë të jashtme me atë të Bashkimit Evropian dhe këtu futet Rusia. Përfshirja e sanksioneve kundër Federatës Ruse – ka disa vende që paraqesin këtë pyetje në çdo takim. Ata gjithmonë kritikojnë Serbinë për mos bashkimin me sanksionet kundër Federatës Ruse. Ne me siguri nuk do të bashkohemi me sanksionet dhe në këtë kuptim do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhënie të mira me Federatën Ruse.”

Duke iu referuar deklaratave të zyrtarit të lartë të SHBA-së, Hoyt Brian Yee, që tha se “Serbia s’mund të ulet në dy karrige, por do i duhet të zgjedhë”, ministri i Jashtëm serb u pyet nëse ndjen që Amerika ka ushtruar presion mbi Serbinë.

“Ai dha dorëheqje, kështu që unë nuk kam një përgjigje ndaj pretendimeve të tij. Unë jam më shumë në mendimin se Serbia duhet të kërkojë një bazë të përbashkët me interesat perëndimore në një kuptim që ata duhet të marrin një qëndrim të paanshëm ndaj nesh. Kemi pasur marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ne ishim aleatë në luftëra, por gjatë krizës së viteve 1990, ata praktikisht u larguan shumë nga ne, gjë që rezultoi në sulmet ajrore kundër nesh. Për të mos përmendur shpalljen e njëanshme të pavarësisë nga Kosova. Pra, në këtë kuptim është e nevojshme që vendet perëndimore të kuptojnë se nuk do të ketë paqe në rajon pa kërkuar një zgjidhje të përbashkët, pa kërkuar diçka që është e pranueshme për të gjithë. Dhe duke folur për marrëdhëniet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, ne shpresojmë se do të ketë një lloj ngrohjeje në këto marrëdhënie. Sepse nëse vazhdojmë kështu siç është nisur, ne do të shkonim në luftë. Dhe askush nuk duhet të tregohet kaq budalla sa të hyjë në një luftë që do të çonte në një shkatërrim total”.

Gjatë intervistës së tij, ministri i Jashtëm Daçiç pohoi se Amerika nuk do që të marrë pjesë në negociata, por ky është thjesht një pretendim i shqiptarëve nga Kosova.

“Ne nuk kemi dëgjuar kurrë nga SHBA se do të donin të merrnin pjesë në negociata. Kjo është ajo që thonë shqiptarët nga Kosova. Ata në të vërtetë po kërkojnë përfshirjen e Shteteve të Bashkuara përveç BE-së. Nga ana tjetër, ne duhet të kemi parasysh se këto propozime janë paraqitur, ne duhet t’i pranojmë ato. Në këtë rast ne do të dëshironim të ftojmë edhe Federatën Ruse për t’u bashkuar. Në bisedimet që Presidenti Vuçiç kishte me presidentin Putin dhe me ministrin e jashtëm Lavrov dhe me mua, Rusia ka shprehur gatishmërinë për t’u bashkuar me procesin. Por në të vërtetë ne nuk mendojmë se është e domosdoshme të zgjerojmë këtë histori tani.”

Kemi dijeni se Presidenti Vuçiç mbështet dialogun me Kosovën, por në Davos ai tha se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nëse nuk merr diçka në këmbim. Çfarë lloj ‘koncesionesh’ po kërkoni këtu?

Kanë kaluar 10 vjet pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës dhe ende është një eksperiment. Pavarësisht nga fakti se Kosova është njohur nga disa shtete, Kosova nuk ka përfunduar pavarësinë e saj, ajo nuk është bërë anëtare e OKB-së dhe anëtare e organizatave të tjera. Ka shumë vende që nuk e njohin atë si Rusia, Kina, India, Indonezia, Irani, Iraku, Brazili, Argjentina, Meksika, Etiopia, Afrika e Jugut, Spanja. Pesë anëtarë të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën. Gjithashtu gjatë muajve të fundit kemi arritur që disa nga vendet të heqin dorë nga njohja e tyre. Kjo do të thotë se procesi është ende i papërfunduar. Askush nuk mund të ketë një shkëputje pa marrëveshje me vendin nga i cili dëshirojnë të shkëputen. Në këtë kuptim ne jemi për një dialog. Disa vende evropiane thonë se Serbia duhet që të njohë pavarësinë e Kosovës. Por kjo nuk është një kompromis. Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e shpallur të njëanshme të Kosovës. TIRANA TODAY

Tags: anti-rusedacicKosovënkurrenuk u bashkohemis'do e njohësanksioneveSerbia

TË LIDHURA

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze
Aktualitet

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025
Dronët për Kosovën hijezojnë ‘epokën e artë’ mes Serbisë dhe Turqisë
Kosovo

Dronët për Kosovën hijezojnë ‘epokën e artë’ mes Serbisë dhe Turqisë

14:29 | 10/10/2025
I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek!
Rajoni

I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek!

14:14 | 10/10/2025
Next Post
Foto/ Kush është fieraku, humbi jetën duke ndihmuar mikun e tij

Foto/ Kush është fieraku, humbi jetën duke ndihmuar mikun e tij

Berisha flet me emra: Kush e priste kokainën nga Kolumbia

Berisha flet me emra: Kush e priste kokainën nga Kolumbia

Nicole Scherzinger përshëndet dhe puth shqiptarët

Nicole Scherzinger përshëndet dhe puth shqiptarët







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër
Bota

Francë, Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

by mirseda
22:37 | 10/10/2025
0

Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar Sébastien Lecornu-n në postin e kryeministrit të qeverisë franceze. Presidenti i...

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

UNICEF paralajmëron: Ka rrezik të madh pë vdekjen masive të fëmijëve në Gaza

22:34 | 10/10/2025
Raportuesi i BE-së dënon ashpër ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

Raportuesi i BE-së dënon ashpër ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë

22:33 | 10/10/2025
Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

Topojani i Bulqizës pa ujë e me drita të dobëta, banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

22:24 | 10/10/2025
Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën

Florjan Binaj largohet nga “Piranjat”: Do të kandidoj për Tiranën

22:19 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com