Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Daçiç: Beogradi kërkon kompromis, Prishtina shpërfill detyrimet

8 vjet ago
in Të Gjitha
Daçiç: Beogradi kërkon kompromis, Prishtina shpërfill detyrimet

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç është shprehur se prania e UNMIK-ut në Kosovë dhe Metohija, me një mandat të pandryshuar si garantues i statusit të neutralitetit të pranisë ndërkombëtare, është me rëndësi të madhe për nxitjen e sigurisë. Ai shton se UNMIK ka rëndësi edhe për stabilitetin e vendit dhe për ndërtimin e besimit mes komuniteteve të Kosovës dhe Metohijës.

Këtë deklaratë e bëri në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të martën, kushtuar punës së UNMIK-ut, të botuar nga qeveria serbe. Sipas tij, forcimi i financave dhe kapacitetit të personelit, do t’i mundësojë bashkësisë ndërkombëtare të vlerësojë dhe adresojë në mënyrë gjithpërfshirëse dhe të qëndrueshme, problemet dhe sfidat me të cilar ballafaqohen çdo ditë popujt serbë dhe jo-shqiptar.

“Prania e pakufizuar e UNMIK-ut siguron sigurinë e nevojshme, garanci si dhe shtysë për serbët dhe jo-shqiptarët që të përfshihen në proceset e iniciuara nga marrëveshjet e Brukselit, për të ardhmen e vetes dhe familjeve të tyre. Fakti që sot, 18 vjet pas ardhjes së pranisë ndërkombëtare në provincë, 200 000 persona të zhvendosur brenda vendit, të detyruar të largohen nga Kosova dhe Metohija, vazhdojnë të jetojnë në Serbi jashtë provincës, është një argument i fuqishëm se fushëveprimi i UNMIK-ut nuk duhet të ndryshohet”, tha Daçiç.

Ky i fundit shtoi se në raportin e bërë nga qeveria serbe, janë vërejtur një numër mangësish strukturore të sistemeve institucionale dhe gjyqësore në Kosovë dhe Metohija. “Këto mangësi kanë pasoja negative për komunitetet e prekshme, kryesisht në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të serbëve dhe joshqiptarëve të tjerë në jug të krahinës dhe të drejtat e të kthyerve, si dhe procesin e pajtimit mes komuniteteve”, vijoi ai.

Daçiç tha se Serbia vazhdon të jetë e vendosur për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. “Pavarësisht dyshimeve të shumta dhe sfidat e hasura gjatë rrugës, Serbia tregoi vendosmëri të madhe për të gjetur zgjidhje kompromisi, jo gjithmonë të thjeshta dhe të lehta për t’u arritur.

” Fatkeqësisht, përpjekjet e bëra nga Serbia për të gjetur zgjidhje realiste, neutrale ndaj statusit nuk janë pranuar nga pala tjetër, veçanërisht në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani. Madje edhe katër vjet e gjysmë pas detyrimit për themelimin e Bashkësisë së Komunave serbe u konsiderua si pjesë kryesore e Marrëveshjes së Parë të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve, nuk është shënuar progresi në zbatim. Për ne, krijimi i komunitetit është çështja më e rëndësishme, një gur themeli për mbrojtjen e interesave të serbëve në Kosovë dhe Metohijës”, tha ministri i Jashtëm i Serbisë. /Tirana Today/

Tags: beogradidacickompromisprishtinashpërfill detyrimet

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Grigor Tavo: Do e shkrijmë vetë ekipin, të mos lodhet FSHF-ja

Grigor Tavo: Do e shkrijmë vetë ekipin, të mos lodhet FSHF-ja

Nazarko: SHISH në dorën e shërbimeve partnere, Ajazi i besuari i tyre

Nazarko: SHISH në dorën e shërbimeve partnere, Ajazi i besuari i tyre

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini çdo ditë vaj peshku

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini çdo ditë vaj peshku

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Krasniqi: Për Kurtin dhe VV-në, as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere
Kosovo

Krasniqi: Për Kurtin dhe VV-në, as Gjykata Kushtetuese, e as aktgjykimet e saj nuk kanë kurrfarë vlere

by mirseda
22:59 | 30/06/2025
0

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas dështimit të seancës së radhës konstituive. Krasniqi tha se...

U përfshi në konflikt një vit më parë ku u qëllua në ajër, policia arreston 28-vjeçarin

U përfshi në konflikt një vit më parë ku u qëllua në ajër, policia arreston 28-vjeçarin

22:55 | 30/06/2025
Gjermania do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë më shumë armë

Gjermania do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë më shumë armë

22:52 | 30/06/2025
Vajza 4-vjeçare bie nga anije turistike e ‘Disney Dream’

Vajza 4-vjeçare bie nga anije turistike e ‘Disney Dream’

22:49 | 30/06/2025
Fluminense befason Interin, kryeson pas 45 minutash

Fluminense befason Interin, kryeson pas 45 minutash

22:17 | 30/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com