Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Cungu: Nuk mund të flas keq për Vllazninë, kam pirë kafe me presidentin Takaj

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Cungu: Nuk mund të flas keq për Vllazninë, kam pirë kafe me presidentin Takaj

Armando Cungu është një ndër trajnerët më të mirë në kampionatin shqiptarë dhe ndër më të kërkuarit. Momentalisht ai është pa ekip që nga momenti që u largua nga Vllaznia. Por nuk mungojnë ofertat në drejtim të tij, pasi Kukësi, Partizani, disa ekipe nga Supeliga e Kosovës dhe së fundmi është folur dhe Skënderbeu po kërkojnë shërbimet e shkodranit.

44-vjeçari ka sqaruar situatën në të cilën ndodhet në një intervistë për “eds” pas dy muaj heshtjeje, se ka disa oferta në takim të tij dhe takimin e fundit që ka pasur me presidentin e korçarëve Ardian Takaj.

Profesor pse keni qëndruar i heshtur këtë kohë?

E kam pasur të nevojshme për veten dhe familjen. Kam folur dhe më keni komentuar kaq shumë te Vllaznia saqë mendova të hesht këto dy muaj (qesh).

Pse është e vështirë të punosh te Vllaznia?

Nuk është e vështirë është bukur! Por, momentalisht kështu siç funksionon është e vështirë (thuajse e pamundur). Më ra mua për hise, siç i themi ne në Shkodër. U mundova me të gjitha mundësitë e mia por… Heshtja ka pasur të bëjë edhe në respekt të emrit të Vllaznisë. Nuk duhet të flas keq për Vllazninë por më duhet ta mbroj atë emër, edhe pse mua nuk më mbrojti askush.

Në media kanë qarkulluar emrat e klubeve si Partizani, Kukësi dhe ekipe nga Kosova. Keni pasur ndonjë ofertë konkrete deri më tani nga këto ekipe?

Është e vërtetë që kam pasur oferta dhe kam oferta por disa ekipeve u kam kthyer përgjigje për “jo” por ka të tjera që po i mendoj. Përfitoj nga rasti nëpërmjet teje të shpreh falënderim për të gjithë ato ekipe që kanë shprehur dëshirën të jem unë trajneri i tyre, sidomos ekipet elitare. Për mua është respekt dhe nder i madh. U jam mirënjohës.

Është lakuar edhe emri i Skënderbeut?

Para një viti e gjysmë kam pasur ofertë zyrtare nga presidenti Takaj por preferova ti qëndroj besnik dhe korrekt Vllaznisë. Ndërsa tani nuk ka asgjë të vërtetë rreth kësaj, thjesht kemi pirë një kafe mes miqsh. Ka qenë vetëm respekt reciprok mes nesh.

Ku do ta shohim Cungun në vijim?

Të gjithë festojnë dhe pushojnë për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Ne të sportit privohemi shpesh. Kësaj radhe kam mundësinë dhe dëshirën ti shijoj pushimet me familjen. Ndoshta Babagjyshi i Vitit të Ri ka ruajtur ndonjë dhuratë. (qesh) Do të shohim, do t’iu informoj.

Do të na zbuloni ndonjë emër klubi…

Mua më pëlqen ti respektoj njerëzit, po kështu edhe klubet. Kështu që nëse ma lejon nuk kam dëshirë ti bëj prezent.

Tags: Cungu:flaskafemundpirëPresidentinTakaj:Vllazninë

TË LIDHURA

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon
Sport

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

21:28 | 31/10/2025
Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juventusit
Sport

Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juventusit

19:25 | 30/10/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Politika në 2017/Mustafaj: Ishte regres i madh, Rama “minon” demokracinë

Politika në 2017/Mustafaj: Ishte regres i madh, Rama “minon” demokracinë

Pagat/Përfundon “saga” e naftëtarëve, qeveria humb betejën

Pagat/Përfundon “saga” e naftëtarëve, qeveria humb betejën

Virgil van Dijk 75 milionë euro, Mourinho: Klopp na shpjego çfarë ndodhi

Virgil van Dijk 75 milionë euro, Mourinho: Klopp na shpjego çfarë ndodhi







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Durrës. Policia jep detaje

by mirseda
17:23 | 03/11/2025
0

Një person mendohet se është plagosur me armë zjarri në Durrës. Burime nga policia thonë se i...

Ndërprerje uji në disa zona të Durrësit për shkak të punimeve në stacionin e Fushë-Kuqes

Ndërprerje uji në disa zona të Durrësit për shkak të punimeve në stacionin e Fushë-Kuqes

17:20 | 03/11/2025
Afera e tunelit të Llogarasë, SPAK padit bashkëpunëtorë të Ballukut

Afera e tunelit të Llogarasë, SPAK padit bashkëpunëtorë të Ballukut

17:17 | 03/11/2025
Nga Adriana Kalaja tek Endrit Shabani, kush janë 23 kandidatët për Avokatin e Popullit. Lista

Nga Adriana Kalaja tek Endrit Shabani, kush janë 23 kandidatët për Avokatin e Popullit. Lista

17:15 | 03/11/2025
Kushtetuesja i jep të drejtë Veliajt, mbetet kryetar i Tiranës

Kushtetuesja i jep të drejtë Veliajt, mbetet kryetar i Tiranës

17:06 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com