Jo më larg se dy ditë më parë, u raportua për një aksident, ku një tren u përplas me një makinë tip “Volvo” me targë të huaj, J006 SMM, në zonën që njihet si “Përroi i Agait”.
Treni mori përpara makinën në të cilën po udhëtonin anëtare të një familje, prindërit dhe 4 fëmijët.
Kjo situatë ka marrë vëmendjen e akademikut Artan Fuga, i cili e ka një koment në lidhje me këtë çështje.
Ai shkruan se ndonëse kemi hekurudhë, nuk kemi trena. Ndonëse nuk kemi trena, kemi drejtori hekurudhash. Ajo që të bën të reflektosh më shumë lidhet me faktin se ndonëse nuk ka trena, çdo ditë shënohen aksidente.