Në 3 ndeshjet e fundit, 8 gola të shënuar dhe të gjithë nga brenda zonës. Një nuhatje e frikshme, që na servir një “numër 9” të tmerrshëm.
CR7 e Manchester Unitedit mori famën e një dribluesi, sprintieri, goditësi të fortë dhe plot rezistencë. I njëjti CR7 ishte dhe tek Reali i Madridit, për disa sezone me radhë. Gola nga larg dhe individual.
Sot shikojmë një Cristiano Ronaldo më të avashtë, nuk driblon shumë, nuk godet nga larg, por nuk di të gabojë nga brenda zonës.
8 gola në 3 ndeshjet e fundit, në fazën më vendimtare të Ligës së Kampionëve, e bëjnë Ronaldon një maniak para portës. Temperamenti i tij fizik ka rënë, kjo si pasojë edhe e moshës, pasi portugezi në shkurt mbushi 32 vjeç.
Por aftësitë e tij për të qenë një “numër 9” në fushën e lojës, do e mbajnë edhe për shumë vite me rradhë në nivel profesional.