Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ç’pritet të ndodhë në rajon? KE: 1 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Ç’pritet të ndodhë në rajon? KE: 1 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor

Ҫelësi i përafrimit me BE për Ballkanin Perëndimor (BP) mbetet bashkëpunimi mes vendeve të tij dhe gjithë rajonin me BE. Forcimi i bashkëpunimit në këto dy kahje është kryefjala e Samitit për BP, që po zhvillohet në Londër.

Komisioni Europian , në një deklaratë për shtyp nga punimet e Samitit, të martën( 10.07.2018) citon Federica Mogerinin, Përfaqësuese e Lartë e BE për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, të ketë thënë, të martën në Samitin e Londrës “kemi qenë të gjithë duke punuar së bashku për ta tërhequr rajonin sa më afër BE politikisht, ekonomikisht dhe për sigurinë. Kemi parë rezultate të mrekullueshme, zgjidhje për çështjet më të vështira bilaterale. Ballkani Perëndimor po ecën vazhdimisht. Sot rikonfirmojmë se jemi së bashku me rajonin në atë rrugë, duke ndarë përkushtimin ndaj së ardhmes sonë të përbashkët”.

Stabiliteti ekonomik në Ballkanin Perëndimor

Zona Ekonomike Rajonale, për të cilën palët ranë dakort në Samitin e Triestes, 2017 mbetet instrumenti kryesor për zhvillimin social-ekonomik të rajonit. Prej saj pritet rritja e interesit të investitorëve të huaj dhe nxitja e tregëtisë, që si në një reaksion zinxhir krijojnë vende të reja pune. Një vit pas zbatimit të Planit të Veprimit për këtë qëllim dëshmon për rritje të tregëtisë ndërrajonale, theksohetr në njoftimin për shtyp të KE.

Rritjes së stabilitetit ekonomik i shërben edhe rritja e aftësive digjitale në rajon, si një vazhdim i Agjendës Digjitale për Ballkanin Perëndimor, të miratuar në qershor në Sofje. Ndërkohë që shqyrtimi i mënyrave për të rritur financimin për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe fillimin e bizneseve të vogla pa financim bankar rezultoi në fokus të Samitit. Drejtim tjetër është për stabilitetin ekonomik të BP transmetimi i energjisë në rajon dhe shfrytëzimi më i mirë dhe në mënyrë të qëndrueshme i potencialeve hidrike të rajonit. Për të mbështetur këto objektiva, Komisioni Evropian, në bashkëpunim me institucionet financiare partnere, paraqiti një instrument të ri të garancisë, i cili do të fillojë veprimin në fillim të vitit 2019 në kuadrin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

“Me angazhimin fillestar të BE-së deri në 150 milionë euro në 2019-2020, garancia do të synojë të lërvrojë deri në 1 miliardë euro investime në zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik dhe integrimin rajonal. Garancia do të lejojë ndarjen e rrezikut financiar për të zhbllokuar investimet private në një gamë të gjerë sektorësh si bizneset e reja të vogla dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Investime në infrastrukturë si edhe në sektorët socialë dhe të njohurive digjitale, pra duke i kushtuar vëmendje pengesave kryesore që pengojnë në rajon aksesin tek financat”, thekson njoftimi per shtyp i KE.

Forcimi i bashkëpunimit në ҫështjet e sigurisë

Në këtë fushë prioritare kryetarët e shteteve të BP, drejtuesit e vendeve partnere të BE në Procesin e Berlinit kanë ndarë ide sesi të thellojnë bashkëpunimin BP- BE për adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë: terrorizmi, radikalizimi, sulmet kibernetike, krimi i organizuar, trafiku i armëve të zjarrit. Kryefjala mbetet rritja e bashkëpunimit ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit në BP duke përfshirë edhe shkëmbimin e informacionit, thekson njoftimi për shtyp i KE. Lidhja mes korrupsionit dhe sigurisë përbën një fokus tjetër të diskutimeve. Kryetarët e shteteve të BP përsëritën angazhimin e tyre për të luftuar korrupsionin, thekson KE në njoftimin për shtyp.

Lehtësim i bashkëpunimit politik

Bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e Fqinjësisë së Mirë janë në qendër të rrugëtimit të vendeve të BP drejt BE-së, gjë që përfshin edhe arritjen e pajtimit të qëndrueshëm dhe të sinqertë në rajon. Krerët e shteteve dhe ministrat e vendeve të BP do të shkëmbejnë pikëpamje për çështje të dyanshme dhe të trashëguara, si krimet e luftës dhe personat e humbur. BE-ja përkrah bashkëpunimin rinor në Ballkanin Perëndimor si çelësin e suksesit për të rritur lidhjet rajonale – në shumë projekte të BE. Për më tepër, Zyra Rajonale e Bashkëpunimit për Rininë (RYCO) pritet të paraqesë në Samit arritjet e saj më të fundit dhe Planin Strategjik 2019-2021 për nxitjen e pajtimit dhe bashkëpunimit midis të rinjve në rajon.

Samiti i Londrës është pjesë e procesit të Berlinit, nismë diplomatike e kancelares gjermane Merkel, e mbështetur nga disa shtete anëtare të BE – Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia, Sllovenia dhe Britania e Madhe – që synon të mbështesë përpjekjet drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. Samiti i Londrës u zhvillua pas publikimit nga Komisioni Evropian, në shkurt 2018 të strategjisë “Një perspektivë e besueshme e zgjerimit dhe angazhimit të shtuar të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor”, Samitit BP – BE në Sofje në qershor të këtij viti, Samitin të Këshiilit Europian , muajin e kaluar, më 28 qershor, ku Shqipëria dhe Maqedonia morrën një datë për hapjen e negociatave, në vitin e ardhshëm, 2019 nëse përfundojnë reformat dhe arrijnë rezultate të qëndrueshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit./DW

Tags: 1 miliardeBallkanin PerëndimorÇ’priteteurondodhërajon

TË LIDHURA

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren
Aktualitet

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime
Aktualitet

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
Next Post
Evropa do ‘shkatërrohet’, parashikimi i frikshëm i CIA-s: Ja fati i Shqipërisë

Evropa do ‘shkatërrohet’, parashikimi i frikshëm i CIA-s: Ja fati i Shqipërisë

Foto/Avionët dhe helikopterët “pushtojnë” qiellin në Londër!

Foto/Avionët dhe helikopterët “pushtojnë” qiellin në Londër!

Foto/Sot takimi i Trump me liderët e NATO-s, por të gjithë e braktisin

Foto/Sot takimi i Trump me liderët e NATO-s, por të gjithë e braktisin







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com