Të tjera detaje janë bërë të ditura lidhur me ngjarjen e 4 tetorit në ish-Bllok. E ndërsa po mbushen dy muaj hetime për masakrën e 4 tetorit 2018 në ish-bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Eljo Hato dhe Ervis Martinaj, kanë hyrë në një fazë tjetër.
https://tiranatoday.com/ceshtje-borxhi-dhe-i-dashri-i-elvana-gjates-sherr-me-burrin-e-suada-sherifit-foto/
Prokuroria e Tiranës mësohet të ketë identifikuar dhe një person tjetër, që mesa duket është strumbullari fillestar i këtij konflikti.
Sipas burimeve ai mësohet të jetë Eldi Dizdari, person ky që ka qenë i pari që është konfliktuar me Ervin Mata dhe kushëririn e Elvana Gjatës, Merviol Bilo.
Dizdari mësohet të jetë në kërkim policor pasi prokuroria e Tiranës e kërkon për të dhënë shpjegime. Ai është personi që ka pasur një konflikt të fortë me Ervin Matën në mbrëmjen e 4 tetorit. Ai ka bërë sherr me të dashurin e këngëtares para lokalit “Metropol” të Redi Popeskut. Sherri mes tyre ka ndodhur rreth gjysmë ore para se të ndodhte përplasja me armë brenda këtij lokali.
Sipas burimeve të prokurorisë Mata dhe Dizdari janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugë, pikërisht përpara lokalit “Metropol”. Dyshimet janë se Mata dhe Dizdari janë konfliktuar për çështjen e një borxhi financiar, borxh i cili nuk ishte shlyer nga Ervin Mata.
Kërkohet ndalimi i Elvanës
Ndërkaq, një ndër dëshmitarët që duhet të pyetet në këtë çështje penale është planifikuar të merret dhe rrëfimi i këngëtares Elvana Gjata.
Vendodhja e kësaj të fundit nuk është gjendur nga policia. Por prokuroria e Tiranës ka lëshuar një urdhër në të gjitha pikat kufitare. Nëse Elvana Gjata do paraqitet në pikat e kalimit kufitar, ajo do ndalohet dhe shoqërohet në polici. Këngetarja do japë dëshmi për ngjarjen e masakrës së 4 tetorit 2018 në ish-bllok.
Pas 30 ditë kërkime në adresat e deklaruara nga prindërit e Elvana Gjata, policia nuk ka arritur ta gjejë për t’i marrë dëshminë.
Për këtë çështje një burim nga prokuroria tha se Elvana Gjata nuk është person në hetim. Ajo është një dëshmitare si shumë persona të tjerë. Me mbarimin e afatit 30 ditor, policia ka vendosur një shënim në sistemin TIMS. Sipas saj kërkohet që në momentin e parë të paraqitjes në kufi të Elvana Gjatës ajo të ndalohet dhe të telefonohen prokurorët e çështjes, të cilën caktojnë një datë paraqitje për të dëshmuar.