Ish-udhëheqësi i Katalonjës, Carles Puigdemont, është ndaluar në Gjermani, shkruan BBC. Ai akuzohet nga Spanja për rebelim dhe mosbindje ndaj shtetit.
Ai u ndakua pas kalimit të kufirit nga Danimarka, rrugës për Belgjikë, shkroi në Twitter Jaume Alonso-Cuevillas. Ai kërkohet në Spanjë për trazirat e vitit të kaluar dhe një urdhër arresti evropian u riaktivizua kohët e fundit ndaj tij.
Ish kryeministri i shmanget arrestimit në Finlandë
Kryeministri finlandez, Mikko Karna, ka thënë se Puigdemont ka konfirmuar se ka arritur në Belgjikë.
Fletë-arresti nga Spanja për ndalimin e tij ishte kërkuar të premten, një ditë pasi Puigdemont ka arritur në Finlandë.
Në rast se kthehet në Spanjë, Puigdemont mund të dënohet me 25 vjet burgim për akuzat e rebelimit dhe organizimit të referendumit joligjor vitin e kaluar.
Puigdemont ishte nisur në ekzil të vetë-imponuar në Belgjikë, vitin e kaluar, pasi parlamenti i Katalonjës bëri një deklaratë simbolike të pavarësisë nga Spanja.
Aktualisht gjendja në Katalonjë është shumë e tensionuar pasi liderët e kësaj zone kanë braktisur planet për të emëruar një president të ri, pas arrestimit të kandidatit të fundit.
Të premten, gjyqtari i Gjykatës Supreme në Spanjë, Pablo Llarena ka kërkuar që 25 persona të gjykohen për rebelim dhe mosbindje ndaj shtetit.
Në mesin e tyre është edhe Puigdemont.