Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Ç’po ndodh me Shqipërinë?!/As BE nuk po i jep drejtim me refugjatët

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ç’po ndodh me Shqipërinë?!/As BE nuk po i jep drejtim me refugjatët

Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin ka deklaruar sot se BE nuk ka asnjë kusht që ka të bëjë me ngritjen e një kampi refugjatësh. Teksa inaguroi zyrën e BE-së në Malësi të Madhe, ajo përcolli një deklaratë e cila sot ka përçarë klasën politike shqiptare. Kjo deklaratë pason pas qëndrimit të Ramës, se në Samitin e BE të zhvilluar një ditë më parë, kanë marrë fund edhe aludimet për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri. Gjatë javës së shkuar, kryeministri është shprehur disa herë për këtë çështje, duke e cilësuar lajmin për ngritjen e kampeve të refugjatëve nga vendet e lindjes së mesme si të rremë.

Duket se liderët evopiane nuk kanë të njëjtën qasje. Është Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili pohoi se vendet e BE-së po punojnë për një plan për ngritjen e qendrave të pritjes për refugjatët jashtë BE-së.

Kurz pas takimit me Ministrin e Brendshëm gjerman Seehofer, dha pak detaje për këto përpjekje kur u pyet nga mediat.

“Austria po punon me një grup të vogël vendesh të BE-së, për planin e ngritjes së qendrave të pritjes për refugjatët jashtë BE-së. Planet janë tejet konfidenciale për të rritur propabilitetin e realizimit të tyre”.

I pyetur direkt nga gazetarët gjermanë se a është Shqipëria vendi ku do të ngrihet një kamp i tillë, kryeministri i Austrisë dha një përgjigje të shkurtër. “Do ta shohim”, ishte përgjigja e tij.

Një tjetër zyrtar i lartë austriak ka deklaruar në një intervistë për “DW”, se nëse Shqipëria ngre kampet për refugjatët do na ndihmojnë ata.

DW: Shqipëria përmendet si një nga këto vende. A mundet ky vend ta përballojë një barrë të tillë?

Gerald Tatzgern: “Nuk mund t’i përgjigjem kësaj nga këndvështrimi i policisë dhe kriminalistikës, sepse ky është proces politik. Por mund të them nga këndvështrimi i policisë, se nëse do të ngrihen këto qendra, pavarësisht se ku, atëherë ne duhet t’i mbështesim shumë policitë e këtyre vendeve, me qëllim që të mos hapen fusha të reja kriminaliteti, ku vajzat e gratë të shfrytëzohen apo ku trafikantët të zbulojnë fusha të reja veprimi.

DW: A ka plane për këtë?

Gerald Tatzgern: “Ne kemi aktualisht një plan që nga sektori ynë të dërgohen nëpunës (Zyra Federale e Austrisë për Kriminalistikën shën. red.) në Shqipëri. Ne do të zhvillojmë aksione të përbashkëta në kufirin greko-shqiptar, do të shohim për mundësitë e mbështetjes me asistencë teknike, këtë do ta komunikojmë më tej në Bashkimin Europian që kolegët tanë të policisë në Ballkan t’i forcojmë si duhet. Mbështetja jonë do të jetë edhe me personel”.

Donald Tusk: Shqipëria, një nga vendet në diskutim

“Politico. eu” citon deklaratën e Presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili propozon që krerët e BE-së të krijojnë “platforma rajonale të zbarkimit” jashtë Bashkimit Evropian. Propozimi është një përpjekje për të thyer krizën akute politike mbi migracionin dhe azilin, çështje shume shqetësuese e liderëve te BE që nga viti 2015, që madje ditet e fundit kërcënoi deri të rrëzonte qeverinë gjermane për shkak të përplasjes brenda koalicionit qeverisës.

“Mes vendeve të mundshme partnere janë Tunizia dhe Shqipëria, por zyrtarët thonë se është shumë shpejt që të spekulohet për këtë”, thuhet në artikull.

TIRANA TODAY

Tags: beRefugjatët

TË LIDHURA

Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK
Aktualitet

Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK

12:48 | 13/02/2026
“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës
Aktualitet

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës

12:02 | 13/02/2026
“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa
Aktualitet

Rama në krah me Dashnor Sulën: As mua s’më ka kursyer ku, ta shohim tani se si do ta bëjë punën …

11:40 | 13/02/2026
Next Post
Plagoset me armë gjahu një person

Plagoset me armë gjahu një person

Rrëzohet aksidentalisht, gjen vdekjen një person në Tiranë

Rrëzohet aksidentalisht, gjen vdekjen një person në Tiranë

“Nuk harron dhe nuk fal’, ish-zyrtari i policisë gjermane flet për mafien shqiptare

“Nuk harron dhe nuk fal’, ish-zyrtari i policisë gjermane flet për mafien shqiptare







JU REKOMANDOJMË

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026
Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

Qeveria miraton indeksimin e pagave/ Ja kategoritë që përfitojnë

16:55 | 06/02/2026
Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026




TË FUNDIT

Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK
Aktualitet

Kallëzimet për zgjedhjet e 11 majit 2025, Aulon Kalaja në SPAK

by mirseda
12:48 | 13/02/2026
0

Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja është paraqitur në SPAK. Mësohet se Kalaja do të japë shpjegime...

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës

“Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë”, Sula-Ramës

12:02 | 13/02/2026
“Qendra e re e Drejtësisë, financimi më i madh për administratën në Shqipëri” Rama: Sistemi  mbrapa

Rama në krah me Dashnor Sulën: As mua s’më ka kursyer ku, ta shohim tani se si do ta bëjë punën …

11:40 | 13/02/2026
Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS.

Mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore, PD ulet sërish në tryezë me PS.

11:18 | 13/02/2026
Objektivat për vitin 2026/ Rama mbledh ministrat në Kryeministri, çfarë pritet të diskutohet

Objektivat për vitin 2026/ Rama mbledh ministrat në Kryeministri, çfarë pritet të diskutohet

11:15 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com